Përse mbështes vendosjen e kullës mbi stadium?

29 Prill 2016, 20:29Politika TEMA

Nga Artan Fuga

Sepse aty do të luajë ndeshjet e veta kombëtarja e futbollit.

Pse duhet të vendoset flamuri kombëtar?

Ku tjetër ka ditur strategjia ekonomike e Shqipërisë ta orientojë kapitalin privat veçse në kulla betoni, baj e fut beton nëpër shkallë.

Kulla është simboli i historisë shqiptare së fundmi.

Ajo kullë shkon shumë mirë me simulimin imagjinar të hartës të Shqipërisë.

Cfarë dreqin keni?

A nuk personifikon kulla Shqipërinë e këtyre viteve?

Po ju them se kjo nuk diskutohet.

Kullat boshatisën territorret e Shqipërisë dhe i hypën shqiptarët si majmuna nëpër katrahura betoni të tipit më mediokër dha banal duke i hequr nga malet, kodrat, lumenjtë, brigjet e vendit.

Kullat na bënë të besojnë se kemi ritme rritjeje dhe me beton e hekur shëmbën ekonominë shqiptare duke krijuar gropën thithëse të të gjithë kapitaleve të shqiptarëve.

Kulla hangri ekonominë shqiptare.

A nuk e shkatërroi qytetin kulla duke ngushtuar rrugët, shëmbur monumentet historike, betonizuar?

A nuk na morri ajrin dhe detin, dhe hënën dhe pejsazhin Kulla?

Kulla, a nuk na vrau, na dogji, na cmendi, na sëmuri?

A nuk i përzuri nga qyteti i ndytë kulla pushtetarët dhe pasanikët duke i cuar të jetojnë andej jashtë Tiranës?

A nuk na la vetëm ne budallenjtë dhe naivët që nuk dimë të marrim vota Kulla në Tiranë?

A nuk po zëvendësojmë me kulla pemët, parqet, lulishtet?

Pra kulla është simboli i kombit shqiptar.

Si të mos valvitet kulla mbi stadium ku do të luajë kombëtarja ?

A jeni në vete more ju që e kundërshtoni.

Ne nuk jemi qytetërim i ilirëve, as i osmanëve, as i kinezëve, as robokopëve, por i kullave.

Ne jemi majmuna të ngjitur në kulla.

Madje unë them që edhe stadiumin ta heqim dhe të luajmë futboll ke tarraca e kullës.

15 komente në “Përse mbështes vendosjen e kullës mbi stadium?”

  1. malukati says:

    haa haaa haa!!
    e fort ajo ” futboll ke taraca e kulles”!!!
    haaaaaaaaaaaaaa!!!
    po e kemi tradit na shqiptart kullen e ngujimit,kullen e barit.. kullen e xhamis…..
    tash do bejm kull sporti!!!
    dhe do hypim si majmunat n maj t kulles me lujt me top!!!

  2. malukati says:

    po kur na qiti si shembull edhe stadjumin e torontos qe ka kull ky gjatoshi me llafe majmuni!
    pash ne internet.
    kulla e stadjumit te torontos ishte ndertu per me mbajt me kabllo celiku mbulesen plastike te stadjumit se ishte stadjum komplet i mbulu
    pasi u prish mbulesa plastike nga hapje mbylljet u zvendsu me mbules te palevizshme…
    kurse ky rama po na e krahaso ate kullen me kull bisnesi

  3. england says:

    Jo more profesor do luajme futboll tek fusha e shallvareve!Ne fakt brezit tuaj i ka ngel sahati tek topat prej lecke,dhe tek fushat e hapura ku serviret fara luledielli dhe cigare te hapura,ju nuk mund ta perkrahni modernen dhe te bukuren,ju jeni kundra nje ambienti ku vec futbollit nje here ne jave,pjesen tjeter te kohes te jete e mbushur me funksione te tjera,keto ndertesa multi-funksionale ju erresojne pamjen (sigurisht kur keto vepra ndertohen nga forca politike qe ju nuk i perkrahni) Ju profesor rrini si ai tigri qe eshte ne pritje per te ju versulur e ta kape prehen e tij,dhe ju rrini pas jehones se ndonje lajmi gati per te ju hedhur ne “gryke” qeverise,por kete rradhe me nje ironi te trashe si dhe koka qe mbani mbi shpatulla zoti Fuga.

  4. Ardit says:

    Nuk ngeli halexhi,berber e ne fund ish-profesor pa u bere arkitekt e urbanist keto dite…vetem arkitekti projektit nuk ka folur.
    Apo ka foulur por mendimet e Fuges e halexhinjve te tjere jane me profesionale. Pika…

  5. HAHAHHHHHAHHAHAHAHAHAHHAHAAHHAHAHHA
    AAAAAAAAAAAHHHHHHHHHHHHHHHHAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

    KULLA E KARIT !!!!!!!!!!!

    PO THUJ MER TAJ XHAMIA
    STILI ARAB I SHQYPNIES

  6. MELAMIN BERATI dhe GAZMEND MAJMUNI says:

    Alo Çimiiiii,
    Po ne çfare Kulle je futur ore Majmun ?
    As Gaz Paja me ftesë se kuptoi Dëgjesen e Edit.
    Dëgjoje prapë Dëgjesën se do të bëj ca Pyetje.
    1. Njeriu e ka prejardhjen nga Majmuni ?
    2. Majmuni e ka prejardhjen nga Njeriu ?
    3. Apo keta Pusht-etaret duan te na bejne Majmuna ?
    4. Apo keta Pusht-etaret i kemi me keq se Majmuna ?

  7. sul burrisha nanen ta kisha says:

    osht kulla e ngujimit ku do futen futbollistat e kombtares masi t pallohen ne eurojan. dhe do hyjn me u nguju se do i rrafin tifozat masanej!

  8. Nb says:

    Dale se nuk kemi pare gje akoma…

  9. REZI says:

    kur hiqet filozof ky Fuga…po pak kulla keni ndërtuar? C’punë prish kulla tek stadiumi+ Sa për dijeni, unë hypa në verë tek kulla e Korcës dhe u kënaqa duke e soditur qytetin nga lart. Shumë bukur. Lëreni ore qeverinë të punojë, ju ka hedhur trutë e gomarit Berisha të gjithëve…

  10. GK says:

    Pasi kryeministri yne na deklaroi me zemer ne dore per pasurine dhe te ardhurat e tij,tani Ai me nje eksperience te madhe nga bashkia,din shume mire se si te hape fronte per te perfituar ……….nga cdo leje ndertimi qe Ai jepte ne kohen e tij te arte si kryebashkiak merete perqindjen ne xhep ,tani me te vertete na habit dhe mallengjen kur propozon dhe mbeshtet projektin e stadiumit kombetar.Ne te gjithe boten me pare behen projekte 5 vjecare 10 e njezet e 50 vjecare per urbanistiken.Vetem ketu ne Shqiperi populli Yne voton jo per programet e partive ,por per personin.Tani ky eshte ne fuqi,dhe hap e mbyll syte na propozon ose surprizon duke marre vendime do te bejme kete…….. do te bejme ate……….. me te vertete katrahure drame Shqiptare. Thuaju dhe mbyllja gojen te gjitha partive politike se po ndenjet urte do ju jap nga nje kat nga kulla e bisnesit te stadiumit.Urra Edi Rama eshte garip cun Tirone. Ky eshte stili i gjithe politikaneve Shqiptare per 25 vjet moho dhe shaj ah komunizmi dhe Enver Hoxha …………….Tani ah Sali barbari Berisha………dhe me vone ah Edi Rama…………… Edi e ka zakon te dale jashte harmonise se ngjyrave,harmonise se permasave…..si corapet e tij te kuqe me kostume klasike, apo streha apo kapelja e kryeministrise jashte karakterit kompozicional te nderteses tipike klasike te kryeministrise,vetem se i mungon me vu shkronja ” HOTEL MERRE ME LENG ” me drita te kuqe pse jo……………… ? Ju lutem ajo stonon plotesisht me harmonine e bllokut te ndertesave perreth te arkitektures se persosur klasike e kompozuar nga gjenite inxhinieret Italiane te ndertimeve te qyteteve boterore. Sa per stadiumin e Torontos me shume dashamiresi i propozoj Zotit Rama te vi ketu ne Toronto dhe ta shohim me syte tane nga te gjitha anet. Nuk ka KULLE qofte dhe vrojtimi.

  11. londi says:

    Shikoni kafsheria si shprehet, kur esht koqe ne opinion ky demek profesori e lene mo te tjeret, o qifsh veren or profesor me gjith keta mediokerat e tjer, jeni mesu me luajt me top lecke o karagjoz, ju qe flisni per stadium nuk keni pa fare stadiume klasi por dhe dhe stadiumin qemal stafa besoj se e keni pa tuj kalu, ju boni komente thjesht per inatin qe po e bon rama dhe nuk e boni ai shpellari I juaj, ju bukuri quani vetem torten e pavarsis ku fuga u shqy tuj hanger e tuj shkruajt se bashku me keta toca e tjer.

