Partizani ka marrë një fitore “in-extremis” në sfidën kundër Kukësit në transfertë, e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore.
Një sukses mjaft I rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga tekniku, Andrea Agostineli, për vazhdimin drejt titullit kampion.
I përhershmi Xhevahir Sukaj ishte shpëtimtari për 15-herë kampionët e vëndit, që realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit në minutën e 92-të, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundështar Enea Koliqi.
Një ndeshje mjaft e luftuar në “Zeqir Ymeri” ku nuk munguan rastet e artë për shënim nga të dyja ekipet si dhe kartonat e kuq, ku për Partizanin u ndëshkua portiere Alban Hoxha duke shkaktuar një penallti që nuk u shënua nga sulmuesi I Kukësit Yzeir Emini, ndërsa për veriorët me të kuq u ndëshkaur Lavdrovic.
Megjithatë të kuqtë morën atë që kërkon nga kjo transfetë tre pikët që e mbajnë ende në garë në rrugën drejt titullit kampion./f.b
Më poshtë përditësim video, minutë pas minute, nga ndeshja.
Momentet pak para nisjes së sfidës
Minuta 4’ – Partizani shumë pranë golit, goditja e Bathës ndalet në shtyllë
Minuta 10’ – Ndëshkohet me karton të verdhë mesfushori i Partizanit, Felipe Gomes
Minuta 21 – Partizani sërish shumë pranë golit me Krasniqin, por godtitja e tij pritet mrekullisht nga portieri Koliqi
Minuta 25’ – Rast i shkëlqyer për Kukësin që rrezikon portën e Partizanit me anë të mesfushorit Ansi Nika
Minuta 27’ – Partizani rrezikon sërsh me Xhevahir Sukaj i cili në momentin e goditjes nuk kordinohet në mënyrën e duhur
Sërish Sukaj për Partizanin që godet nga distanca por jashtë kuadratit
Minuta 38’ – Rast i artë për veriorët me Kariokën që i vetëm përballë portierit godet jashtë
Minuta 43’ – 11- metrësh për ekipin e Kukësit, portieri Alban Hoxha ndëshkohet me karton të kuq
Minuta 45’ – Pret portieri Dashamir Xhika penalltinë e goditur nga Emini, vazhdon rezultati 0-0
Përfundon pjesa e parë me rezultatin 0-0, me Partizanin që është me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të portierit Hoxha
Minuta 46’ – Partizani e nis rrezikshëm pjesën e dytë duke iu afruar golit me anë të një godije dënimi që pritet nga portieri Koliqi
Minuta 50’ – Ndëshkohet me karton të verdhë lojtari i Kukësit, Lapidar Lavdrovci
Minuta 52’ – Kukësi ia afrohet shumë pranë golit me anë të Malotës që pritet mrekullisht nga portieri Xhika
Minuta 57’ – Dashamir Xhika bëhët sërish protagonist me pritjen e tij duke shpëtuar Partizanin nga pësimi i golit
Minuta 65’ – Rast i shkëlqyer për Partizanin me Sukaj që godet rrezikshëm por jashtë kuadratit
Minuta 83’ Vazhdon rezultati 0-0 ku ritmi i lojës ka rënë së tepërmi
Minuta 85’ – Ndëshkohet me karton të kuq futbollisti i kukësit Lavdrovci
Minuta 87’, Kukësi humbet një rast të artë për të kaluar në avantazh me anë të sulmuesit Emini
Minuta 92’ – Gol! Shënon Partizani me anë të sulmuesit Xhevahir Sukaj që shënon një super gol nga goditja e dënimit. 0-1 për Partizanin
Minuta 95’ – Përfundon sfida Kukësi-Partizani me rezultatin 0-1 me autor të golit Xhevahir Sukaj. Një fitore e rëndësishme për Partizanin që e mban në garë në luftën për titullin kampion.