Aty ishte dikur një pyll me pisha. Pylli i Sodës. Mushkëria e qytetit, rrjeta e mushkonjave, krenaria e Vlorës. Vlonjatët e kishin vendin e preferuar të plazhit. Nëse hyje në atë pyll, nuk të dilej më. Nuk mbaronin zogjtë, boçat e pishës dhe ajri kishte aromë, ngjyrë dhe melodi.
Kush ka shkuar fëmijë në atë pyll, nuk ka sesi të harrojë bukën me djathë dhe domate, pasi dilte nga deti dhe gjumin në batanijen e shtruar mbi halat e pishës.
Pastaj kthimi në shtëpi, ndërsa pak më tutje ishin fatlumët, ata që nuk ktheheshin në shtëpi, ata që hynin në det, kur binte boria dhe loznin në kum gjithë ditën, sepse ishin mysafirët e Kampit të Pionierëve, aty ku vinin fëmijë nga e gjithë Shqipëria.
Pak më para, ishin kabinat e pushimit. Ballkonet e atyre ndërtesave me tri kate, ku përziheshin aromat e tavës së kosit, me specat e mbushur dhe çuçurimat e pasditeve në rërë, kur dilje nga deti me tri brigje, janë parajsa e humbur e plazhit të vjetër të Vlorës.
Tani, kur shkon aty, të merr e qara.
Kampi është kthyer në një nevojtore gjigante. I shkatërruar, i mjerë. Kabinat e tri muajve të verës, janë shndërruar në banesa të përhershme për të pastrehët. Aty banojnë ata, kafshët e tyre dhe mjerimi.
Rëra megjithatë, është njësoj, edhe pse e shkelin dhe vrasin gjithë autoshkollat që banojnë plazhin, sërish rëra ka të njëjtën prekje. Ajo të kthen pas në kohë, kur heq këpucët dhe të përplas në realitet, kur hap sytë. Sa nuk bën dot pa pyetur më zë të lartë:
Po mirë që e prishën, po me çfarë e zëvendësuan?
E dini ç’gjen me shumicë në atë zone? Pallate në rërë. Pallate me 800 euro metri katror. Pallate me pronarë të panjohur. Që kanë ndërtuar dhe ikur. Tani apartamentet i shesin, të zotët e tokës, ata që kanë shtruar pllakat e pallatit, ata që kanë vënë duraluminin, ata që kanë lyer etj., zanatçinj, që janë paguar me klering, duke marrë ca hyrje në këmbim. Me siguri edhe në hipotekë e bashki do kenë marrë hyrje me klering, se nuk ka mundësi të lejosh e të legalizosh aq shumë pallate në rërë, të shëmtuara dhe të pashitura.
Gjëma që i kanë bërë kësaj zone është e padukshme dhe e pallogaritshme. Sepse të gjithë në Vlorë, merren me Lungomaren, që në fakt po bëhet e do të mbarojë.
Ndërsa këtej, në një rrugë pa rrugë, duket sikur kanë vënë traun që ndan qytetin që po lind, nga qyteti që po vdes.
Këtej nga plazhi i Vlorës së vjetër, nuk shkon kush të prekë dëmin, që është më i madh sesa mund të tregohet.
Dikur fëmijët ngrinin kështjella në rërën e plazhit të vjetër dhe qanin, kur vinte deti dhe ua merrte kalanë.
Këta tani, ndërtojnë pallate në rërë dhe i shesin, para se t’i marrë deti. Dhe as qajnë, as ndëshkohen. Vetëm shumohen, ndërsa vrasin përditë, pafajësinë e plazhit të vjetër./ Driater.net
KEMI MESUAR ME PABESINE 25 VJECARE TE KETYRE QEVERIVE QE KANE ARDHUR DHE IKUR VETEM DUKE MASHTRUAR PLACKITUR DHE VJEDHUR ME PLOT BABEZITJE. ESHTE NE STILIN E POLITIKANEVE TANE TE MEDHENJ QE NE FILLIM E LENE TE RRENOHET ,QE KUSHDO SY QE E SHEH TE RRUDHE BUZET DHE TE MENDOJE ,SI ESHTE E MUNDUR TA KENE LENE NE KETE GJENDJE …………? POR KETO KETO GJENI POLITIKANE ,MENJEHERE HIDHEN DHE CFAQIN IDETE E TYRE DUKE I VURE MENJEHERE NE REALITET ,DUKE NDERTUAR QENDRA BISNESI,DHE MIDIS TYRE NDAJNE PRENE ,DHE NE FUND I THONE POPULLIT ……SHIKONI SA BUKUR TANI………… KY ESHTE EDHE FATI I PLAZHIT TE VJETER TE VLORES.
RUDINA NGA JE TI MOJ GOCE ?
Se çfare lidhje ka Plazhi I Vjeter I Çoles me Pyllin e Sodes Kaustike, vetem ti e di. Apo e ke me te degjuar, apo mbase meqe jane ne rrjesht njera pas tjetres dhe te duken e njejta gje.
Edhe pse jam gjysme lab, ate Plazh, ndryshe nga ti, e kam pershuar kembezbathur, mbi asfaltin e Fabrikes se Konservave me mijera here, duke u hedhur sa me nje kembe aq edhe ne tjetren nga pervelimi. Une dhe nja njezet e pese kushurinj te mij, te gjithe te moshave femijerore. Dhe e di pse venim kembezbathur, me nje trate me buke te kripur e te lyer me vaj, e ndonje domate te sapo shkulur nga bahçete e dajallareve? Sepse evgjitet e Çoles na vidhnin rrobat.
Tek llambat e tek Soda Kaustike as qe na vinte nder mend te humbisnim çastet me te gezuara qe mund te kemi kaluar ne ate femijeri te larget qe nuk kthhehet me.
Plazhi I Vjeter ishte peraferisht ne fundin e Bulevardit qendror dhe ne te majte te tij. dhe kaq…
Keshtu po humbasin te gjithe parajsat e Shqiperise. Shqiperine e kane zene per gryke dhe po i marrin frymen dhe po e shkaterrojne ata qe duan parajse vetem per veten e tyre. keta cakej e bejne kete ngase ne jemi popull qe na ka ngordhur nervi .. Ku jane burrat e Vlores qe hodhen italianet ne det? Kapini ata zorzoper dhe kopuker dhe varini ne pemet e pyllit te sodes.
O Rrik Balsha… or tëj!
1- Që të dukesh sa më shumë vlonjat duhet të thuash «vajzë» dhe jo «goce»
2- «Fabrika e konservave», si e quan ti, në Vlorë quhej Kombinati, dhe nuk kishte asnjë pikë takimi me Plazhin e Vjetër.
3- Të gjitha godinat që përshkruan gazetarja ndodheshin në Plazhin e Vjetër dhe mbrapa tyre shtrihej Pylli i Sodës.
4-Atje ku ke shkulur ti domate, quhet Kume, n.q.s e kuptova mirë nga përshkrimi yt konfuz.
Pyet ndonjë nga dajot e tu se ti i ngatërron pak gjërat
Me të mira.
per ate qe te vidhnin rrobat camet e jevgjitet e coles ka sh te drejte rrikja b.
TOP-HANE !
Une, ndryshe nga ti kam kaluar pjese te femijerise time, aty ku dikur gjendej fabrika e orizit, e per ne Plazh te Vjeter, se nuk gaboj, kalonim mes hijeve te eukalipteve gjigande te Parkut Rinia, per te hyre ne asfaltin pervelues te Fabrikes se Konservave (quhej keshtu aso kohe – ti si duket ishe akoma ne koqet e tyt’eti).
Soda dhe Fabrika e Llampave nuk ishin ndertuar akoma, e tek Pylli I Sodes, as qe mund te afroheshe, sepse ishte zone e ndaluar kufitare (ne mos gaboj).
Mbaj mend pak me afer qendres se Vlores, Kishen Orthodokse (Kinoteatri sot) dhe varrezat e aveve te mi ne krah te saj, ku edhe jam batezuar nga Popi I Kishes. Mbaj mend edhe shkollen tetevjeçare ku kam bere edhe nje vit shkolle.
Kujtoj me nostalgji edhe dunat e xeflave te orizit ku hidheshim nga lartesia e transportjerit..
Ti Top-hane ke lindur mesiguri shume me vone e per sa te pershkruajta me lart duhet te pyesesh tet’eme, apo ndonjeren nga hallat qe ka jetuar ate periudhe.
Dikush me kujtoi ketu me lart Kumen, eshte e vertete quhej keshtu plazhi ku banjoheshim.
Te tuat, jane pallavra te nje dite shiu, me shume vetetima e fryrje kercinjesh nga reumatizmi mendor qe te mban gjithnje ne deshperim, qe kur pe per here te pare diellin te lindete nen shkallet e Kuz-Babase….
Dihet SE çdo gje ka kohen e saj, Iku epoka e pyllit TE sodes, natyra, rera, çiftet,……….
si ishte ajo shprehja e fameshme e mucos hahahahahahahah
sa te kem kycin e dores —
eshte i qellimshem shkaterrimi. behet per tja shitur mafies se Petroliferes sa me lire. e ku ka me lire se nje euro qe ja shiti Fatos Nano. Tani i ka dhene Rama dhe disa hektare te tjera aty se i ka vene gjobe petrolifera qeverise. Qeveria nuk kish para dhe i dha token e Vlores. Dhe petrolifera nuk esht ekoncesion si keto te tjerat. Ajo eshte BOO Build – Operate – Own. Nuk di pse rudina si vlonjate e mire nuk e ve gishtin ne plage.
Na kujtove feminine ,
“ou , car ben ti moj ” !
Ka qen vertet nji plazh i mrekullushem aty ne kume , kur kalonim ne kembe aty ke zyrat e marine ,perpara se ciles ishin dy spirancat e medha , fusha me miser dhe hiri madh ku piqnim misra rruges per ne kume ,ne plazhin e vjeter ,
eh c’nostalgji .
Bukur Rudina …