  12. korcari says:

    Se kuptoj kte mani qe paskan me kullat kta…edhe ne korce na e ngriten nje kulle si ciban ne mes te qytetit..

  13. illi says:

    Kudo ne shtypin e ketyre diteve diskutohet duhet apo nuk duhet kulla, do te rruhet apo jo fasada historike e QS-es, etj ceshtje te kesaj natyre, per te cilat gjuha mund te vertitet nga te gjitha anet me argumente pro e kunder. Por fare pak perqendrohet diskutimi te thelbi i ceshtjes: transparenca e financimit dhe kushtet e kontrates me investitorin. Sot federata dhe shteti jane pronare te stadiumit me respektivisht 75% dhe 25%. Si do te jene ra portet e pronesise neser: sa perqind do te mbaje shteti, sa federata dhe sa investitori? Pasi federata duke qene pronare e 75% duhet ta kuptoje se administron nje aset kombetar e jo dicka qe ja ka lene babai. Nga ana tjeter, qeveria me 25% nuk mund ti lejoje vetes, qofte edhe me justifikimin e pamundesise pdr te investuar vete, qe investitori te “livadhise” financiarisht, pasi nuk kemi te bejme me nje fuahe prioritare te zhvillimit te vendit. Prandaj duhet kembngulur te transparenca e financimit, qe te mos ndodhi si me koncensionet e deritashme si Rinasi etj, ku investitori e shumefishon investimin e tij, nderkohe qe asetet kombetare, pavaresisht faktit se kush i ka ne pronesi (ne te vertete ne administrim), zvogelohen drejt zeros. E thene ndryshe pjesa e stadiumit do te jete edhe me tej ne pronesi te federates? Po pjesa e qeverise ne stadium dhe ne kulle cila do te jete?

  14. Leonard Zissi says:

    Për kullën Eiffel në Paris tregojnë një histori. Kundër ndërtimit të saj në vitin 1889, ka pasur shumë zëra kritikë. Ndërmjet të tjerëve ka qënë edhe shkrimtari i njohur Gi de Mopossant. Pas ndërtimit të saj, Gi de Mopossanti ka qënë një frekuentues i rregullt i kafenesë që ndodhej brenda në Kullë. Një ditë miqtë e tij e pyetën, se pse ai që ishte një nga kritikët më të mëdhej të ndërtimit të Kullës, tani është një nga frekuentuesit më të mëdhej të kafenesë së saj, për të cilën de Moposasanti u përgjigj :
    – Pikërisht, duke qënë në kafene, nuk e shoh pamjen e jashtme të saj. –
    Ndoshta edhe kritikët tanë më të mëdhej të ndërtimit të kullës të stadiumit të ri kombëtar, një ditë mund të jenë freekuentuesit më të rregullt të kafenesë së saj dhe do të japin të njëjtën përgjigje që dha Gi de Mopssanti për Kullën Eiffel.

  15. Treviso says:

    Nuk dua te jap mendim nese duhet apo nuk duhet kulla, por dua te them se nuk eshte vendi i pershtatshem per ta rindertuar stadjumin po aty ku eshte. Eshte jasht çdo lloj norme rindertimi i stadjumit ne mes te Kryeqytetit. Ne kohe ndeshje Tirana del jasht çdo lloj kontrolli. Qndra e Tiranes eshte eshte e mbipopulluar dhe stadjumi do te jete si nje mine me sahat. Si eshte menduar pritja e tifozeve me ate qarkullim qe ka Tirana sot?
    Ku do te qarkullojne automjetet dhe ku do te parkexhohen ne raste ndeshjes. Apo eshte zgjidhur problemi i transportit se funksionojne metrot?
    Do te jete e pafalshme ndertimi i stadjumit po ne ate vend. Per muanuk ka rendesi nese ndertohet kulla apo jo, por aty ku e ka menduar Edi Rama nuk duhet te behet, jo se nuk dua une por duhen marre parasyshe te gjitha kushtet qe kerkon nje stadjum nderkombetar. Qeveria po mendon vetem per bukurine e stadjumit pa menduar se çfar pasojash do ti sjelle qytetit kur te luhen ndeshje nderkombetare. Stadjumi duhet te jete ndermjet autostrades dhe aeroportit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje