VIDEO/ Zonë e Lirë - “Të Gjithë Me Huqe” në Teatrin Kame, një homazh për Roland Trebickën

22 Prill 2016, 22:34Sociale TEMA

“Të Gjithë Me Huqe” do të jetë shfaqja më e re në Teatrin Kame në fshatin Ibë, një homazh për Roland Trebickën, dhe do të shfaqet çdo të premte dhe të shtunë gjatë sezonit veror. Sipas vetë regjisorit të shfaqjes, Gëzim Kame eventi starton më 6 Maj të këtij viti.

 

Në Teatrin Kame, shfaqje homazh për Roland Trebickën: Është e vështirë që një aktor mos luajë në shfaqje

 

“Të Gjithë Me Huqe” pritet të jepet gjatë gjithë verës nëse do ketë shikueshmëri, edhe pse kjo për aktoren Rajmonda Bulku duket si e vështirë pasi në vendin tonë shfaqjet vdesin shpejt.

 

Rajmonda Bulku: Të gjithë e dimë që në Shqipëri shfaqet vdesin

 

Përveç Rajmonda Bulkut, pjesë e trupës që do të performojë në Ibë është edhe aktori Viktor Zhusti.

 

Viktor Zhusti: Të largohem nga skena… vetëm kur mos të mbaj më mend tekstin!

Sipas Zhustit qëllimi është t’i bëhet një homazh mikut, kolegut, komedianit të klasit të parë Trebicka. Në këtë homazh, shtoi Zhusti, ka shumë dashuri dhe shumë humanizëm nga teatri dhe ky i fundit është mirë që artistët e nivelit të Trebickës t’i mbajë gjithmonë afër duke i përkujtuar.

Viktor Zhusti: Artistët duhen kujtuar dhe mbajtur afër gjithmonë

1 komente në “VIDEO/ Zonë e Lirë – “Të Gjithë Me Huqe” në Teatrin Kame, një homazh për Roland Trebickën”

  1. gjergj kastrioti says:

    DUHEN FILAMA O SHFAQE SHQIPTARE DHE JO —-NDAL FILMAVE INDIAN DHE ARAB—TURQ —-QE S’KANE ASGJE TE PERBASHKET ME GJUHEN DHE KULTUREN TONE —ILIRE-SHQIPATE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje