Në tokën e shqipeve, në rrezik zhdukje shqiponjat!

25 Prill 2016, 19:10Sociale TEMA

Shqipëria ka një listë të posaçme të shpendëve më të rrezikuar dhe për të cilët do të kërkohet mbrojtje e veçantë.

Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve ka hartuar një listë, e cila është botuar këtë të hënë në faqen e Fletores Zyrtare.

Vendimi ka hyrë në fuqi sot. Kujtojmë se Ministria e Mjedisit ka zgjatur moratoriumin për mbrojtjen e shpendëve, shumë prej të cilëve ishin drejt zhdukjes në vendin tonë.

Janë rreth 170 lloje shpendësh, të cilët do të kenë mbrojtje të veçantë.

Zakonisht është folur në përgjithësi për moratoriumin e gjymtisë, por së fundi kemi një listë konkrete me shpendët e rrezikuar dhe që mbrohen posaçërisht.

Pas pelikanit kaçurrel, në listë janë përfshirë edhe një sërë shpendësh, përfshirë Shqiponjat peshkngrënëse, Shqiponja e detit, Shqiponja gjarpërngrënëse, Shqiponja perandorake.

4 komente në “Në tokën e shqipeve, në rrezik zhdukje shqiponjat!”

  1. albti says:

    Ne dalim ne facebook duke u krenuar qe po i vrasim. Dhe me e keqja asnje si denon keta kriminele.

  2. besniku says:

    Nuk e kuptoj si mund ta quani ende Shqiperine “Vendi i shqipeve”! Jo vend i shqipeve,por as i laraskave nuk mund te quhet. Si mund te quhet Vend i shqipeve kur ende ne krye te vendit (president, kryeprokuror, kryetar i gjykates se apelit, te gjykates se larte, shef i shikut, e shef i cdo institucioni tjeter), eshte Sali Berisha, kryekrimineli, kryehajduti, vrasesi dhe shkaterrues i gjithckaje te mire ne Shqiperi!?

    Percaresi me i madh i popullit shqi[ptar, zhdukesi dhe shkaterruesi i cdo trashegimie kulturore kombetare dhe se fundi provokator dhe luftenxites, ashtu sic e tregoi veten ne vitin 1997 dhe 1998. Dhe ju thoni “Vend i shqipeve!”, jovetem ne kuptimin simbolik, por edhe ne ate praktik, ku ka mbetur shqipe, apo shpend ne territorin e Shqiperise, ne Vendin e shqipeve, pervecse disa laraskave, qe me shume ngjajne me Josefina Topallin dhe Grida Dumen, sesa me veten e tyre.

  3. Brahoo says:

    Nuk jane ne rrezik shqiponjat.Shikoni te kujdeseni per harabelat se shqiponja nuk ka me.

    Nuk fluturon asgje me siper…,pa konçesion.

  4. albani says:

    Mbrojtja e ketyre shpendeve nepermjet ndaleses se gjuetise per kete kategori nuk mund te behet me dy rreshta ne fletoren zyrtare,por me kontrolle ne terren dhe masa te rrepta ndaj kundravajtesve te cilet u bejne spektakel rosave dhe pelikaneve,drereve(po pati ngelur ndonje)dhe Shqiponjave(per te dekoruar,””zbukuruar””muret e shtepive te qenjeve te tyre te felliqura).
    TE NDALOHET ME NJE LIGJ TE DYTE DHE GJUETIA E NJERIUT NDAJ NJERIUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje