Bushati dhe Tahiri, takim me komunitetin shqiptar në Greqi

23 Prill 2016, 09:16Sociale TEMA

Në kuadër të vizitës në Selanik, ministrat Ditmir Bushati dhe Saimir Tahiri zhvilluan një takim me komunitetin shqiptar që jeton në Greqinë e Veriut. Ministri i Jashtëm dhe ai i Brendshëm vlerësuan rolin e pazëvendësueshëm të komunitetit shqiptar në Greqi, si një urë solide në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe çmuan kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë gjatë këtyre 25 viteve.

Ministrat Bushati dhe Tahiri i njohën të pranishmit me ligjin “Për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”. Kjo nismë do të krijojë mundësinë për të pasur të dhëna konkrete dhe të besueshme për të gjithë shqiptarët me banim jashtë vendit, mbi shtrirjen e tyre gjeografike dhe strukturën demografike, me qëllim përmirësimin e shërbimeve që do u ofrohen.

Në këtë kontekst, Ministri Bushati paraqiti prioritetet e reformës së shërbimeve konsullore, duke vënë theksin në rishikimin tërësor të politikave tarifore për shërbimet që ofrohen në sportelet konsullore, i cili ka rezultuar në uljen e dukshme të kostove për shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit. Krahas rritjes së aksesit të publikut për informacion, kjo reformë synon gjithashtu zgjerimin e gamës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve konsullore.

Iniciativa për dhënien e certifikatave pranë sporteleve tona konsullore që aplikohet në Itali është vetëm fillimi i një përpjekjeje që do të pasohet nga projekti i “Konsullatës Digjitale”, i cili synon që një pjesë e mirë e shërbimeve konsullore të ofrohen brenda një platforme online, duke modernizuar kësisoj shërbimin, duke rritur transparencën, aksesin ndaj informacionit dhe duke shkurtuar procedurat.

Ministri Bushati shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për të punuar së bashku me palën greke që të njëjtin shërbim për lëshimin e certifikatave të lindjes, familjare, të martesës dhe të vdekjes për shtetasit shqiptarë që ofrohet në Konsullatat tona në Itali, të ofrohet edhe në Greqi./TCH

3 komente në “Bushati dhe Tahiri, takim me komunitetin shqiptar në Greqi”

  1. Fottaq says:

    Po c’lesh komumiteti alvanos ka ne Greqi se po na cudisni te gjithe sa ishin iken

  2. Albani says:

    IK O DITMIR DHE MOS NA CAJ TRAPIN,TI BASHKE ME TAHIRIN.
    MOS SHKELNI NE GREQI MOR LEGENA,JU NUK KENI RREGULLUAR HALLET E ATYRE NE SHQIPERI DO TE RREGULLONI TONAT NE GREQI.
    ME SHUME NA E QAN HALLIN GREKU SE JU PORDHACET QE FRYHENI TE MBUSHNI KOSTUMIN.
    o DITMIR MOS NA CAJ TRAPIN,SE SHERBIMET TUAJA NUK JANE PER NE POR PER TE MBUSHUR XHEPIN TUAJ.
    NA BOSHATISET XHEPAT ME SHERBIMET TUAJA KONSULLORE,ME ME LEVERDI EKONOMIKE ESHTE TA MARRESH AUTOBUSIN VAJTJE ARDHJE DHE TA NXJERRESH PASHAPORTEN NE SHQIPERI SE SA NE KONSULLATE.
    APO KENI ARDHUR PER TE GLENDISUR NE NDONJE TAVERNE GREKE ASHTU SI LIDERI JUAJ SHPIRTEROR NANO.
    IK E NA LER NE HALLET TONA NE SHTETET KU PO JETOJME DHE PO MBAJME BARQET TONA DHE TE JUAJAT ME BUKE.
    DHE KUR TE VIJME NDONJEHERE ANDEJ NGA SHQIPERIA MOS U TALLNI QE PO VIJNE GREKET,DHE O BURRA CMIMET TE DYFISHOHEN,O BURRA POLICIA NE AKSION TI GJOBISIM.
    ME MIRE KOMUNIKOJME ME INSTITUCIONET DHE PERFAQESUESIT GREKE,SE SA ME INSTITUCIONET SHQIPETARE DHE JU QE FRYHENI PER TE MBUSHUR KOSTUMET SIKUR KENI KAPUR QIELLIN.(per nje dokument do te rrish ne radhe me ore tek dritaret dhe jo sportelet e zyrave shqipetare)

  3. Rozafa @ yahoo.com says:

    OR -shoq Ne zyrat e M B dhe M J ne Shqipeni,mos me fol per jashte, mos te shkjofte e mira ! JO sherbim me mar, por me te dal perball budalli ma i madh qi ke takue ne jet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje