Këto janë pamje të grupit të njohur të muzikës Rock, Beatles, të patransmetuara më parë. Në video shihen anëtarët e grupit në dhomën e grimit të një televizioni Australian. Pamjet i përkasin momenteve pak përpara se grupi të ngjitej në studio për performancën e tyre dhe në to ata shihen duke kërcyer e duke bërë shaka.