FOTOT/ Rama dhe Braçe “rilindin” Divjakën

26 Prill 2016, 19:30Sociale TEMA
FOTOT/ Rama dhe Braçe “rilindin” Divjakën

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Divjakë, për inagurimin e një poliklinike të re.

Ai shoqërohej nga deputeti i zonës, Erjon Braçe dhe ministri Ilir Beqaj.

Sot në Divjakë dhe Lushnje për ecurinë e ndryshimeve në rrugën e rilindjes së shëndetësisë. Shëndetësia është ndoshta dhe pjesa më e vështirë e gjithë kantierit te madh të reformave të ndryshimit në vend, por padyshim që po hidhet një bazë e rëndësishme.

Në Divjakë sot çeli dyert një poliklinikë e standardeve europiane me pajisje bashkëkohore dhe shërbim të plotë 24 orë; ku përveç shërbimeve tradicionale të mjekut të familjes dhe shërbimit të kontrollit bazë shëndetësor, përfshihen edhe shërbimet e specializuara të kardiologjisë, okulistikës, otorino-laringologjisë, pediatrisë, imazherisë etj.

Ndërkohë nga nisja e Check Up-it Falas, në Lushnje dhe Divjakë janë kryer rreth 21 000 vizita të kontrollit mjekësor bazë në 17 kabinete të instaluara. Pas uljes së çmimit të ilaçeve që u kursen 70 milionë dollarë në vit familjeve shqiptare, me check-up falas kursehen edhe 12.5 milionë dollarë të tjerë çdo vit përveçse shpëtohen jetë të paçmueshme njerëzish.

Po ashtu, mjeku i familjes falas e ka lehtësuar shumë edhe procesin e ndërveprimit me spitalet. Ulja drastike e tarifave nëpër spitale dhe edhe më shumë investime në infrastrukturë, siç është edhe poliklinika e re e Divjakës, janë vetëm disa nga arritjet që po transformojnë dita ditës edhe sistemin shëndetësor. Me vështirësi, jo pa të meta, por në drejtimin e duhur.

Qentë le të lehin, karvani ecën para”, shkruan Rama.

6 komente në “FOTOT/ Rama dhe Braçe “rilindin” Divjakën”

  1. ramo says:

    A ka minister shendetesie Rama? Apo ka deleguar Bracen? Cjane keta karagjoze?

  2. leku says:

    Na mbiten pidhzat o krietar,tha xha Kozi per moshkonjat.

  3. londi says:

    Si urdhon ku te shkoj rama do te pyes dhe te marrin leje ty ramo

  4. Haaaaa says:

    Mire bete ne Divjake,por a e dini se ne Yzberisht(KMY) te Tiranes,3 km larg zyres se kretarit te Bashkise,banojne 10 here banore me shume se ne Divjake ne mes te baltes,pluhurit,plehrave,pa asnje lulishte,pa cerdhe e kopshte shteterore,ku qente rrugace te shqyejne pantallonat sa jane tmerruar grate e femijet etj,etj???
    E kuptojme se juve ju interesojne me shume spektaklet mediatike e jo jeta e popullit!

  5. vlonjati says:

    hahahahahaha do vazhdoj te qesh per nje jave me foton 9

  6. loni says:

    Bravi ,ju lumte,tani shpejt te fillohet te behet nje stadium sportiv i bukur dhe estetik ne Divjake (myzeqeja meriton shume gjera) simbas standarteve nderkombetare,ne fillim te Vogel ,se do lek te madh por me perspektive qe brezat e ardhshem te kene mundesi ta zmadhojne ate, ta lartesojne ate ,keshtu qe te heqim kalamanjet nga delinkuenca,nga pijetoret ,makinetat etj, nje stadium sportiv do te krijoje shume vende Pune sepse do qarkullojne shume njerez ,makina ,autobuze,ristorante,hotele,fastfood,dyqane te ndryshme,bujqesia do shese prodhimet etj. (Shembull ,shkoni shikoni ne Europe nje ndeshje futbolli , qe te bindeni se cfare xhiro e madhe Pune che paraje krijohet mbas kesaj ndeshje futbolli)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje