Autobusët e Kosovës dhe të Greqisë nuk hyjnë më në Tiranë, trasferohen tek pallati i sportit Partizani

26 Prill 2016, 11:31Sociale TEMA

Të gjithë autobusët që vijnë nga Kosova dhe ata që vijnë nga Greqia nuk do të hyjnë më në Tiranë duke nisur nga java tjetër. Ata do të stacionohen tek Pallati i Sportit “Partizani”.

Lajmin e bëri me dije kryebashkiaku Erion Veliaj, sipas të cilit autobusët e Kosovës dhe ata të Greqisë nuk do të mund të ndalojnë më në qendër të Tiranës, por në Bulevardin “Zogu I”.

Ai tha se nga transferimet e derimëtanishme të autobusëve si tek Dogana dhe transferimet e fundit, kanë lehtësuar trafikun në kryeqytet.

Kemi bërë gjithashtu disa ndryshime të reja. Këshilli i Ministrave i ka transferuar Bashkisë së Tiranës pallatin e sportit “Partizani” si një aset sportiv, por edhe si një hapësirë për akomodimin e autobusëve.

Duke filluar nga kjo javë, autobusët e Kosovës dhe disa prej autobusëve të Greqisë do të transferohen tek Pallati i Sporteve “Partizani”.

Unë e di që natyra njerëzore është e tillë që nuk kënaqet kurrë. Vetëm falë zhvendosjes tek ish-Dogana, tek terminali i përkohshëm dhe me këtë spostim, 2670 autobusë më pak hynë në Tiranë. Të 2670 autobusët i kishit tek Teatri i Metropolit, tek Bulevardi Zogu i Parë. E di që këto autobusë nuk kanë ndonjë peshë shumë të madhe, por gurë gurë bëhet mur” deklaroi kryetari i bashkisë Erjon Veliaj.

1 komente në “Autobusët e Kosovës dhe të Greqisë nuk hyjnë më në Tiranë, trasferohen tek pallati i sportit Partizani”

  1. cun Tirone says:

    Ça flet ti more … !
    Vetem nga transerimi i autobuzeve tek ish Dogana, qytetareve i kushton bileta Durres-Tirane : 60 % me shtrenjte
    130 leke autobzi +80 lek aurbani = 210 leke nga 130 lek me pare.
    Per cfare duhen rruget e Tiranes ? Per bicikleta dhe patina ? Per te bere lloqe ? more L..qe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje