Kush e kërcënon Limos Dizdarin?!

30 Prill 2016, 15:28Politika TEMA

Artisti Limos Dizdari është kërcënuar me jetë.

Pak ditë më parë, ai i ka dërguar nje mesazh kryeministrit Rama, ku i bënte me dije shqetësimin e tij.

“I dashur Edi. Dua t’ju takoj. Më kanë kërcënuar dhe ndihem shumë i rrezikuar…”, i shkruante ai Ramës.

I pyetur nga Dita se kush e ka kërcënuar, Dizdari shprehet:

“Do t’i tregoj njëherë tjetër. Janë falanga të lidhura apo të komanduara nga njerëz shumë të pushtetshëm në Tiranë… Një herë tjetër do t’i tregoj…”.

“Natyrisht që e di… Por, për momentin nuk do të jap emra konkretë. Kam besim tek ato që i kam treguar Kryeministrit Rama dhe besoj shumë në vendosmërinë e tij për ta zgjidhur këtë problem…”, vijon më tej ai.

Avokati i tij, Altin Isufi, i ka bërë avokates së përgjithshme të shtetit, Alma Hicka, një ankesë.

Në ankesë tregohet me hollësi kërcënimi që i është bërë Limos Dizdarit. Bëhet fjalë për rrëmbimin apo zaptimin e një sipërfaqe prej 230 m2 truall që është brenda hapësirës së kompleksit “Dea’ që e disponon me dokumente të rregullta Limos Dizdari.

Avokati e mbyll ankimimin e tij me fjalët: “Vonesat në verifikimin dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje rrezikojnë seriozisht interesat ekonomike të  Shoqërisë “Dea’ Sh.p.k., e cila ka rritur dhe vazhdon të rrisë vlerat e objektit, duke e vënë atë në shërbim të komunitetit”.

Mesazhi i Limosit i ishte dërguar kryeministrit të enjten e kaluar, ditën kur mbahet seanca plenare javore e parlamentit dhe kur ish-kryeministri Berisha bëri atë thirrjen famëkeqe për armatosjen e popullsisë.

Rama e kishte telefonuar menjëherë Limosin.

Por për shkak të seancës së Kuvendit, i kishte deleguar ndjekjen e kësaj çështjeje sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë, zotit Agaçi.

Dhe ai e kishte pritur menjëherë Limosin, ishte njohur hollësisht me shqetësimin e tij dhe artisti kishte marrë garanci se kjo çështje është në duart e qeverisë tashmë.

11 komente në “Kush e kërcënon Limos Dizdarin?!”

  1. Zigur Qarri says:

    Demokraci jo funksionele,shtet inekzistent,katastrofe institucionale!!!
    Po ata qe nuk kan lidhje direkte me Ramen dhe Berishen,si do ti zgjidhin kesisoj problemesh?
    Uroj qe Zotit shume te nderuar Dizdari,ti zgjidhet halli qe ka,sa me pare.

    1. pilo Lala says:

      Veprim taktik i zgjuar i Limoz Dizdarit.
      E beri publike, dhe kriminelet tani do fshihen si minjte. Mbase zagaret e Shullazit qe merrnin prona me force.
      Limoz Dizdari njeri me integritet, personalitet i Artit Shqiptar.

  2. Edi says:

    … skuptohet shkrim, lajm, kthim pergjigje , njotim brenda familjes Dizdari me ecurine e ankimimit tek Kideti i Madh, disinformacion Limozit, apo kulmi i injirances se gatetarise servile ?!

  3. adi says:

    shikoni ca shteti bandit dhe banditesh ka instaluar rilindja e rames!!!!!
    per kercenim, kryeministri i nje vendi ndaj nje figure te njohur publike po edhe te se majtes nuk ndjek rrugen ligjore qe ti kerkoje prokurorise dhe policise te mari ceshtjen ne dore duke mare dhe te kercenuarin ne mbrojtje,por mundohet ta zgjidhi privatisht .
    ne koncept nuk ka me shtet bandit ne bote.
    spaskemi pare asgje akoma!
    PS: prit kur te leshohen bythlepiresit dhe trutharet e rilindjes qe te mbrojne ate qe nuk mund te mbrohet.

    1. Grigor says:

      Ik mor kungull.
      Edhe ne kohen e Enverit, kur dikush I bente leter Enver Hoxhes, ai dergonte sekretarin e tij Haxhi Kroin per te marre information dhe per te dhene direktiva se si mund te zgjidhej ceshtja.
      Limoz Dizdari pavaresisht se eshte njeri I nderuar, nga ajo kohe vjen dhe ate di. I ben leter te madhit, se I madhi ta zgjidh punen.
      Pse shisni pordhe sikur na jeni bere te tere gjermanet apo franceze. Ne Shqiperi keshtu zgjidhen punet. Sikur kemi ndryshuar ne shqipetaret. Po ata jemi qe kemi qene sot e 50 vjet. Mbajten Enverin per 40 vjet, kemi Saliun per 25 vjet. Edhe nja 15 vjet dhe Saliu arrin Enverin. Nuk bejme dot ne pa nje udheheqes te madh te partise. A thua se po u prishen PD dhe PS e mori lumi Shqiperine. Popull partiak deri ne place. Vetem nja 20% e shqipetareve nuk cajne koke. Pjesa tjeter 80%, po t’i hapesh trurin gjen brenda ose Edi Ramen ose Saliun.

  4. Help says:

    Aha Agasin ja ka kaluar, te mbushme e ke!!!! Me vjen keq se mbase ke te drejte.

  5. ola says:

    Kam pershtypjen se nuk eshte lajm por humor nga ato te diteve te fundit alla kercenime….

  6. artiles says:

    S’kane faj lideret tek ne. I edukojme vete ashtu. Limozi “e di” qe ata qe i bejne presion kane nje lidhje me Edin, prandaj kerkon nderhyrjen e tij. Si me i thene te fortit te fshatit qe banda jote me ka kercenuar edhe mua qe jam kusheriri yt!
    “Emrat do i them heres tjeter”!. Se mos kujtohesh ti thuash pasi te te kene vrare …….atehere si do i gjejme.
    Sipas ketij varianti i bie meqe Sala “kercenoi Edin”, ky i undit do shkoj ti thote Obames!

  7. ODISEJA says:

    maloku maloku dhe vetem veriori

  8. joel shkodra says:

    Perse ju gazetaret doni te bastardhoni shqipen? Nuk thuhet: “E kishte telefonuar menjehere Limosin” por “I kishte telefonuar menjehere Limosit”.

  9. luani says:

    Limozi mbas mbaroi deputetllekun shkoi dhe mori shtepine e kultures ne Ksamil per 99 vjet ne perdorim ,por jo pronar .E rregulloi me se mire,Ksamil -Tirane kete rruge ben i shkreti,jeton perbukuri mes portokalleve dhe mandarinave,ha peshk,muzike,hyrje dalje,shoke plot,qejf sa te dush, kushedi i bie ndonjeri ne qafe per token sepse dihet qe toka e Ksamilit ka qene toke shteterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje