Veliaj: Bashkëpunim me Gjermaninë për Policinë Bashkiake dhe Emergjencat Civile

24 Prill 2016, 17:16Sociale TEMA

Modeli dhe përvoja bavareze në administrimin e punëve të qyteteve do ti shërbejë edhe Bashkisë së Tiranës në reformimin dhe modernizimin e disa shërbimeve, siç janë Policia Bashkiake apo shërbimet e tjera të emergjencave.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga një grup drejtuesish të tjerë bashkiak, zhvilluan një vizitë dy ditore në Gjermani ku vizituan disa qytete të Rajonit të Bavarisë për të biseduar me kolegët gjermanë por edhe për të parë nga afër mënyrën e funksionimit të shërbimeve të emergjencave civile, siç janë zjarrfikëset, ambulancat, si dhe Policia Bashkiake. Në disa postime të tijat në twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se në bisedimet me zyrtarët gjerman është rënë dakord për të bashkëpunuar në menaxhimin e trafikut dhe territorit të Tiranë.

“Bashkëpunim me Gjermaninë për policinë bashkiake e menaxhimin e trafikut. Shumë i vendosur për modernizim në Tiranë”, shkroi Veliaj në twitter duke iu referuar pikërisht rezultateve të takimeve në Rajonin e Bavarisë. Gjithashtu ai thekson se një qytet i mirë është ai që është i përgatitur për çdo situatë, ndaj bënë të ditur se “Do fuqizojmë me kolegët gjermanë dhe emergjencat civile”.

Gjithashtu gjatë vizitës së tij në Gjermani, Veliaj zhvilloi një takim me ministrin e Financave të Landit të Bavarisë, Markus Soeder, si dhe me kolegun e tij të Nurembergut, Ulrich Maly. “Një ditë e shpejtë në Nuremberg me kolegun Ulrich Maly, bashkëpunim me më të mirët e Bavarisë për Tiranën moderne”, shkroi Veliaj në një tjetër postim.

1 komente në “Veliaj: Bashkëpunim me Gjermaninë për Policinë Bashkiake dhe Emergjencat Civile”

  1. Flamur says:

    More jane ne vete keta, nisen grup per shetitje ne Gjermani demek per te pare si funkisonojne zjarrfiksit. E para zjarrfikesit tane nuk kane problem organizimin se qe ne kohen e xhaxhit kane qene te organizuar ashtu si duhet. problemi i tyre jane mjetet e vjetra dhe rruget e ngushta dhe pallatet e ngritura pa infrastrukture kundra zjarrit …peshqesh per Tiranen nga shumlartesia e tij kryetari i PS. Po dhe nese duhet te organizohe sipas modelit gjerman …pse duhet te shkoni grup drejtuesish te bashkise kur mjaftojen 2 specialiste per ti pare e per te marre ide. Dhe pse duhet shkuar ne disa qytete kur gjermanet i ken stacionet e zjarrfikseve njesoj ne cdo qytet. Po harrova, duhet gjetur arsyeja per te shetitur me parate e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje