Pse Rama ka vendosur të mbrohet me banditë? (dhe dy lejet që i ka dhënë Frangajt)

30 Prill 2016, 10:47Politika TEMA
Pse Rama ka vendosur të mbrohet me banditë? (dhe dy lejet që i ka

Nga Andi Bushati

Dje u bëra pa dëshirën time dëshmitar i fytyrës kriminale të Edi Ramës. Një grusht banditësh civilë, zyrtarisht badigardë të hotel Tiranës, na penguan mua dhe disa kolegë të tjerë, të hynim në dëgjesën publike të projektit për kullën 15 katshe me stadium.

Më kot kolegët e mi i tundnin ftesat e dërguara nga ministria e zhvillimit të territorit këtyre gorillave pa veshë dhe pa tru, ndërkohë që garda e republikës e fuste kryeministrin në sallë nga ashensori i lavanterisë së hotelit. Më kot ata rekeshin të argumentonin se disa badigardë privatë nuk mund të komandonin në një aktivitet që zyrtarisht e organizonte qeveria.

Neve Edi Rama kishte vendosur të na vinte përballë banditët e vet dhe të klientëve të tij.

Kisha debatuar gjatë me kolegët e mi nëse duhet të shkonim në këtë aktivitet apo jo. Unë gjithnjë kam privilegjuar në aktivitetin tim profilin e gazetarit të ftohtë që i rezervon vetes gjykimin e pavaruar, përpara atij të intelektualit të angazhuar publik. Përpara se të marr pjesë në një protestë, e kam quajtur më të rëndësishme të raportoj për të; përpara se jem palë në një konfrontim, kam gjykuar se është më e rëndësishme ta tregoj atë ; përpara se të ballafaqohesha në atë sallë, me ata që mendonin ndryshe nga disa prej nesh, për ngritjen e një kulle të re në këtë qytet të shkatërruar nga betoni, une mendoja se duhej rrëfyer çdo detaj i saj.

Prandaj dhe fillimisht u thashë jo atyre që më kërkuan të shkoja në atë sallë ku kryeministri po përgatiste show-un e radhës.

Por, një natë më parë, pati një ngjarje që ma ndryshoi mendjen. Pikërisht për temën e stadiumit të ri u gjenda duke debatuar, në emisionin « Të paekspozuartit » të Ylli Rakipit me deputetin socialist Fidel Ylli.

Ndoshta me naivitetin e atij që përpiqet të besojë se Edi Rama ende mund të bëjë gjëra të mira, Fidel Ylli që ishte pro projektit për stadiumin, na ftoi gjatë debatit : « E di që jeni kundra kësaj nisme, po nuk ka gjë nëse vini e dëgjoni nesër, ndoshta mund ta keni mirë, por mund ta keni edhe gabim. Ejani shikoni, pastaj po të doni lavdëroni, po të doni kritikoni. Dëgjesa është e hapur dhe askush nuk mund ta pengojë Fatos Lubonjën të marrë fjalën » tha ai me besimin e gjithkujt që mendon se nëse nuk je nisur për të bërë një krim, nuk ke asgjë për të fshehur.

Në dukje ftesa ishte racionale. Askush nuk ka pse paragjykon argumentat e dikujt me të cilin nuk bie dakord. Le ta dëgjojmë dhe ndoshta bindemi, vendosa.

Por, të nesërmen, në hyrje të dëgjesës publike, ndryshe nga ç’kishte predikuar Fideli në studion televizive, ndryshe nga fasada e ftesave që kish përgatitur qeveria, Edi Rama na nxorri përballë, banditët e tij këmishëzij. Pa uniformë dhe pa tagër për tu bërë padronë të një mbledhje qeveritare, ata u shndërruan në smbole të vërteta të erës së re : Partneritetit Publiko Privat.

Kur gjithë kjo shfaqe e shëmtuar përfundoi, përpos neverisë dhe zhgënjimit në mendje më rrotulloheshin disa pyetje :

Pse Edi Rama duhet të urdhëronte këta badigardë të na pengonin ? E ç’punë do ti prishej atij se në atë sallë nuk do të kishte vetëm njerëz që e adhuronin kryeveprën e tij të re ? Po në rastin më ekstrem, nëse ndonjëri nga kritikët shprehte ndonjë mendim kundër këtij projekti, ç’fatkeqësi do të ndodhte ? Pse degradoi ky njeri deri në këtë pikë sa të përpiqet të pengojë mendimin me roje private ?

Nuk kisha përgjigje për asnjë nga këto pyetje. Nga çdo anë që e ktheja më dukej sikur ai ishte veprimi më absurd që Rama mund të ndërmerrte, për të shkatërruar atë shfaqe butaforike që kishte përgatitur vetë.

Por, dalë ngadalë, kur kur orët kalonin dhe kur mercenarët e tij mediatëikë filluan të përpunojnë alibitë për mbledhjet e qeverisë që kontrolloheshin nga gorrillat private, disa gjëra nisën të më qartësohen.

Fillimisht, në mediat pranë qeverisë, u infiltrua lajmi se ata që s’ishin lënë në sallë, kishin vajtur me vonesë, pasi Rama kish filluar të fliste (E vërteta është ndryshe dhe ekziston dhe me video). Më pas doli versioni se ata që kishin ftesë kishin rrefuzuar të futeshin, sepse kërkuan të solidarizoheshin me miqtë e tyre të paftuar. (Tjetër gënjeshtër që vërtetohet nga videoja e Ylli Rakipit që tregon ftesën dhe rojet e 15 katshit nuk e lejojnë të futet).

Më pas kur televizionet filluan të raportojnë për atë që ndodhi kuptohej dhe më shumë. Megjithëse disa zëra autoritarë nga shoqata e arkitektëve kishin dalë kundër projektit, Rama rekrutoi kryetarin e kësaj shoqate, i cili kishte vajtur në atë mbledhje për të lexuar një deklaratë kritike. Ai u detyrua të pohojë se personalisht ndërroi mendim dhe u bind se projekti qe i mirë.

Sikur të mos mjaftonte ky manipulim, Rama vazhdoi me një të dytë : Ai shkroi në Facebook: « Shoqata e arkitektëve ndryshoi mendim » ndërkohë që në fakt mendja i ishte ndryshuar vetëm një fakiri të mbetur fillikat.

Por manipulimi nuk përfundon këtu. Po të shihje mënyrën se si u informua më pas për këtë ngjarje, absurdi nuk ka fund.

Gazetarët e lajmeve të TV Klan, bënë sikur ajo nuk kishte ndodhur, sepse pronari i këtij televizioni ka marrë deri më tani, nga dora e Edi Ramës, dy leje ndërtimi, një në qendër të Tiranës dhe një në buzë të detit.

Më pas në “Kapital” në Vizion Plus, drejtuesi i emisionit nuk pati fuqinë të mbronte kolegët ndaj ironisë dhe sulmeve të kryeministrit, sepse ai është thjeshtë bashkëshorti i njërës prej ministreve vartëse të Edi Ramës.

Ja pra kjo është historia.

Edi Rama i bën sqarimet për ngjarjen si askund në botë, te bashkëshorti i ministres së tij; ai i mbyll gojën me leje ndërtimi një televizioni kombëtar; ai shantazhon dhe shndërron në kllounë profesionistë që ndryshojnë mendim sapo gjenden përpara fuqisë së tij; ai përdor media dhe infiltron lajme në to, kundër kolegëve të tyre.

Kjo është kulla ku është mbyllur dhe realiteti i rremë që ka ngritur përreth vetes.

Ndaj ka frikë, shqetësohet, trembet, tridhet, dridhet kur mendon se mund ti dalë përballë cilido që mendon ndryshe nga ai.

Kur imagjinon se ndokush që mund ti thoshte, në atë sallë, se ky projekt i stadiumit me kullë, është bërë që ai të vazhdojë të vjedhë. Se arkitekti italian që i ka vënë në jetë “këshillat” e porositësit e ka përdorur dhe më parë. Se ai vetë ndryshoi konceptin paraparak, nga një stadium që mund të kishte ndonjë aktivitet ndihmës, në një qendër biznesi që ka dhe stadium. Se ai do të shkatërrojë atë ansambël që vetë, me firmën e tij, dikur e ka shpallur monument kulture. Se ai ka gënjyer kur ka nxjerrë në fushatë elektorale Erion Velinë për tu kërkuar vota tiranasve, me premtimin: “zero beton në kryeqytet”.

Pikërisht nga frika dhe paranoja se dikush mund t’ia thotë në sy këto, ai ka ngritur atë realitetin tjetër, me gazetarë manipulatorë, me media të blera, me arkitektë të shitur.

Pikërisht, nga ky ankth dhe ky mundim, i përballjes me disa të vërteta, ai nxori badigardët e tij privatë për të bllokuar dyert e një dëgjese publike.

Si një njeri i ndërgjegjshëm që po bënte një krim, ai kërkoi të ngujohej në kullën e servilëve dhe të blerëve prej tij. Dhe për ta ruajtur brenda saj, i duheshin patjetër ata banditë këmishëzij./Lapsi.al

61 komente në “Pse Rama ka vendosur të mbrohet me banditë? (dhe dy lejet që i ka dhënë Frangajt)”

  1. Mira says:

    Ekzakt, kjo eshte situata sot, te cilen e shikojme perdite. Por me e rendesishme eshte: si do ja behet me tej? Kush eshte zgjidhja? Cfare mund te bejme?

    1. Edison says:

      Zgjidhja? Te veme Andin kryeminister,qe tja jape ate dreq leje pallati Shkullakut,se po luan mendc.

    2. te ulni breket poshte e ti boni gojore Ramos deri sa ai te thote basta ,
      kjo eshte ajo qe ti duhet me bo asigjo tjeter .
      ti abu ,mos e haj at goj plot jarg peder ,ti shko lepija brrishes ai o msue me la lepijt sumen gazetare e rraces tate

      1. Baba says:

        C’ne ky koment b……r dmth gay? Dmth Rama do kenaqej po t’ja merrnin burra ne goje ? Interesante.

        1. o pede B,
          per cfar e gey je tu pellit o bythqim ,
          ku e shef geyllikun ti aty ,apo te ka shku mendja me ja marr dikujt ne goje .
          c’do ti mer plehr jasht atij kazani !

        2. jorgo says:

          sesht cudi. un mbaj mend qe ne vitet ’80 flitej per mardhenie te herpashershme te Rames me burra te ndryshem, njeri prej te cileve esht nje analist, publicist qe vrau veten para pak vitesh.

    3. korçari says:

      Z.Bushati nqs jeni sado pak realist mund te kujoni se per çfare problemi apo vendimi keni kundershtuar Berrishen kur ishte ne pushtet :Per asnje problem biles u gabove dhe ne llogarite se Berrisha do te fitonte zgjedhjet (pra i shkeputur komplet nga realiteti apo i shitur),nje keshille hiq dore nga zanati i gazetarit se ke deshtuar komplet dhe po shnderohesh ne personazh gazmor i cili po injorohet çdo dite e me shume dhe nga shtresat e gjera te popullit,ndro profesion o “Gazetaruc”

    4. Devolliu says:

      Në fakt banditë nuk ishin bodigardët që u treguan shumë të sjellshëm e korrektë në zbatimin e detyrës, por banditë e rrugaçë të vërtetë aty ishin një grup legenash gazetarë, shpifësa e fjalëpisa si puna tënde o Bushat, sëbashku me atë psikopat Lubonjën e të tjerë llafazanër. Juve o rrugeçër nuk ju rref fare për projektin e Stadiumit, juve e kini me Ramën. por ja që Populli atë e do dhe nuk kini ç’bëni më shumë, veçse të lihni.

  2. hena says:

    na rrujte topet bushat. Inatin tat personal me ramen na thu. E cna duhet?

  3. Altin Sukaj says:

    Bravo Bushati!

  4. dymi says:

    A eshte ky gazetari me i ndershem?!?! Kjo qe vjell tani a ma lidhje me lugen e corbes qe i ka dhene Sali-Gazidedja dikur?

  5. artiles says:

    Ankoju Fidelit qe te ka ftuar dhe nuk te ka siguruar hyrjen, pastaj hidhju Rames. Se ju gazetaret jeni pushtet i katert por …. qe edhe ju e perdorni perk KEQ pushtetin tuaj. Se kishte keq Wrancki i shkrete qe thoshte se ne Shqiperi eshte shume veshtire te dallosh kush eshte “djalli” e kush eshte “engjelli”. Ne kete kuptim, ju te medja here jeni e silleni si “djalli e here si “engjelli”, por edhe kur silleni si “engjell” gjithmon ne varesi te interesit personal jo te nje ideali. Pra shkurt, muter jeni edhe ju. Mjere ky poppull qe nuk ka kujt ti besoje me!

  6. BUJARI JU DEGJON says:

    Mos u dridh e perdridh ,o Andibythelepires!…
    A kishe ftese???
    Ku e ke fotokopjen e fteses,ne rast se kishe???
    Ahaaaaa,te tha Fideli,ne studio!…:) ? ?
    Por a kishte te drejte Fideli te bente ftesa???…
    Si jane rregullat???
    Ti,o njeri i peshtyre,po-po,i peshtyre,po i jep shume rendesi vetes…
    Ne fakt,ta themi midis nesh,je vetem nje koqe gomari…
    Te betohem!… ?

    1. Din Paku says:

      Edhe nje gje tjeter qe stonon me “llogjiken e paster” qe perdor ky gazetar: Pse qenka vjedhje po qe se stadiumit i shtohet nje kulle bisnesi, dhe nuk mund te vidhet nqs stadiumi do behet pa kullen e bisnesit?! A nuk ka nje rruge me te drejtperdrejte per te pare ne se ka vjedhje apo jo, te behet transparente mareveshja e neneshkruar me kompanine ndertuese? Mos u perdridh me sofizma por pergjigju shpiegimit te drejtperdrejte qe te dha Edi Rama se mbledhja e KKRT ishte publike ne kuptimin qe kishte te ftuar si degjues, te kufizuar ne numer dhe pa te drejte fjale. Dhe ftesat ishin personale dhe jo ne grup.

    2. Loli says:

      Fiks ashtu eshte…si kermill i jargavitur ne gjithe keto vite, duke ju lepire pushtetit e duke u vene ne sherbim te cdo qeverie per te siguruar nje jetese super te mire qe sigurisht nuk vjen nga pagesat qe merr si gazetar…me fal gazetaruc.Me kete qeverine ste paska ecur me duket…

  7. KOLE... says:

    Gazetari,Bushati, nje inatçor,pa vizion,me nje mllef per te gjithe,vajton kohen kur “te medhenjte e ketij shteti e perkedhelnin….Ajo media qe e i ka pajtuar,me disa lehes te tjere, me nje moderator te shterrur nga idet, duan te behen interesant ,per te rene ne sy si analist… obobo ku kemi perfunduar.

  8. lexuesi i irrituar says:

    Qe ne rreshtin e pare shkrimi duhej te perfundonte ne kosh dhe autori duhej te perballej me nje gjobe te mire . “… fytyra kriminale e Rames …” Ti . Bushati e ndjen veten edhe prokuror,edhe gjykates qe shprehesh keshtu ? Atehere Ti je nje ” uriaihip” dhe lepires i peshtire.

  9. Illyrians says:

    Shkullaku nuk me ka pelqyer asnjehere, perkundrazi, me neverit me ato pislliqet qe nxjerr nga goja, por nese kjo qe thote eshte e vertete, atehere nuk mund te quhemi shtet demokratik. Nuk ka kuptim te kalosh nga Saliu, prape tek..Saliu..

  10. bush says:

    je bere bajat o gazetaruc servil

  11. Xhozi says:

    O Andi, po pse jeni kaq legena mor burre. Kjo ceshtja e stadiumit ka gjashte vjet qe diskutohet dhe ju nuk u ndiet fare. Po pse mor burre, tani qe kjo pune mori fund lehni juve. Ku ishit kur tha Berisha se do te prish Q.Stafen dhe do te bej stadiumin kombetar. Ku ishit para gjashte muajsh kur u vendos prishja e stadiumit.
    Gjithmon keshtu veprohet ne Shqiperi. Ne castin e diskutimit, askush nuk flet. Kur fillon ndertimi cohen te gjithe, sepse qenka ndertim i gabuar. PIKE E ZEZE.
    Ke qene edhe anetar i byrose politike dhe ke jetuar ne bllok. Ne tek ju i kemi syte se jeni dhe te zgjuar, ju po e dhisni krejt.

  12. sALUSHI says:

    sA KEQ QE NUK MORI PJESE KY QI DI GJITHSHKADHE ARKITEKTET DO NDERRONIN MENDIM PO TE BENTE NDONJE VEREJTJE KY BUSHATI.
    pSE NUK PO FLET KY BUSHATI PER THIRRJET PER ARMATOSJE TE POPULLATE APO DUDALLAKLLEQET QE NXJERR LULUSHI CDO DITE

  13. Ddrini says:

    Do shkoj edhe une tek shtepia e Andit pa ftese, pse jo? A jemi shtet demokratik, a jemi per lirine e te shprehurit dhe te vepruarit? Dhe mos te guxoj Andi te me ndaloj te hyje brenda shtepis se tij apo te therras policine!? Cfare mendon se eshte gazetare mund te beje cfar te doje?

    1. mirel says:

      Andi nuk ka shpallur mbledhje publike ne shtepi
      Andi spo nderton ndonje kulle per Tiranen
      Andi nuk te premtoi nje Tirane pa beton si Edi Ramuti kur kerkoi votat qytetare
      Andi nuk po te vazhdon koncesionet e Salos.
      Andi eshte qytetar dhe gazetar, ate qe mendon do e shprehi dhe me ze te larte, ka te drejte
      Askush ska te drejte ta dhunoje dhe ta shtrengoje te mendoje ndryshe,
      Nese e beni jeni te gjithe plera Saliste, ne sherbim te Ramutit, aleatit numer nje te Saliut dhe Metes.
      Ai qe nuk eshte shkeputur nga Saliu eshte Edi Ramiu, dhe jo Andi. Edi Ramiu I ka lidhjet me te forta me Saliun se lidhet nepermjet kokes se mafies ne Shqiperi-Ilir Metes,
      Show qe ben Saliu eshte per te hedhur hi qytetareve qe te vrapojne ta aprovojne kullen per inat te Saliut.
      Aq tru keni, tru peshk.

  14. Ddrini says:

    Ane de?! Edhe une edhe une tek shtepia e Andit pa ftese, pse jo? A jemi shtet demokratik, a jemi per lirine e te shprehurit dhe te vepruarit? Dhe mos te guxoj Andi te me ndaloj te hyje brenda shtepis se tij apo te therras policine!? Cfare mendon se eshte gazetare mund te beje cfar te doje?

  15. intelektuali says:

    EDI RAMA NGA NJE KAQOL PA SHKOLLE ESHTE TRANSFORMUAR NE KRIMINEL ORDINER ME PUSHTET

    Do te vije shpejt dita qe te jape llogari per masakren urbane qe i ka bere Tiranes me mashtrimet e tij enveriste per te fituar LEKA ne kurriz te shqyptareve kur te dale dhe te ballafaqohet me Drejtesine Reale Evropiane dhe Antikomuniste ashtu sic jane ballafaquar tegjithe kryeministrat e tjere hajdute te Ballkanit

    1. I says:

      ti duhesh me qen patjeter nji “intelektual shpelle” ;
      sepse kuptohesh nga gjuha e kafe

  16. UNITED KINGDOM says:

    Fuck you bushat, je nje bythelepires dhe vegel e skutave dhe maskaralleqeve per keto 25vite, keshtu shko e merrja ne goje edit ti dhe ato qe ishe me to. …mjaft u kemi degjuar , ….

  17. aqif tahipi says:

    Shyqyr qe te gjithe keta anal iste te “””pavarur ” u kundervune ndaj te majtes dhe ps dhe u perputhen me shpellarin sali dhe pupacin e tij lulushin.Kjo tregon se keta duan vetem rrumpallen e sales ,perplasjen e armatosur mes shqiptareve dhe nuk duan zbatimin e ligjit dhe rregullit.Mendoj se duke parashikuar me shume se 1 milion shuplaka surratit ,sales dhe lulushit ne 2017 keto hiena mediatike u versulen ne sulm. Jane vecse sherbetore te sales qe duan rrogat e majme qe merrni tek sandri i klanit dhe beketi hajdut.

  18. besnik kanani says:

    Rrace e poshter dhe ju gazetaret,dua te pyes sa here ke marre pjese ne K.K.T E berishes apo me Ramen po beni gjemen.Shoqeria e qeneve civil cfar kerkoni dhe kush u ndersen se keshtu u hodhet perpjet dhe per parkun e femijve por u doli ndryshe juve dhe ai turpi i kombit qe e mbane veten per president.E cfar te merresh me ju funderrinat e kombit po duhet te ngjallet nje dite te vetme ENVERI tju tregoje vendin se nuk marrkeni vesh felliqsira.

  19. VFLP says:

    Andi Bushati! Mundohu te kesh origjinalitetin tend si gazetar dhe jo te kopjosh Meron. Ashtu do behesh me interesant, vecanerisht per problemet e sportit qe eshte fusha jote ku fillove profesionin e nderuar. Me vjen vertet keq qe, je merzitur dhe nuk e kupton se cfare ndjen Rama qe ju ka lene perjashta…. Me mire se Babai yt per kete gje nuk te ndihmon dot njeri Andi Bushati, qe biberonin ta kane hequr kur mbushe 20 vjeç. Edhe nje gje per Popullin Shqiptar. Qe shoqeria civile te perfaqesohet nga Blloku, ky eshte fundi botes….. TURP

  20. Petrit mesi says:

    Po kush jec ti mor qe duhet qe duhet te te degjoj E.Rama,cfare perfaqson ti,po a jeni ne gjendjeTE ku ptoni se sa te neveritshem jeni ba ne popull me ato pseudo analizat tuaja duke bllokuar ekranet e televizorve ti bashke me disa basha buzuke te tjere,lenini kete popull ne hallet e veta se ju tallni mender B…. se problemet tuaja i keni zgjidhur si dje dhe sot.

  21. mirosh says:

    Dmth te gjithe sa ishin ne ate takim u shiten u blene dhe vetem bushati &co jane te paster e te ndershem O tempora o mores Keta gazetaruce qe gjoja mbrojne vetem te drejten e qe jane eksperte per cdo gje qe nga lufta e deri tek seksi jane as me shume e as me pak ca inatcore te paskrupullt qe duan te shesin kostumin e tyre te vjeter e jashte mode per te ri Te pakten per kete investim ju them me plot gojen : Ju lehni si nje tufe qensh se nuk duroni dot ecjen para te karvanit Sa per ata qe ju ndaluan te hyni e qe ju I etiketoni qorrazi pas oreksit jane njerez qe bejne detyren e ju vazhdoni te jeni ca qenlehes qe mbroni parate tuaja te felliqura

  22. ali says:

    andi, vazhdo te shkruash. ca burrece te mavijte kane filluar te behen aktive ne komente : eshte n je udhezim i partise qe te luftpjne me cdo mjet armiqte dhe te tregojne se jane shume… shumica e heshtur eshte kunder rama-kryehajdutit sic eshte dhe kunder berishe-kriminelit. dita do te vije, rrota e botes rrotullohet.

  23. hisniu i andit says:

    Keta jane ca gomere qe nuk dine cfare thone dhe cfare duan.
    Popull qe fluturon me presh ne bythe;duam stadium,por e duam ashtu sic e do salehu pa kulle sepse mund ti shemtoj kullen e tij ne Tirane edhe ate te vicidolit me frengji,ndoshta e do edhe kete me frengji ku te vendos trushplaret e tij si lubonjovic dhe andin e hisniut me nga nje mitroloz duke pritur spektatoret e perkrahesit e Rames.
    Po ta kishte ndertuar salehu(gje qe nuk ja arriti dot dhe ndoshta ky eshte inati me i madh qe i ka zene)do te ngriheshin trushplaret e palloshit kundra se nuk e donin si kulla e vicidolit.
    Keta duan te ngrihet edhe njehere enveri me hisniun qe ti ngrej trekendeshin tek sheshi skenderbej dhe te filloj nga nxenesi i tij me besnik salikomunisti…..vetem biroja politike e ben zap kete popull legen.

  24. UNITED KINGDOM says:

    ***Ali….je nje tru thare dhe nuk e kupton realitetin. …vazhdoni dhe degjoni keto bythelepires se keshtu ju duan, …ka I kur koha e tyre o idiota, vendi do leader si edi Rama. …fuck you idiot

  25. Delli USA says:

    Mblidhuni mer kukuvajka ne kafenen gagacit Ylli Rakipi dhe meruni me lloqe gjithe naten,kush jeni ju mer legena qe doni te beni shiun dhe breshrin,a e dini sa te peshtir jeni.Ju jeni nje rrace zvaranikesh qe jeni prekur ne seder dhe ne interesa,ishit mesuar me Saliun qe ju hidhte ndonje kocke per te mos lehur, Rama duket nuk ja u jep (dhe mire bene).

  26. Une besoj se ,per mos lejimin e ketyre zuzareve ne nji mbledhje te tille, Rama ka bere mire !

    Kur ndonjihere zuzaret ,apo [ushtria e heshtur e serbeve] ,kane folur ndonjihere ne favor te ceshtjes shqiptare ?
    Kur i eshte rregulluar turini ndonjihere mender Fatos Ljubonjes ?
    Kur jane gezuar ndonjihere [kori] antishqiptar ,per rregullimet qe po ben qeveria ?
    Pse nuk e rregulluan vendin ata menderqoftit qe ishin para qeverise se Rames ?
    Pra ,te gjithe keta si ky bukshkali ,Bushati me shoke ,jo qe nuk duheshin lejuar ne ate mbledhje sepse nuk jane njerez qe do te vinin per te dhene ndonji mendim te mire,vetem balte do te hidhnin si perhere,por ata donin dhe ndonji dajak te mire , mbase beheshin shqiptare !

  27. Aleko says:

    Keta gazetaret mendojne se jane te fuqishem te marrin pjese kudo e kurdohere edhe kur su behet ftese.si shume rende e mbaj.ne veten megjithse ne shume raste prishin se ndreqin…Per nje kulle qe mund te shfrytzohet per biznes bejne namin..Cfare paradoksi dhe ligesie…

  28. england says:

    Bushter pjesa qe ty te intereson thjesht e permende ne dy rreshta se kryeministri i ka dhene Frangajt 2 leje ndertimi!Ndoshta kjo eshte e vertete pasi ndertimet do vazhdojne te behen ne ate vend edhe pse keto leje shkojne per njerez lepiresa nga te dy krahet,por ajo qe te shqeteson ty nuk eshte fakti se po i shtohet nje kulle me teper Tiranes,por se pse Rama nuk ta jep ty ate lejen qe ke kaq shume kohe qe po i lutesh,dhe me shkrimet e tua cdo dite kunder tij i mbush mendjen vetes se po i ben presion duke menduar se nje dite do ja dalesh te ja rrembesh lejen,kjo eshte situata e gazetareve ne ate vend nese nuk merr leje ndertimi o burra ti biem qeverise ti bejeme presion derisa te na realizohen endrrat,kete ka kohe qe ben dhe koke derri Shkullaku,dhe pijaneci Bejtja.
    Pra ne Shqiperi nuk ka moral,as ndershmeri por interesa dhe kur keto interesa bien ndesh ju anal-iste beni namin ne shpifje dhe genjeshtra…

  29. Artemisa says:

    Shumica e komentuesve thone : ” Derisa ne pranojme ( dhe kenaqemi) qe Rama te na i rrase ne bythe ku dhe sa here te doje. perse nuk pranon edhe Bushati e ndonje tjeter “.

  30. Ken says:

    Muhabet kalamajsh: ” Me tha Fideli te vija, po Rama ma mbylli deren” Tamom nuk behet ai vend se secili me trunin. Po cfare beni teater kalamajsh. Ky eshte 80% investim privat. Ne vend te besh nji artikull pse nuk u be deri sot stadiumi kur u premtua qe do mbaronte ne 2012, i kerkon Rames pse me kulle…po ashtu i do trapi investitorit qe nuk e kuptoj se si vendosin te hedhin para ne ate vend ku edhe per nji park lodrash do dalin dhe te zihen…

  31. Vita e Nastes pe Kolkondasi says:

    Nje shprehje thote:” Doktorin dhe gruan degjoi me vemendjen me te madhe, pasi duhet te besh pa tjeter te kunderten e asaj qe thone.’ Edhe zoti Rama duhej pa tjeter ti kish degjuar keta mender analiste, dhe te bente saktesisht te kunderten e asaj qe ata do te thoshin. Por nuk ka kohe per te humbur dhe per kete nuk mund te behet fajtor qe nuk I degjoi. Por duheshin degjuar halite.Sidoqofte, kaq te menderosur sa dualen keta sigazetar ne kete ceshtje te prodhuar artificialisht ne laborator, zor se mund te dilej. Traper, turperojne vehten duke menduar se eshte pune te kundershtosh pa arsye Kryeministrin e vendit.

  32. Binjaku says:

    Shume e zgjuar Artemisa, dhe thote fjale te bukura !
    Pika ne koke me gjithe me gjithe perdorimin e shenjave ! Debile , thuaje mendimin tend njerezishem .

    1. Artemisa says:

      Njerezishem mendimet thuhen ne nje shoqeri te njerezishme.
      Vertet ti mendon se shoqeria jone eshte e tille ?

  33. kalciani says:

    Ke kohe qe gazeten e ke kthyer ne debat personal me Ramen, zoti gazetar, nip i Hysni Kapos,nuk ja vlen te shkruash per inate personale,dil nga egoizmi dhe behu realist.

  34. Zemani says:

    Pse nuk e pyet Ramën, o Bushat apo qoftë dhe ata që ” embrokan atë”Pse i lidhi pension të veçantë babait tënd?Ç’merita të veçanta ka apo për ato sharjet në seri të zotërisë tuja të” p a v a r u r?!!”. Hë dhe tjetër: akoma nuk di që ca trajta të shkurtëra shkruhen me apostrof si t’i apo t’u e ku di unë.

  35. Thanasi qe ta plasi says:

    Vetem dy lloje njerezish ne kete rast mund te shajne Bushatin dhe ti dalin ne krah Rames. Idiotet dhe te punesuarit e qeverise.

  36. djellori says:

    nga kush paguet ky per keto qe thote e shkruan ????

  37. taso kume says:

    MEGJITHATE mua projekti me duket si nje xhami me minarene e saje,mos projektusi ITALIANE eshte me origjine TURKE ?.

  38. palla says:

    Proteston Ylli Rakipi!Nje nga plehrat me te piset ne Shqiperi.Vodhi testamentin e FAIK kONICES duke sajuar gazeten Albania. Privatizoi me ndihmen e Ilir Metes ndertesen e ish rinise komuniste duke vjedhur edhe token rreth saj. Ndertoi pallat ne mynyre totalisht abuzive dhe pastaj llapte lart e poshte se fitoi dy milion dollare. Keta jeni ju Bushat.Beni c’ te doni me Ramen,por ta keni te qarte se askush nuk ju do. Jeni karta te djegura. Nese keni para sa per te ngrene buke,terhiquni se shkaktoni vetem neveri.Tashme politika e vjeter po vdes,por po vdisni edhe ju.Sa me vone ta kuptoni aq me te turperuar do te largoheni. Ikni Rakipa,Bushata kazma e shata po na dhembin syte.

  39. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O Edo bere mire qe nuk i pordhe keta bythelepiresit e sales . Keta jane nje grup te privilegjuarish qe jetojne ne bllok dhe as nuk e kane idene e jetes dhe halleve te shqiptareve te thjeshte Jane te budallallepsur dhe matufjepsur nga klima e ndotur e studiove ku vijne verdalle ,po ato surrate anal istesh . Dilni or budallenj ,neper shqiperi se do t ju ndihmoje edhe per perceptimin e realitetit ,edhe te shihni mundesite e formimit te levizjes suaj politiko – jopolitiko – antipolitike ,qe me sa po duket eshte qellimi i ketyre shfaqjeve qe beni duke mos qene aktore te talentuar. Vajmedet ku eshte katandisur opozitarizmi ne shqiperi ne aleancen ,salilulushi –+blushi + nje tufe anal iste +neoliberale +aktiviste ,qe jetojne ne boten virtuale te krijuar prej vete atyre ne studio ,qe themelet i ka ne eter.

  40. prisni se skeni pare gje akoma says:

    Bravo andi si gjithmone. Floririn dhe po e dogje flori ngelet. Ti je gjak nga gjyshi prej floriri. Po dhe gjyshja. Po te bej nje pyetje.
    Si ka mundesi nje nje prone kombetare te privatizohet me nje firme te qelbur zhgarravine.?
    Mundet gjykata ta ndaloje kete grabitje me dhunevqe kryeministri me banden e tij po i ben popullit?
    Per mua nuk ka rendesi sa i mire eshtesstadiumi dhe i gjati. Rendesi ka qe me kete marifet po vidhet prona kombetare.
    Pas koncesioneve vazhdon nje variant tjeter vjedhje

  41. andriuss says:

    cfare eshte ky fare e keqe,lapangjoz,bythlepires dhe kelysh i fares se keqe komuniste qe ne nje dite te bukur na del analist>KA ARDHUR KOHA TE ZHDUKEN NGA FRA KETO LLOJ MONSTRASH.

  42. Majmuni says:

    Ik ore gazetar medioker!!!

  43. taku says:

    Nxirreni mizerien qe keni brenda!! Se per ndryshe do tju shkaterroj…

  44. islam says:

    sa mu be qefi qe nuk te lane te futesh brenda,c’far do atje ti, do japesh mend,ti ske per vete,pale po e ben veten gazetar,demek sa i rendesishem jam vaj medet sa gaazetare si ty ka shqiperia???

  45. vladimir mezini says:

    Bushat ti e mban veten per analist por vetem analist nuk behesh kurre ti je thjesht kokrra e injorantit ti e shikon shume interesin tend lidhur me politiken por cfare do besh kur kjo politike nji dite do te marre fund apo do dalesh te shesesh gazeta neper tirane hajde gazeta TOMORRI BLINI GAZETEN TOMORRI

  46. to be or not to be says:

    Edhe une di te kendoj mire po te kisha qen ne diktature ne Paris, jo te gjithe jane niper te Hysni Kapos si Andi Bushati.
    Ja nje foto me Andin e vogel ne Paris.
    http://spiderinformazione.blogspot.de/2016/05/nipi-i-hysni-kapos.html

  47. fakti says:

    u ke bo si llazore o Bushati !
    po konkuron gazeten 55

    je i neveritshem tashme

  48. to be or not to be says:

    tema nuk i heq komentet se ka xhane andin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje