Zululand/ Ben Andoni: Shqiptarët dembelë të mëdhenj, në vend të bëjnë punë merren me llafe

25 Prill 2016, 19:59Sociale TEMA

“Në fillim habitesha pastaj fillova ta kërkoja të çuditshmen dhe më vonë nuk mund ta jetoja reportazhin pa paradoksin.  E si mund të ndodhte ndryshe, kur një blektor në kufirin mes Oroshit dhe Kunorës së Lurës, do të më përgjigjej me koncepte të matematikës së lartë; apo një bari i vogël në Malësinë e Ersekës do të më fliste me një shqipe të kulluar standard; apo kur një ish- SS Kosovar, i divizionit “Skanderbeg” do më fliste për Hitlerin që e kishte parë nga fare afër bash si ti muhe dhe që kishin ndarë muhabete edhe me Himlerin!!! Kur histori të tilla tejkaluan përfytyrimin e thjeshta e kuptova se ishte gati e pamundur të shihje aq kundërshti të natyrës njerëzore sa hasje në karakterin e sterotipit të shqiptarit.” Kjo është Shqipëria e shqiptarëve sipas Ben Andonit.

I ftuar në Zululand të gazetarit Mustafa Nano, Andoni tha se 250 reportazhet nuk kanë një renditje kronologjike por një logjikë kronologjike.

Kur u pyet nga Nano për të bërë një porteret shqiptari, për Andonin ishte shumë e lehtë.  “Karakteristikat ndryshojnë shumë kjo tregon që është një popullsi shumë e ngërthyer e përzier, indentifikimi bazik me shqiptarët do them është njëri dembel që merret shumë me fjalë, shumë gjaknxehtë, tepër spontanë që përshtaten shumë kollajë, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme dhe të prishin gjëra të jashtëzakonshme”

Ky libër vjen pas konsultimeve të Andonit më shumë libra të antropologëve sidomos të udhëtarëve të huaj, por edhe studiuesve shqiptarë. Nëse sot ka diçka për çfarë i vjen keq Andonit është mungesa e studiuesve të kapaciteteve të Zija Shkodrës.

4 komente në “Zululand/ Ben Andoni: Shqiptarët dembelë të mëdhenj, në vend të bëjnë punë merren me llafe”

  1. lexuesi says:

    lexova ato “dy letrat e lasgush poradecit per is kadaren”!
    sa decedent qe paskan qen kta shqiptart,dhe sa shum “pun demokratike” qe paskan bo kta shkrimtaret e cquare!
    pun antikomuniste mo…

  2. Niku says:

    Cfar qenka ky bilbil keshtu. Te jesh dembel do te thote smund te besh asgje. Je dembel. Por ky koke tuli nuk e kuptoka fjalen dembel me duket. Ketej i quan shqiptaret dembel. Pastaj thote jane gjaknxehte. I pershtaten jetes kudo qe jane. Dhe me e forta bejne dhe gjera te jashtezakonshme. Un kurr nuk kam degjuar qe edhe dembel edhe te besh gjera te jashtezakonshme . Vetem ky koke tuli e thote kete. Shqiptari ka drejtuar perandori. Ka krijuar shtete. Ka ndertuar mrekullira. Po nderton edhe sot boten dhe ti bejne nje dembel te gjitha keto vetem kete koke tulin kam nigjue.

  3. A says:

    Me brockullat e BEN ANDONIT nuk ja vlen te merresh dhe te harxhosh kohen.

  4. Prralli zeqos says:

    Zoterinj! Lexojeni nje here Ben Andonin dhe pastaj nxitohuni te jepni prshtypje. Sa dembele jeni mor ditezinj! Lexoni para se te flisni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje