Autoriteti Rrugor Shqiptar në analizën vjetore për vitin 2015 ka raportuar se janë shpenzuar 548.7 milionë lekë (rreth 4 milionë euro) për sinjalistën e Autostradës Tiranë-Durrës dhe segmentin Kashar-Rinas, që përbën gati gjysmën e shumës së shpenzuar në total në vend për këtë qëllim në 2015-n.
Është lehtësisht e verifikueshme nga një udhëtim nga Tirana në Durrës, që pjesa më e madhe e fondeve është shpenzuar për segmentin Tiranë-Kashar, sinjalistika e cilit është dukshëm më cilësore e moderne se e segmentit tjetër nga Kashari në Durrës, që përveçse nuk ka ndriçim, asfalti, sa vjen e po amortizohet nga dita në ditë , duke u kthyer në stres dhe kosto (amortizim automjeti) për këto që e përshkron atë, raporton Monitor.
Autoriteti Rrugor shpenzoi gjithsej vitin e kaluar për sinjalistikën 1,2 miliardë lekë (8.5 mln euro). Autoriteti ka arritur të shpenzojë gjysmën e fondeve që u vu në dispozicion për mirëmbajtjen e sistemit rrugor me 2015.
Loti i parë i projektit “Plotësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësim të sigurisë rrugore” kushtoi 246 milionë lekë.
“Plotësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësim të sigurisë rrugore, vazhdimi i Lot2 “ kushtoi 337.5 milionë lekë.
Ndërsa vendosja e mbikalimeve për këmbësorë në aksin Plepa-Kavajë-Rrogozhinë ishte 51 milionë lekë dhe implementimi i Sistemit te Menaxhimit te Trafikut 19,9 milionë lekë.
Në një raport të mëparshëm Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se auditimi i zbatimit të punimeve të objektit “Përmirësimi i sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe segmentin rrugor Kashar-Rinas” Loti 1, rezultoi një përfitim i padrejtë nga ana e sipërmarrësit të punimeve në vlerën 11.2 milionë lekë.
KLSH ka kërkuar që të hetohen dhe 5 punonjës të tjerë të ARRSH-së për abuzimet në projektin e zgjerimit të superstradës Tiranë- Durrës. Sipas KLSH përgjatë periudhës së përgatitjes së dokumenteve të tenderit dhe zhvillimit të procedurës së prokurimit “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës”, janë bërë disa investime nga institucione të tjera me fonde të buxhetit të shtetit, investime të cilat me zbatimin e projektit të zgjerimit të superstradës “Tiranë-Durrës”, do të mbivendosen, ribëhen apo prishen plotësisht.
Tabela ne foto, ndoshta me bejne syte mua, apo eshte mbrapsht?!
Po, eshte mbrapsht, kjo eshte cilesia e punes ne Albanistan..
E rregullt,tregon futjen e nje rruge dytesore ne ate kryesore,nga krahu i majte i levizjes.
Te bej nje llogari.
TIRANE-DURRES ESHTE 30 KM.NE QOFTE SE PER GJITHE GJATESINE E RRUGES LLOGARITIM NJE TABELE PER 50 METRA I BIE QE E GJITHE GJATESIA TE KETE 600 TABELA.
600+600=1200 TABELA NE TE DY ANET E RRUGES.
4.000.000 EURO PJESETUAR PER 1200 NA BEJNE 3 MIJE E TREQIND E TRIDHJETE E TRE EURO PER TABELE.
A E KUPTONI QE TABELAT E VERTETA NUK KUSHTOJNE AS DHE 1% TE SHUMES.
NUK NGOPEN BARKDERRAT,KUR 4 MILIONE EURO NE VIT VETEM PER TABELAT E DURRES-TIRANE LERE ME TE TE GJITHE SHQIPERISE.
PRANDAJ MARRIM RRUGET E BOTES NE.
JUA Q…..KURVAT.
po kontrolli i shtetit ca bon, i bje darjes.
Po si su fryve se vjedhuri e Haxhinasto?Epo me mesuesin qe ke ti normal e je bere profesionist.
Z.Minister i Transporteve te Shqiperise. A keni dale te shikoni si e keni gjendjen e sinjaleve e tabelave ne te gjithe vendin???!!!Nuk e dime se me cfare merresh se po te ishit marre me rregullimin e sinjaleve e tabelave apo te rrugeve nuk do kishit kete gjendje mizerabel qe keni. Ai keni pare pikat doganore te hyrjes ne Shqiperi???? Nuk besojme se po ti kishit pare ato te vrasin syte. Eshte impresionimi i pare qe nje vend te jep kur vjen nga jashte dhe fatkeqesisht per ne eshte i mjerushem . Bankinat e kontrollit jane per faqe te zeze nje personel i paveshur jo serioz dhe me seriozitetin qe i jep detyra.Sa kalon matane kufurit tone si ne Kosove si ne Maqedoni apo ne Mal te zi e ndjen ndryshimin. dhe kujdesin qe vendet fqinje tregojne per hyrjen dhe imazhin e vendeve te tyre. Por dhe Kosova qe ishte ne lufte i ka kushtuar me shume rendesi ketij problemi se ju qe keni qene ne paqe. Me cfare merreni zoti Minister??? Nuk ka asnje shenje te lajmeroje distancat sic i ka gjithe bota. Rruget jane per faqe te zeze. Sa hyn ne shqiperi perballesh me qente e rrugeve neper pikat kufitare qe vijne verdalle.Te shkon mendja kur sheh kete pisllek e shkaterrim a ka shtet apo nuk ka shtet????!!!!Nuk ka rruge te ndertuara mire si ne piken e daljes per ne Mal te zi ashtu dhe ne Maqedoni. Nuk ka nje peme a nje dicka te ndertuar qe te te terheqi qe te japi nje imazh pozitiv per vendin. Keto dhe shume se lista eshte e gjate duhet tu shqetesojne zoti Minister.Keni tre vjet ne detyre dhe tre pika nga nje ne vit nuk jeni ne gjendje te rregulloni Pseee?????? Pse na ulni koken boll te ulur e kemi…deri kur do talleni me kete vend ju pushtetaret tane qe na nxite vendin dhe faqen.