Ngjarja e paraqitur në video ka ndodhur në shkurt të 2016-ës, por së fundmi është publikuar në Youtube duke shkaktuar mjaft debate.
Në të shfaqet një person brenda një supermarketi të rrjetit 7-Eleven.
Pasi ka blerë diçka, në dalje ai sulmohet nga një person i panjohur, i cili e ka goditur duke e lënë pa ndjenja në tokë.
Gjashtë sekonda më pas, viktima grabitet, ndërsa vazhdon të jetë pa ndjenja dhe pas dy minutash, një taksi i kalon përsipër.
Viktima quhet Marques Gaines dhe ka vdekur për shkak të plagëve katër orë më pas. Por, ajo që ka shkaktuar debat është se përse ai nuk u ndihmua nga askush, ndërsa u la pa ndjenjë në mes të një rruge ku ende kishte njerëz.