Shiu nuk do të pushojë për gjithë javën

24 Prill 2016, 17:18Sociale TEMA

Rikthehen temperaturat e ulëta, reshjet e shiut dhe era e forta.

Deri në fund të prillit çadra nuk duhet të mungojë në çantat tuaja, pasi moti do të jetë i paqëndrueshëm, tipike për stinën e pranverës.

Për tre ditë rresht temperaturat do të ulen me 10 gradë, për t’ja u lënë sërish vendin temperaturave të larta.

Zonat veriore dhe qendrore të vendit do të jenë më të prekura nga reshjet e shiut.

Sipas sinoptikanëve ky mot i paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta afrikane dhe herë me reshje shiu është pasojë e rrymave të ngrohta afrikane.

Gjithsesi, pas mbrëmjes së mërkurë, edhe pse me reshje shiu, vlerat e temperaturave do të shënojnë sërish rritje, duke arritur deri në 28 gradë celsius.

3 komente në “Shiu nuk do të pushojë për gjithë javën”

  1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    Shiiiiiiiiiiiiiiiii
    bie në Vatan
    Si një kënetë
    Vendi im më ngjan.
    Në udh’ katundi
    Në rrug’ qyteti
    Me çizme gjahu
    Shëtit mileti
    Shiiiiiiiiiiiiiiiii
    Bie në Vatan!

    1. Maloku Naiv says:

      Shi bie ne vatan
      po ne na than jot/ame.

  2. Dashua says:

    Po me shiun cke o bir i k…….es.
    Jeton akoma o legen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje