Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian Jang Rudolph nga Shkodra i ka bërë apel partive politike që të miratojnë reformën në drejtësi brenda javës së ardhëshme.
Ai tha se vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet në Gjermani dhe Francë dhe axhenda e BE-së do të jetë shumë e zënë. Nëse partitë politike do ta miratojnë atë brenda afatit të caktuar Komisioni europian do të rekomandojë hapjen e negociatave brenda vitit.