Po ju pres me këmbët e para: nuk do të flas as për arkitekturën e shpifur me të cilën është shpërfytyruar Tirana, as për zhvillimet kaotike demografike, që e tjetërsuan qytetin tonë të fëmijërisë, por për atë qytet që më ka humbur, që tani është thyer në ca si fragmente mozaiku brenda meje dhe i rastis herë pas here me mall, në kujtesën time prej elefanti.
Në qytetin tim çdo stinë kishte aroma dhe shije.
Dimri kishte ajër të ftohtë, të pastër dhe vinte erë drush të djegur, tym ishte në fund të fundit, por kishte tjetër aromë. Kishte aromë mollësh starkinga që me zor i dilte era çantës sportive, me të cilën i sillte daja i tim eti. Po ky dajë (që prej meje i mbeti emri “Xhaxhidaja”, se unë doemos që 5 vjeç kisha halle ekzistencialiste: nuk ndaja dot në duhet t’i thërrisja xhaxhi në shenjë respekti apo daja, si im atë, se në fund të fundit, unë nuk e kisha dajë…) na sillte edhe kolé nga Erseka, që mbushte shtëpinë me një aromë, që sot e kërkoj dhe nuk e gjej. Po dimri kish edhe aromën shpuese të bredhit të Vitit të Ri, ajo aromë sikur ish vetë festa. Pa më kujtohet amëza e supës së kopshtit, që kish një shije që nuk i ngjante kurrë supës së mamasë në shtëpi. Aroma e mafisheve, që babi i piqte me gazetë tek soba me dru dhe ngazëllimin e gjithë procesit të bërjes së tyre (çoç po bëhej). Kam edhe një ndjesi që nuk kam ditur kurrë ta përshkruaj, një si gjendje dehjeje, turbullire, kur mamaja të lante me kanoçe një herë në javë dhe meqenëse kanoçja nuk e merrte ujin e fundit të kovës, mamaja e kthente kovën kokëposhtë dhe ta rrëkëllente gjithë ujin mbi kokë: pikërisht ky shkulm i vrullshëm më krijonte një gjendje dehjeje, që nuk di pse po edhe sot më sjell ndërmend muzikën e filmit me Xhepërvokin… (kaq më pëlqente ajo ndjesi, sa sot ia derdh fundin e kovës fëmijëve në kokë, me shpresën se do provojnë edhe ata).
Pastaj vinte pranvera me nektar e aromë dorëzonjash e trëndafilash të vegjël, nga ata që rriteshin mbi dyert e shtëpive përdhese dhe që kishin karabusha me lëng… hmmmm… nuk ka një fjalë për atë shije… Me aromën karakteristike të domateve (që mbase ishte edhe aromë kimikatesh, po unë sa herë e ndjej edhe sot, mendoj që ajo domate duhet të jetë e mirë, vetëm sepse ka atë aromë), kokrrizat e tyre kur e çaje domaten me gishta (jooooo ta prisje me thikë) dhe shijen e ujshme të katravecit të njomë. Pastaj vinin manat e kuq të tokës, që tezja e babit i ruante kastile për ne (vdiqa të provoj edhe një herë shijen e atyre manave të tokës). Po shurupi me gjethe trëndafili? Apo gara për të kapur xixëllonja nëpër ferrat e lagjes? Po lojërat nëpër rrënojat e shtëpive, që u kishte rënë plani, me atë erën tipike të suvasë të lagështuar, që ti e lidhje me zhbirilime për thesare alla Pipi Çorapegjata?
Me verën vinte karroca e akulloreve 5-lekëshe me atë shijen dhe aromën, që do ta gjeni veç në e bëfshi akulloren pa ngjyrues e shtues shijeje në shtëpi. Era karakteristike e furrës së tavave, ku gjyshja e mami çonin byrekët me kungull dhe Ylli tavapjekësi do të merrte patjetër nga një ngastër, demek se i pëlqenin shumë byrekët e shtëpisë sonë (kushedi sa dreka ka hequr Ylli, merr një copë byrek këtu e një spec tave atje). Po aroma e kafesë që piqej me qebap në ballkon dhe ti vdisje ta bluaje me ata mullinjtë e kafesë, që të linin nëpër duar erën e hekurit (iiiii era hekur! thoshim kur ishim fëmijë).
Po pastaj vinte vjeshta, me të vinte shkolla dhe natyrisht idet e sapodala, sa unë ende sot, kur hyn 1 shtatori filloj të kërkoj për ide. Vinin misrat e pjekur nga xhaxhai në rezistencën me bukë balte, që nuk do t’i garojë asnjë misër në botë për njomështi. Po edhe gështenjat gjithë tul e shije. Pa vinte era e rrobave të lara me sapun dhe të hekurosura me hekur të nxehtë, një amëz e përkorë pastërtie.
Ky është qyteti që më ka humbur, bashkë me lojërat e fëmijërisë që nuk luhen më; bashkë me komanin, kopacat, karrocën me kuzhineta, pincat, lojën me shami… Ky është qyteti që nuk do ta gjej më kurrë, por që jeton ende në kujtimet e shokëve të mi…
cfare na bere moj vajze…. na ktheve ne kohe femijerie, qe nuk harrohen kurre
tung
Kandahar hesapi
Fantastike, me shume nuk kam c`them.
bukur…
padyshim per te gjithe ne , feminija eshte nji nder fazat me te bukura te jetes tone -si qytetare ,nuk mundet te flas per malokun ,sepse edhe ai ka kujtimet e tija ,atje ku eshte rritur.
Gjithcka ne ate moshe filmohet ne kujtesen tone dhe nostalgjia per ate periudhe jete ,
eshte ne cdo kohe nji sequenc qe na perkedhel kujtimet e jetes .
Ndryshimet prishin endrat ?
Anxhela ,ne kujtime te bukura na fute me bere te qaj….
Kohe te mrekullueshme e te paharrueshme…..
Pas kesaj qe lexova tani do te bej armepushim me kompjuterin dhe mjetet e tjera elektronikre per sot.Shkrimi juaj e nderuar nje seance terapie e pacmuar.Respekte.
Ndoshta ato Tironsat para 100 vjeteve menojne qe Tirona e Hoxhes ishte grope muti , ndoshta kshtu mendojne edhe Londinezet e vjeter per Londren e sotshme …e kshtu edhe te tjere qytetare te tjere kryqyteteve .
Koha ndryshon gjithcka.
Behu nje here pozitiv cuno. Ne fund te fundit nuk eshte qyteti yt . Me kujtohet @pelasgian te rrugica e shpise te ekspozita, mbas nje stuhije kishin rene pemet dhe ne nderuam shtepi dhe lozem deri sa na i hoqen.
Wish i could turn back time, to those good old days ☺
Ajo,qe si ikte era çantes nga mollet eshte fantastike dhe e vertete.
Sot,ti shtypesh mollet ne çante dhe nuk te vjen era molle.
Eh,moj bije e xhaxhait,qe na cmalle me nje kohe qe jo vetem ishte NJEREZORE,por qe nuk do te vije me sa te jemi gjalle ne dhe mbi 10 breza pas nesh! !
Ne ate kohe njeriu ishte kapitali me i cmuar,bile edhe ata qe sot e mallkojne ate kohe se u pushkatoi te afermit,duhet te binden se vrasja e tyre i sherbente jetes se qindra mijrave te tjereve,qe ata donin t’i benin skllever te pushtuesve!
Kemi 26 vjet,qe egersia anti njerezore mallkon dhe peshtyn cdo gje qe ishte e mire ne ate kohe,sepse duan te justifikojne krimet e tyre te sotme pa fund!
Ne krahasim me femijerine tone dhe tuajen,keta te sotmit jo vetem nuk besojne se ka ekzistuar ajo kohe,sepse propaganda gjigande fsheh te verteten,sepse kurre nuk mund te arrijene te ndertojne nje te ardhme me te mire te femijve se sa ato qe perjetuam ne!
Pervec sa ke shkruar me mall ti,moj bije ka patur edhe shume gjera te tjera njerezore!
Askush nuk i conte e t’i merrte femijet ne shkolle ,pervec 1 shtatorit,sic bejne sot me qindra prinder,gjysher etj,nga frika se ua rrembejne per te shitur organet,kercenuar kundrejt milionave etj
Mbaj mend qe rralle gjeje femije pa cerdhe dhe kopshte shteterore.Me nje rroge mesuesi paguaja 80 leke ne muaj per cerdhe- kopshtin me 3 vakte ushqim,ndersa familjet me me pak te ardhura paguanin 50 leke ne muaj!
Shteti kishte nen kontroll te gjithe ushqimet,ilacet etj,ndersa sot shteti gjoja te riimburson ilacet 100%,por ato jane ne prag te skadences dhe nuk sherbejne per te te sheruar!
Ilacet kane vetem nje funksion,pra edhe nje cilesi:Te te sherojne semundjen sipas diagnozes ,por kjo sot nuk ndodh per deri sa farmacisti te pyet:CFARE ILACI DO,se kemi angleze,gjermane,indiane,qipriote etj
Jo,o farmacist dhe shteti mafioz qe te le ty:une dua vetem ilace qe te me sherojne dhe ti vetem keto ilace duhet te tregtosh,se ke te besh me jeten dhe shendetin e njeriut e nuk po shet akullore me leng frutash!
Shtroheshe ne spital dhe kurre nuk ndodhte qe te mungonte ndonje ilac,perfshi ketu edhe protezat e kushtueshme qe perdoreshin ne kirurgji ne raste aksidentesh.
Mjeket punonin me perkushtim se nuk punonin paradite ne shtet dhe pas dite ne klinika private,duke i percjelle pacientet ne klinikat e tyre se gjoja jane me te mira!
Flitet per mjekesi falas,por kurre nuk mund te jete as 1% sic ka qene ne kohen tone!
Atehere mjeku ishte MJEK,ndersa sot eshte kthyer BIZNESMEN!
Ajo ishte mjekesi falas,qe i jepej njeriut ne maje te malit,ne mes te debores, se mjeku,mamia,infermieri,dentisti etj ishin ne fshat prane njeriut e jo si sot qe e gjithe Shqiperia vjen ne Tirane per cdo gje!
Kemi 26 vjet qe degjojme vetem per TENDERAT KRIMINALE te ilaceve,por kjo eshte loja e vete sistemit kriminal qe eshte instaluar ne Shqiperi!
Kane 26 vjet,qe u grine se shkruari dhe mallkuar Enver Hoxhen,Socializmin,PPSH-ne,varesine e shtetit dhe vete Enver Hoxhes nga Tito etj,por harrojne se populli nuk eshte budalla qe te shikoje se keta sot jane jo vetem te shitur vete tek i huaji,por po e shesin edhe vete ATDHEUN per karrigen e tyre te gjakosur!
Diktator i thone Enver Hoxhes,por ne kurre nuk e degjuam qofte edhe nje here qe ai te ULURINTE ne radio apo TV kunder kundershtareve te tij te brendeshem e te jashtem sic ben sot sali Berisha duke share me liber shtepie deputetet kundershtare!
DIKTATOR e quajne Enver Hoxhen,por ai ndertoi dhe punoi vetem per interesat e Shqiperise!
Ai CLIROI Shqiperine vetem me PARTIZANET SHQIPTARE,duke detyruar fuqite e medha te kohes ta njihnin dhe mbeshtetnin ate lufte!
Tradhetise jugosllave dhe spiuneve te tyre brenda partise dhe shtetit ai ju pergjigj me plumbin pas koke duke forcuar miqesine me BRSS!
Aq ATDHETAR,TRIM dhe i ZGJUAR ishte,sa per interesat e Shqiperise ia perplasi TURINJVE edhe HRUSHOVIT ne mes te Moskes krimet e tij kunder nesh,ndonese i vetem,ashtu sic beri edhe ne Konferencen e Paqes ne Paris ne 1946,kur mbrojti si TRIM interesat e vendit nga lakmite greke e jugosllave!
Enver Hoxha e shfrytezoi miqesine me KINEN POPULLORE jo per te forcuar karrigen e tij,sic bejne sundimtaret sot,por vetem per interesat e Shqiperise!
Te gjitha planet 5 vjecare te zhvillimit ,qe pas 1960-tes e deri ne 1978 u kredituan nga KINA 100% dhe te gjitha kredite u falen nga Mao Ce Duni!
Ndersa keta sundimtaret e sotem,mburren se po ndertojne autostrada,por me KREDITE KRIMINALE DHE BORXHET KOLOSALE te marra nga bankat e huaja me interesa qe arrijne deri ne 50% qe populli duhet t’i shlyeje tere jeten!
Mos harroni se DROGA,SIDA,SIFILISI,MALARJA,KORRUPSIONI,STRESI etj nuk njiheshin as si fjale atehere e jo me te ekzistonin ne jete!
Atehere kishte shkolla stadiume,teatro,estrada,opera etj,ndersa sot ka BASTE,DISKO,PROSTITUCION dhe diplloma te blere me leke!
Ta “gezoni Shqiperine”e zotme ,o popull ,se ate tonen as ne enderr nuk do ta shikoni!
Anxhela, i lexoj me kenaqesi te madhe shkrimet e tua. Me ke rikthyer shume vite pas ne kohe. E qe thua ti, ate shurupin me petale trendafili mendova t’ia beja sime bije. Do ti qe ime bije as e perfilli, por i futi dhe nje te tallur me perpjekjen time titanike per ta bere pjese te kenaqesise sime ☺
Me pak fjale, kohet ndryshojne, ajo qe mbetet jane kujtimet e embla… kujtimet jane si kembanat; pak t’i prekesh zene e tingellojne
@ Jola!
Nuk habitem me reagimin vajzes tende!
Populli thoshte dikur:”Ku di dhia se c’eshte tagjia,se dhia eshte mesuar te haje ferra”?
Edhe vajza jote qysh kur ka lindur ka pire dhe ka ngrene ushqime 100 % me hormone,shurupi i trandafilit bio nuk i duket me i mire se shurupet me kimikate qe reklamohen si bio,por qe shpejt te cojne ne dyert e onkologjikut!
Ti nuk ke mundesi krahasimi,qe te bindesh vajzen tende se “C;eshte tagjia” para “ferres”,se ty te mungojne frutat dhe perimet bio te asaj kohe!
Vajza jote kurre nuk e merr me mend se ekzistonin dikur pjepra,molle,ftonj, etj,plot me ere qe te mbushnin shtepine!
Ajo as e ka idene se idet e vogla te kohes tende kishin nje shije aq te mire sa keto te sotmet duken si kashte!
Por vajza jote me kashte eshte ushqyer,prandaj nuk ia di vleren “tagjise”!
Nuk ishin budallenj europianet,qe blinin ne Shqiperi mijra ton shalqi,domate,kastraveca,presh,fidane hardhie,geshtenja etj ne vit,por se ishte i vetmi vend ne Europe qe prodhonte MALLBIO!
Prandaj Shqiperia atehere siguronte vetem nga keto prodhime bujqesore rreth 40% te valutes se vendit.
Pra atehere NA LUTESHIN EUROPIANET per te “HYRE NE EUROPE”,ndersa tani u lutemi ne atyre,por nuk na begenisin!
Sot Shqiperia vertet eksporton me shume se atehere,bile me fitime kolosale,por ama kryesisht DROGE,PROSTITUCION,ARME,VRASES ME PAGESE,HAJDUTE,TE BURGOSUR,ARRATISES SPEKTAKOLARE BURGJESH etj,etj!
Para 100 vjetesh femijet e Tiranes kujtonin se si hipnin ne kale apo ne gomar. Ne kete shkrim jane kujtimet e femijerise sone. Po pas 50, 70, 100 vjetesh? Femijet e sotem do te kene te tjera kujtime. Brezat ndryshojne, jeta ndryshon, qytetet ndryshojne. Ne kemi mall per vitet e femijerise sone; femijet e sotem do te kene mall per vitet e femijerise se tyre.
Kjo eshte mire qe nuk e njeh qytetin tend, sepse qyteti eshte zbukuruar dhe kurrrrrrr nuk ka qene me i ire. Pastaj edhe njeriu e ndryshon moshen, dhe ata qe kane fat edhe mplaken. Dhe kjo eshte fenomenale. Uroj qe ata qe rriten sot te mos e njohin qytetin e tyre neser….
Ishte si te lexoje nje roman te tere ishte pertej kenaqesise ishte thjesht perrallore
Ishte me shume se perralleror pershkrimi me shume se te lexoje nje roman te Kadarese apo Dosdojevskit
boll mer na cate trump-in me ate kakarene ,
qe di te shkruaj nji mut mender atyre aty.
pale keni injorancen ta krahasoni edhe me Dostojevksin !
kakareja jote eshte nji i lajthitur qe sdi ti jape kuptim nji fjalie te vetme ,
e flet percart ,ashtusi e sa kuptoni ju pelqen edhe juve aty.
na kujto ate plehr komuniste qe nuk do pushoj deri sa te vdes ,se penguari shkrimtaret e poetet e tjere shqiptare ,sepse e di qe eshte nji cop muti per boten e vertet te letersise ,qe kopjon idete e te tjerve ,qe ndryshon datat e atyre prrallave idiote qe shkruan sikur i ka pas ber vite me pare etj etje ,qe sja vlen me diskutu me bythqima si kakareja .me ato qe shkruan kakareja nuk fshijn as ………
Gjithmone do te kemi nostalgji per femijerine. Vite qe nuk perseriten, pafajesi, naivitet. Dikush kujtoi mollet qe kishin nje ere te mrekullueshme dhe mbushnin gjithe shtepine. Dikush kujton sobat me dru e si ndihmonim njeri tjetrin per ti ngjitur lart.
Por une do te kujtoja shoqerine e sinqerte qe kishim dhe kur luanim deri sa u erresonte e na therrisnin prinderit brenda.
perfekt …
jane kujtime pothuaj te njejta , qe i kemi jetuar te gjithe atehere
ku jetonte vertet shpirti paster shqiptari ,ku miqesia ishte miqesi ,
e rrespekti rrespekt ‘# nga sot qe njerzit jane shndruar pothuaj ne djaj
Shume sakte.
Pervec te tjerash dhe jeta eshte keshtu.
Lexojeni kete poezi te poetit te famshem rus dhe mendoni dhe per kete.
……………………………………………………….
I”m back at home. My dear land
Is pensive, spreading all around!
The twilight waves its snow-white hand
To greet me from beyond the mound.
The grizzle of the gloomy day
Is floating by over my home, and
The evening fills me with dismay
Like insurmountable torment.
Above the church, over the dome,
The sunset shade has fallen down.
My dear friends, I”m back at home,
And won”t be seeing you around.
The years have flown like a whirl,
And where are you, my friends, I wonder?
All I can hear is the purl
Of water by the mill-house yonder.
And often, sitting by the hearth,
To sound of sedge crack, or whatever,
I pray to steaming mother earth
For those who”re gone and lost for ever.
………………
Faleminderit Anxhela!