RETRO/ Unë, Edi Rama "Macja e Zezë"

30 Prill 2016, 20:59Politika TEMA

Në vitin 1996, Edi Rama ishte njëri ndër intelektualët me ndikim të rëndësishëm në opinionin publik të kohës. Një nga kritikët më të ashpër të qeverisjes së demokratëve të asaj kohe, që shfaqej edhe si antikomunist radikal. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, Rama flet për situatën politike në vend, kohë kur President ishte Sali Berisha. Kritika të ashpra për pushtetin dhe për opozitën. Roli i intelektualëve, por edhe një shpjegim për komunizmin dhe faktin pse shqiptarët e duruan atë regjim. Në atë intervistë spikat “alergjia” për rezultatin e lartë që merrte partia dhe Enveri nga shqiptarët. Rama i quan shqiptarët e kohës së komunizmit lakej që i bindeshin diktatorit duke e votuar 99.99% , ndërsa kosovarët servilë që e identifikonin Nanën Shqipërinë me Bacë Enverin.

Që nga 1996 kanë kaluar shumë vjet. Sot Rama nuk duket se ka të njëjtin qëndrim, Ai tashmë është vetë në krye të partisë së Enverit dhe votohet afërsisht sa ai, me 97%.

Më poshtë janë pjesë të shkëputura nga intervista e 1996 e Ramës me gazetarin Ilir Keko, botuar në gazetën “Koha Jonë”.

Për intelektualët   

Shoqërisë i duhen edhe intelektualët edhe politikanët, secili në punën e tij. Unë mbroj atë pikëpamje që e sheh të pamundur angazhimin e drejpërdrejtë të intelektualit në politikë. Intelektuali është për natyrë të tij, dikush që jeton mes fronteve në tokën e askujt. Ai kurresei nuk mund të flijojë pavarësinë e tij për tu rreshtuar në njërin prej fronteve në kërkim të votave. Kështu do të detyrohej të thoshte e të bënte gjëra që do të duartrokiteshin prej shumicës, me fjalë të tjera do të linte peng pavarësinë e tij. Misioni i intelektualit është të denoncojë gënjeshtrën në të gjitha format e shfaqjes së saj dhe pavarësisht nga çmimi që duhet të paguajë. Intelektali që hyn në politikë është i destinuar të humbasë si intelektual, si dhe politikani që rreket të bëjë intelektualin është i destinuar të humbasë si politikan.

Në këtë hendek ndodhet sot edhe grupimi më liberal politik që ka Shqipëria, Aleanca Demokratike. E krijuar prej shpirti rrebel të disa intelektualëve që mbetën në politikë kur inspiruan lëvizjen e dhjetorit e paskëtaj u ngritën kundër frymës totalitare që sundoi Partinë Demokratike. Kjo parti ka pengesën e vet të madhe pikërisht shpirtin intelektual të Neritan Cekës, Gramoz Pashkos, Arben Imamit, Preç Zogajt, Teodor Kekos e disa të tjerëve, të cilët shpesh bien në kurthet e ekzistencës intelektuale dhe nuk arrijnë të kënaqin epshin popullor me ëndrra me sy hapur.

T’i shmnagesh këtyre kurtheve nuk do të thotë të bësh politikë të pamoralshme por të administrosh me syrin e të nesermes shanset që ofron e tashmja. Aleanca Demokratike si dhe Forumi Eurosocialist janë organizmat e parë të një klase tjetër lloj politikanësh dhe pikërisht për konsolidimine kësaj klase ka nevojë politika shqiptare. Intelektualët janë “macet e zeza” të çdo pushteti, futja e tyre në ndërtimin e projekteve politike do të ishte edhe fundi i tyre”.

Për Enverizmin

Enverizmin nuk e bënë ideologji sunduese enveristët, të cilët kishin të drejtën e tyre të shenjtë ta shihnin Enverin si At, po paraliza totale e antienveristëve, heshtja dhe devocioni prej lakejsh i shqiptarëve që votonin  99.99%  pro partisë, apo servilizmi i verbër i kosovarëve që e kishin identifikuar nanën Shqipni me bacën Enver.

Të gjithë ne shqiptarët bëmë që enverizmi të bëhet çështje e madhe e kombit dhe simboli i Shqipërisë në botë. Është e kotë të kërkosh se sa ishin enveristët në raport me pjesën tjetër të popullit apo se si mund të ndahen shqiptarët “e mirë” nga të “këqinjtë”,duke marrë si premisë enverizmin.

15 komente në “RETRO/ Unë, Edi Rama “Macja e Zezë””

  1. sikur te isha djale says:

    Dikur ka qene nje film “rrofte Zapata” . Tipike per Edi Ramen : ate qe ka urryer ben edhe vete;si edhe Saliu.

  2. EDI RAMA !

    JAM SIMPATIZANT I PUNES TENDE ,por deri ketu !
    Enver Hoxhen ,nuk e zevendeson askush. Ai , ishte me te vertete nji gjigand qe rralle do te dale nji shqiptar kaq i madh !
    Une e kuptoj sulmin qe i ben ti atij ,por ai sulm eshte vetem per te fituar pik ne arenen politike !
    Ti e kupton forcen e atij Kollozi ,qe e mori vendin si nji tufe delesh te shqyera prej ujqerve ,dhe i dha nji personalitet dhe nji respekt ne arenen nderkombetare qe rralle te perseritet ajo gje !

    Dhe ti nuk je [mace e zeze ,por nji macok o zi ] !

    1. edi says:

      @Detari. E pame punen e Enverit ,sa bukur punoj.Heroit te Serbise. Shqiperia kur komunizmi ra ishte nje vend i botes se trete qe askush nuk e njihte ne bote. Ku dhe buka ishte me rracion.

  3. Solol says:

    Kesaj i thone :ke faj o cane qe te vodhen lopen!!!!!!!!!

  4. iuiuiuiuiu says:

    ala me llafe po merren shqiptaret
    vepra vepra
    ku jan
    apo po ndertojm kulla me ballkon si bicim stadjumi

  5. corape kuqi says:

    Plere me pushtet ose pusht me pushtet.
    Hajdut, karrierist, barbare, shkaterrues, injorant, makut

  6. ylli says:

    Nuk jane vetem keto “perlat” e Rames.Eshte urrejtja per veteranet dhe luften partizane.Rama i asaj kohe kerkonte me te madhe varjen e Byrose Politike dhe nxjerrjen jashte ligjit te PPSH.Keto dhe plot te tjera qendrime anarkiste bene qe ne PD ta shikonin si rrezik potencial dhe e menjanuan.Por jo Sali Berisha.Gramos Pashko dhe Arben Demeti pothuajse e perzune nga PD.Sot ????Kapercim ylberi jo vetem nga Rama ,por edhe nga komunist- socialistet.Per shkak te patollogjis antiberishiane ,majtistet do pranonin ne krye te PS edhe Hitlerin.Pa problem fare.Tek e majta historikisht ka vlejtur shprehja popullore…q..m nenen te te them baba.Shembuj !?!?.Shikoni bijte e bijat e baballareve te vrare e futur ne burg nga Enveri.Pa perjashtim te gjithe i ke te PS.Kampion eshte Spartak Ngjela.Sharlatanizem = Majtizem.

  7. Kris says:

    Me falni por, populli shqiptar,sidomos ai qe jeton ne Shqiperi, nuk kane per t’u civilizuar kurre! Nuk duan regull, nuk duan ligj! Dhe ky ishte Berisha! Po nuk u vendos shtet ne Shqiperi,ne keshtu kemi per t’u hequr zvarre me shekuj!

    1. andromeda says:

      Një intelektual e person publik i mençëm nuk bën deklarata të tilla kategorike, që koha i zhvlerëson shpejt. Ti nuk je i mençëm por diabolik dhe i etur për pushtet dhe para. Ti s’ke tagër dhe gojë të flasësh për Enverin që vjen vetëm një herë në historinë e shqiptarëve. Koha po e dëshmon sa të drejtë kishte ai në ato që thoshte dhe bënte. Tani Shqipëria është bërë si një kurvë e përdalë e shqyer nga të katër anët, thuajse e ndarë, e përçarë, nën kthetrat grabitqare të fqinjëve, kulteve fetare dhe politiqenëve që ia ropën lëkurën. E ç’mund të presësh nga një piktor dështak,nga të paktat fjalë me mend që ka thënë SB.

  8. Alibal says:

    Shqiptaret gjithemone kane pasur nevpje per burre shteti dhe simbas kronologjise del: A.Zogu u vu ne pushtet me ndihmen e serbise. Enver Hoxha diktator . Sali Berisha Oktopodh. Por te gjithe te degjeneruarit ne kohen e Enver Hoxhes qe u reabilituan si psh Zydi Morava i cili ishte nje shkrimtar i pa njohur dhe rrugac i Tiranes u caktua si kryetar i lidhjes se shkrimtarve. Mbas nje kohe u kap ne Itali me droge ne automjetin e tij. Kriminelet ,proksenetat, korieret e droges. Lazareti perfituan miliarda euro ne kohen e Shpellarit. Sot edhe pse nuk eshte me ne pushtet S.Berisha ku te gjithe e shajne apo kerkojne denimin e tij por Shqiperia si vend mbeti nje shtet jo shtet pa autoritet i korruptuar nga dora e S.Berishes, ku cdo qe vazhdon po ashtu si me perpara por me metoda te tjera. Edi Rama nuk mund te merret si nje udheheqes modest dhe popullor per arsyet se i vellai i tij i cili ka dale nga regjimi i ish diktatures nga hici sot ka ne Amerike 200 milione dollar si qysh apo ku, nje zot e di ku i gjeti i vellai parate e shpelles te Ali Babes. Shqiperia edhe pse e kaluara e saj eshte e hidhur si diktatura e shkuar por nje gje mbetetL Enveri ka ditur ta doje popullin dhe ti zhduki nje nga nje shoket e Sali Berishes duke e njohur pasojen e tyre, Pervoja e kohes eshte kjo Shqiperia eshte bere nje shtet qesharak ku njeriu i thjesht vetvritet dhe politikanet bejne miliona , respekt per Enverin per ate madheshti qe ai krijoi shtetin Shqiptar, qe e vodhen dhe e rrenuan Fatos Nano Sali Berisha Lulzim Basha apo Salvador Daliu i rilindjes ku ligjeratat e tij profetike te vene ne gjume por nga ky okultizem Shqiptaret sot apo 10 vjet me vone do te jene koloni e Evropes ku te gjithe firmat vijne ne Shqiperi per te perfituar krahun e lire te punes , rrofte kryeministri E.Rama qe solli premtimet qe i morri era si: perpa gjygjit duhet te dalin fajtoret e 21 janarit dhe te gjithe rrenuesit e shtetit Shqiptar .

  9. tej fasades says:

    sozi e keqe ,, si krimineli qe shkaterruan nje komb,e bene te lene vatane, e te mendojne per te jetuar, se sollen varferi, hajduteri, qe asnje nuk ka asnje qindarke ne arken e shtetit, e jo miliona euro, e qe sa pa hyre ne burg, dalin e shetisin si heronj,te politikes se hajduteve babezi….
    besoja me rilindjen, por kur
    shikoj te semure qe blejne ilace si ne vitin 92, kur jane teshtruar ne spital,
    ai beqja sharlatani duhet te emigroje, te mos jete me ne shqiperi,
    kur shikoje qe administrata e kulluar e konkurseve DAP TE HARITOS vjedh,ne tatime, dogana, rimbursime, e harito deklaron vile ne france, e rritje pasurie
    kur shikoj faturat eenegjise vijne te kripura, te pa lexuara, e koncesioni naftes del me humbje, gjiknuri i rrofte kollarja kur vajti ne patosin e shperthyer nga gazi……..
    ju qif…..sha rilindjen qe votova.

  10. vaso says:

    Atehere,ne 96, ne asnje shkrim nga keta intelektuale nuk flitej per firmat piramidale.Edhe ata vete ne rrethin etyre i shtynin njerezit te fusnin parate.Ne fund fajin e ka Sala.

  11. Salamandra says:

    Nje gje eshte e qarte Kurr Saliu i vrau me plumba njerzit e pafajshem Ky llozi po i djeg me pambuk per te mos ndjer shume dhimbje Kot nuk i thone gjith derrat nje turi kane perjashtohet ndonje rast te behet cudia te lind nje burr shteti si ENVERI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje