Selanik/ Tahiri e Bushati, takim me emigrantët per projektin e regjistrimit

22 Prill 2016, 19:04Sociale TEMA
Selanik/ Tahiri e Bushati, takim me emigrantët per projektin e regjistrimit

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, si edhe deputetet e Komisionit te Sigurise Piro Lutaj, Xhemal Qefalia dhe Arben Çuko zhvilluan nje takim me komunitetin e emigranteve te zones se Selanikut dhe 13 qyteteve perreth.

Bashkebisedimi me shoqatat e emigrantëve kishte ne thelb trajtimin e problematikave qe lidhen me shqiptarët qe jetojne jashte vendit.

Perfaqesuesit e qeverise dhe te parlamentit shqiptar diskutuan gjithashtu projektin per regjistrimin e shqiptarëve kudo ata ndodhen apo jetojne.

Ministri Tahiri theksoi domosdoshmërine per bashkepunimin e çdokujt qe jeton jashte per vetedeklarimin e adreses ku banon, per te çuar para projektin e regjistrimit të emigrantëve.

“Ky eshte nje borxh historik qe u kthejmë emigrantëve qe kane kontribuuar aq shumë per shtetin tone, duke u dhene sherbime aty ku ndodhen e jetojne”, tha ministri Tahiri.

“Mendoni sa fushata jane bere ne emrin tuaj? Kjo eshte qeveria e pare qe hedh nje hap, pas 25 vitesh per emigrantët”, tha Tahiri.

Ministri komentoi gjithashtu edhe zhvillimet politike te dites.

Sipas tij, ka nje pikepyetje te madhe, se kur do te behet reforma ne drejtesi.

“Per ne si qeveri, reforma duhet bere qe neser – tha ai, në emer te nje shoqerie me te drejte”.

“Kur mendon se ka ende politikane, qe pushken e shesin per alternative, atehere ky është problem. Jam i bindur se Shqiperia qe ne duam eshte tjeter gje. Kjo kerkon sakrifica dhe kohe, por jam i bindur se jemi ne rrugen e duhur “, theksoi ministri i Brendshem, gjate bashkebisedimit me emigrantët ne Selanik.

3 komente në “Selanik/ Tahiri e Bushati, takim me emigrantët per projektin e regjistrimit”

  1. tfgs1 says:

    popopo,kaq shume skoupidia tourk’alvanoi qe hane buken ne token greke por bejne duane e turkut…………..!!

    1. Albani says:

      tfgs 1
      megjithese nuk kam fare simpati per ty si pjelle ciftit mihaloljako-kasidhjari,dhe anti-Shqipetar pa argumente dhe jashte cdo llogjike.
      Shqipetaret e cliruan Greqine nga Turqit
      Nga krahu i armatosur nder cdo 10 luftetare 9 ishin Shqipetare.
      Nuk e bene per racen e bukur Greke,por e bene per shtepite,trojet,te ardhmen e pasurise se munguar dhe femijeve te tyre.
      Luftuan me shume se Greket se kishin zemer dhe gjak te lashte pellazgu,iliri dhe Shqipetari,ndjenjen e lirise.
      UNE TE SIGUROJ 100%,qe keto qe ti sot i cileson mbeturina qe mbajne anen e turkut,jane po ata Shqipetare me po ate lashtesi dhe po ate gjak qe ne vendin ku jane inkuadruar dhe kane hedhur rrenje me shtepi dhe prona,femije dhe niper do te luftojne per kete vend,do te luftojne per Greqine,per te ardhmen e shtepive,pasurive,femijeve,niperve te tyre.
      Mbase nuk e duan shume Greqine,sepse mbase dhe Greqia sillet si njerrke ndaj tyre,por do ta perkrahin njerrken sepse aty kane lidhur te ardhmen e brezave qe pasojne.
      Pra njeriu punon dhe lufton per familjen dhe shtepine e tij dhe shtepia e ketyre mbeturinave eshte sot GREQIA,dhe do te luftojne per greqine ashtu si arvanitasit sepse ne radhe te pare do te luftojne per pronat,shtepite dhe per ata femije ,niper dhe mbesa te tyre qe kane lindur ne kete toke dhe nuk njohin atdhe tjeter.
      1 milion Shqipetare sot,do te jene 1 milion ushtare pas vitesh te lindur dhe te rritur ne kete toke,.Do te jene ata qe do ta ndalojne prape Turkun.

  2. e verteta says:

    hahahhaa, Shullazi ishte aty…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje