Kryeministri: Nëse Ahmet Zogu do pyeste kundërshtarët, nuk do kishim sot Bulevard

29 Prill 2016, 22:48Politika TEMA

Kryeministri Rama ka qenë dje mbrëma i ftuar në emisionin “Kapital” të A.Furxhiut.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka qenë kundër kallëzimit në prokurori që Partia Socialiste ka depozituar, për thirrjet e deputetit Sali Berisha për armatosjen e njerëzve. I ftuar në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi, në Vizion Plus, Rama është shprehur  se ka qenë në minorancë me qëndrimin e tij për këtë cështje, pasi deklarata e Berishës nuk duhej marrë seriozisht. “Personazhi është gjithmonë e më qesharak dhe ajo thirrje është shprehje kuptimplotë e shterimit mendor, ezaurimit dhe depresionit të madh, në të cilin ndodhet Partia Demokratike në tërësi. Sali Berishën mund ta hetojë vetëm një sistem drejtësie i cliruar nga mijëra fijet që sot e mbajnë peng. Thirrja e Berishës ishte që njerëzit të rrëmbejnë armët dhe të mbrojnë SHQUP-in nga Reforma në Drejtësi”- ishte komenti I kryeministrit.

I pyetur mbi mbylljen e cështjes së 21 Janarit dhe premtimit të tij se për këtë ngjarje do të vihet drejtësia në vend, Rama tha se nuk ka qenë një premtim electoral që do të realizohej brenda mandatit të parë. “Nuk kam thënë se do të bëjmë drejtësi në 4 vjet. Kam thënë se do t’i shkojmë cështjes deri në fund dhe do të bëjmë cmos që drejtësia të bëjë drejtësi. Nëse jam kaq I vendosur për reformën në drejtësi, një nga arsyet e brendshme është 21 janari. Por ata që kujtojnë se kjo cështje është mbyllur e kanë shumë gabim. Jam shumë kurioz të shoh se cfarë note do të marrin gjykatësit e 21 janarit, pas procesit të skanimit që do të bëhet pas reformës në drejtësi”- ka theksuar kreu i qeverisë.

Përsa i përket afateve për miratimin e reformës në drejtësi dhe “bastit” të tij se kjo reform do të votohet patjetër, Rama u shpreh se nuk ndihet sikur ka humbur ndonjë bast, pasi nuk ka vënë bast se PD do ta votojë këtë reformë. Por për kryeministrin, është mungesa e votave, shkaku përse reforma në drejtësi nuk është votuar ende. “Ne nuk i kemi votat, se po t’i kishim, do ta kishim mbaruar këtë punë sot, të jeni të sigurtë. Edhe për ta cuar në referendum këtë cështje, kërkohen 94 vota dhe ne nuk i kemi. Ne do të insistojmë dhe kam bindjen se PD do ta votojë. Besoj se kjo do të ndodhë para mbylljes së sesionit parlamentar” – ka evidentuar kreu i egzekutivit shqiptar.

Përsa i përket  polemikave mbi stadiumin e ri që do të ndërtohet në Tiranë, kryeministri përsëriti se stadium është një projekt që do tu kshtojë zero lekë shqiptarëve, duke theksuar se pavarësisht kundërshtimeve, ai do të ndërtohet brenda 24 muajve. “Nëse Ahmet Zogu do të kishte dëgjuar kundërshtarët e asaj kohe, ne nuk do të kishim as Bulevardin, as Ansamblin dhe asgjë nga këto që kemi sot. Ai projekt, tashmë ka marrë edhe dakordësinë e shoqatës së arkitektëve, të cilët ishin mjaft kritikë dhe sot, u shprehën se nuk kishin informacion mbi këtë projekt”- ka evidentuar Rama.

Në ballafaqimin që autori i emsionit i ka bërë shifrave, vecanërisht atyre që lidhen me largimin e shqiptarëve jashtë vendit, kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk janë shenjë e dëshpërimit, por shenjë e ambicjes dhe dëshirës, për ta kërkuar zgjidhjen më shpejt, madje për ta kërkuar menjëherë atë. “Edhe unë kam ikur jashtë Shqipërisë. Jo se isha I dëshpëruar, por mendoja se atje ku isha, mund t’i realizoja më shpejt ambicjet e mia. Pastaj u ktheva. Njerëzit vijnë dhe ikin dhe kështu funksionon bota sot”- deklaroi Rama.

Kryeministri e ka kundërshtuar pretendimin e opozitës se favorizon kompani të caktuara, duke u shprehur se asnjë prej tyre, nuk e ka ngritur aktivitetin dhe nuk është fuqizuar në kohën kur ka qenë ai kryeministër. “Flasim për kompani që janë në treg, përpara se Luli t’i hynte politikës”- ishte batuta e kreut të maxhorancës, mbi këtë cështje.

Kryeministri nuk ka pranuar as rritjen e korrupsionit dhe dëmit që I është shkaktuar buxhetit të shtetit nga disa institucione, sic raporton Kontrolli I Lartë I Shtetit. Sipas Ramës, t’i referohesh sot KLSH-së, është njësoj sikur t’i referohesh zyrës së financës së PD-së.

E vetmja gjë që Rama i njohu si “të metë” qeverisjes së tij, ishte se duhej ta kishte bërë 1 vit më shpejt, reformën në sistemin energjitik.

I pyetur nëse e sheh Ben Blushin brenda apo jashtë Partisë Socialiste, përgjigjja e Ramës ka qenë e prerë: “Nuk e shoh fare”.

Ndërsa lidhur me një aleancë me LSI-në edhe në zgjedhjet e vitit 2017, kreu I maxhorancës nuk pranoi ta vinte në diskutim dicka të tillë. “ Nuk ka ndonjë arsye për ta vënë në diskutim, patjetër që po. Të gjithë kur martohen kanë bindjen se janë të përjetshëm, por sot që flasim, kam këtë përgjigje”- tha Rama

16 komente në “Kryeministri: Nëse Ahmet Zogu do pyeste kundërshtarët, nuk do kishim sot Bulevard”

  1. Fatjoni says:

    Ahmet Zogu ishte Mbret dhe diktator njekohesisht. Ti je kryeminister i vendosur atje me vote popullore, dhe do s’do, ti do degjosh dhe zerin e shoqerise civile qe te ka dhene voten. Nuk e ke vatan personal shtetin qe te te beje si te doje kaplloqja ty. Apo te ka kapur megalomania e kultit te individit e po e quan veten diktator? Kujdes, mos mer per kot se ata qe te vune, te fusin dhe shkelmin neser dej.

  2. TARRASI says:

    Ed Shalgjati ka ikur per lesh e nuk llogjikon me … i jane errur syte dhe po behet me keq se Sali Berisha nje here e qemoti kur cdo njeri e kishte gabim pervec tij ….

    Apo ndoshta ishte populli sylesh qe nuk e kuptoi se cfare lloj trapi eshte Ed Shalgjati …

    O nene cna gjeti ne ku na djeg e ku na ferkon Ed Shalgjati ….

    Cfar fatkeqsie cfare katastrofe per Shqiptaret per kete qeveri e forca politike qe kane.

  3. Patrioti says:

    Sdo kishim bulevard pa Zogun,po te pakten do kishim Shen Naumin.

  4. corape kuqi says:

    Boooo booooo. Cfare idiot i frikshemveshte ky.
    Ka filluar te me tremb me shume se saliu.
    Se eshte idiot me pushtet

  5. BOLEVARDI I GJYSHIT says:

    Pse vetem Gjyshi yt Ahmet Zogu dinte te ndertonte bulevard ??

    Pse demokrati Fan Stilian Noli nuk do te ndertonte bulevard ??

  6. mirel says:

    Haha, mendon se eshte ende koha e hyqymetit
    Komplet psikopat.
    Te pakten ne Kohen e Zogut kam lexuar qe ka patur dy librari te shkelqyera, ndersa ti I vure shqelmin Gjeollogjikut
    Cte besh, nuk te ndahem dot pa ti kujtuar bemat e tipit Pustec.
    Dua ti harroj, por te zhberat me mundojne.
    Dhe tani nje Tirane tjeter, e zhbere.
    Sic e thashe me pare, Parku I lojerave eshte nje ure kalimi per tu bere Parking makinash per kullen dhe stadiumin.
    Ka dite qe ben teater duke kercyer nga Wembly te Zogu.
    Palaco I pafytyre. vetem te biznesi e ke mendjen, sic e ke shijuar ne Kohen e Bashkillekut.
    Sa merrje per nje leje ndertimi?
    Ne Shqiperi nuk ka budallenj, por frikacake.

  7. sikur te isha djale says:

    O zoti pallosh,po Ahmet zogun e pueten thua ti?

  8. A says:

    Te gjitha pergjigjet e EDI KRISTAQ ANETA RAMA, genjeshtra dhe demagogji, sepse nuk don dhe nuk din te beje asgje.
    Ne menyre te vecante ka tradhetuar viktimat dhe te renet e 21 JANARIT qe rane dhe u sakrifikuan duke humbur edhe jeten sipas protestes qe ishte organizuan nga Kryetari i Opozites se asaj kohe EDI RAMA, me plumbat e SALI RAM SHEQERE BERISHES. Tung.

  9. Klimax says:

    – Kishim nje kungulleshke, u bene dy kungulleshka!
    – Pse dy?
    – Po sa?
    – Tre!
    – Pse Tre?
    – Po sa?
    – Kater!
    – Pse tre?
    – Po sa?
    – ………!
    Sic duket, nuk ka dyshim qe jemi ne boten e kungulleshkave!
    Te na rroje kungulli i radhes!

  10. Mysafiri says:

    Eshte vertet per te ardhur keq dhe njekohesisht per te patur frike nga ky kryeminister, sepse nuk eshte hera e pare qe mundohet te dale nga situata me ane te batutave te tij pa kripe dhe pa kurfare llogjike. Me ane te nje batute te tille kerkon te anashkaloje transparencen e domosdoshme per ndertimin e nje objekti sa i rendesishem per vendin, aq edhe i kushtueshem. Te besh nje krahasim te tille, pra te krahasosh periudhen e Ahmet Zogut me periudhen e tanishme, ne rastin me te mire tregon se je komplet i papergjegjshem, dhe ne rastin me te keq je nje mashtrues ordiner qe kerkon ti hedhesh hi syve popullit qe te ka besuar postin qe mban.

  11. Rep Lika says:

    Zoti Rama Shqiperia nuk eshte Monarki por Republike Parlamentare, qe ” sovrani ” eshte populli ( ne teori sigurisht ). Edhe pse keni 1 mandat per qeverisje, nuk do te thote qe mund te beni si te doni. Dhe sa per krahasimin me Zogun, nqs ai qe mbret i veteshpallur, Ju i bie te jeni nje kokerr e legenit. Do te mbaheni mend si njeriu qe betonizoi Tiranen.

  12. intelektuali says:

    AHMET ZOGU LA NJE TIRANE ME ARKITEKTURE TE MREKULLUESHME QE E AFRONTE SHQYPNINE ME EVROPEN, EDI RAMA PO LE NJE TIRANE TE MASAKRUAR NGA KULCEDRAT E TIJ PREJ BETONI QE E NJESON SHQYPNINE ME AFRIKEN, BANGLADESHIN, ANGOLEN APO AFGANISTANIN E BOTES SE TRETE

    Pas Ahmet Zogut Enveri e mbushi Vatanin me ndertesa-HALE me pune vullnetare ky sadist gjakatar pa shkolle prishi pazarin e Tiranes dhe e mbylli qendren e vjeter te Zogut me Pallatin sovjetik te Kultures, me pas i dha goces injorante te Fecor Shehut te prishte Bashkine Perle te Tiranes dhe ne vend te Bashkise se Ahmet Zogut Partia e Punes ndertoi Kulcedren e Muzeut Historik si nje MUT komunist ne qender te Tiranes , erdhi Saliu dhe e mbushi me kioska druri ku te hante miu ne mes te dites, por pas Enverit dhe Saliut erdhi TERMINATORI Edi Rama qe prishi lulishten e mrekullueshme te arkitektit te Duces ne qender te qytetit dhe e transformoi ate ne nje varreze shesh ndertimi kur nuk kishte siguruar financimin dhe kishte mbetur pa breke ne bythe. Pak a shume sic veproi me te gjithe lagjet e Tiranes duke e mbushur Kryeqytetin tone dikur si LULE mali me KULCEDRA prej betoni, ashtu sic po kerkon edhe tani me Shen Prokopin dhe Stadiumin e Zogut i trallisur nga lakmia per te bere LEKA ne panikun e humbjes se pushtetit.

    prandaj:

    Duhet t’i pergjigjemi ketij Kryeministri KAQOL dhe LAKMITAR:

    DO TA KISHIM FALUR ARROGANCEN E DALLKAUKUT O EDI RAMA SIKUR TE BEJE EDHE 5 % TE ASAJ QE LA PAS AHMET ZOGU!

  13. polua says:

    Mos keni frike, u a theme une. Ate qe ka bere Edi Rama per tre vjet ne gjithe Shqiperine dhe shtetin, nuk jane bere per 25 vjet. Inatin kije , por hakun s’ja ha dot. Pastaj si njerez medioker dhe shpirtezinj, flisni , eshte tjeter pune. Ky eshte krahu se keqes shqiptare , mbeshtetes te Sali Kriminel Berishes.

    1. intelektuali says:

      Degjo intelektualet o KOQE debili:

      ATE QE I KA BERE TIRONES EDI RAMA NUK E KA BERE AS ENVERI ME SALUN SEBASHKU, KY KAQOL PA SHKOLLE E KA BERE KRYEQYTETIN SI NJE KULCEDER PREJ BETONI DHE NUK MENDON TE PUSHOJE ME KRIMET E TIJ URBANE

  14. MOHIKANI says:

    king power!
    OK.

  15. qytetar says:

    MBRETI ZOG ESHTE PERPJEKUR TE MODERNIZONTE SHQIPERINE ,PA ASNJE INTERES BIZNESI . PUNA E ZOGUT PER AQ KOHE SA QENDROI ISHTE E PA KRAHASUESHME ME KETA PORDHITIKANA SOT .
    RAMA CDO GJE ,E BEN PER INTERESAT E TIJ DHE JO TE POPULLIT ,
    STADIUM MIDIS TIRANES E CILA ESHTE NGARKUAR SHUME GJATE VITEVE TE RAMES NE BASHKI , ESHTE NJE ABSURDITET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje