Sot është Dita e Tokës.
E ‘sajuar’ për të dhënë alarmin për shkatërrimin e shtëpisë sonë të përbashkët.
Si kudo, edhe në Shqipëri nuk mjafon një ditë, por do të duhej që cdo ditë të ishte Dita e Tokës.
Sot shpërndahen poshtë e lart fletëpalosje me imazhe kompjuteri që tregojnë nje pemë të mbjellë, një lule që cel, apo gjëra të tilla.
Sot padyshim që edhe zyrtarët shfaqen nëpër ekrane duke mbjellë ndonjë pemë.
Ndërsa unë dua t’ju përplas të gjithëve mu në surrat këtë fotografi.
Nuk është larg.
Eshtë lumi që i kalon mu në brinjë kryeqytetit tonë dhe mban emrin Tirana.
Një lumë që sot ka më shumë mbeturina sesa ujë.
Ja si e kemi bërë!
Dhe kështu kemi shkatërruar, ndotur e qelbur cdo lumë e përrua në vendin tonë.
Dua t’ua përplas këtë foto në fytyrë cdo politikani, cdo ministri, cdo deputeti, atyre që janë, kanë qenë në qeveri, e që do të vijnë.
Dua t’ia përplas cdo fshatari e qytetari, cdo të pasuri e të varfri, cdo burri e gruaje, të rinu e të reje, plaku e fëmije.
Sepse të gjithë ne e kemi bërë këtë, duke hedhur mbeturinat ku dhe si të mundemi, ku dhe si të duam.
Nga ai njeriu një hedh një bidon, deri tek bashkia që shkarkon me kamion.
Të ulërasësh është pak!
Kjo nuk është dita e shfaqes, sot është ditë zie për tokën tonë.
sa te trash qe jan shqiptaret
hedhin qeset me plena ke lumi se kujtojn se “i merr lumi”!
dhe te poshter ama.
s ka komb ne bot qe e bo kte.
Per punonjesit e redaksise. Kam kerkuar disa here te hiqni adresen e e-mailit tim: [email protected], nga lista e dergimit te postimeve te bera ne gazeten tuaj. Une jam lexuesi I rregullt I juaji, por nuk kam kohe te heq nga adresa e e-mailit te gjith postimet qe ju beni. Ju lutem ta aplikoni kete kerkese timen, sepse eshte e disata here qe ju shkruaj.
Tritan; po nuk i deshe mesazhet, mund tè hyni tek linku i mesazhit gazeta tema, bèj klik ne tè gjithè mesazhet qè tè vinè nga kjo gazetè dhe nè fund bèj aplika qè mos tè vine mo mesazhe.
Antishqiptarizmi paska triumfuar! Shahen gjithe shqiptaret dhe u imponohet çdo Shqiptari te shaje shqiptaret, shpesh duke utur edhe veten “Te tillç jemi ne shqiptaret”. Ky qendrimeshte gjitheansisht I gabuar, eshte genjeshter e plote. Poshtersine ne bote nuk e mbollen Shqiptaret, por bota e futi poshtersine tek elemente te dobet midis shqiptareve dhe bota me menyrat e fshehta ngre ne “maje te thanes’ elementet e dobet qe shfaqen midis shqiptreve te pakorruptueshem, nese kane prone ose pune. Kur shteti ju mere pronen dhe s’u gjene punen, I qeelbur eshte shteti qe kerkon qe poshtersine e vete t’ia hedh popullit, duke ndihmuar propaganden antishqiptare.
jo mor jo!
shtetin e poshter e bejn njerzit e poshter,te cilet e votojn
dhe ne shtet te poshter ata poshtnojn
njera dor lan tjetren,te dyja njera tjetren.
I keqi,ben shtet t keq,I cili e mban t keqin.
Nje Shtet te plote Shqiptar ne Ballkan askush nuk e ka dashur, gjate gjithe historise. Edhe sot nuk e duan. Por personeli qe drejton shtetin duhet te jete I lidhur dhe jo I shkeputur me popullin, shteti I shkeputuur e varferon populin, I krijon nje mjediis te neveritshem te atille siç e percakton proverbi I tij I sterlashte; “Fukarallëk – maskarallëk => “Varfëri – poshtërsi”.