Rama: Debat i kotë! Ja pse do ndërtohet stadiumi me kullë

29 Prill 2016, 15:11Politika TEMA

Në një dëgjesë publike për “Arenën Kombëtare”, Kryeministri Edi Rama mbrojti projektin për stadiumin e ri, duke dhënë për këtë disa arsye. Ai e quajti të pakuptimtë debatin e nisur për kullën e tij.

“Stadiumet me kullë nuk janë shpikje e kësaj kohe dhe nuk është shpikje e arkitektëve italianë. Do të isha i lumtur sikur të bënim ne të parën kullë, pavarësisht gjithë baltës dhe keqkuptimeve. Por nuk është e para. Kullat dhe stadiumi kanë bashkëjetuar qysh në vitet e para të shekullit të kaluar. Mjafton të shohësh “Olimpia Stadion”, stadiumin aktual të Firences me kullën e vjetër të ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, plot e plot stadiumeetë gjeneratës së fundit që kanë kullën si element”, u shpreh Rama.

Së dyti, sipas kryeministrit, kulla është kërkuar me ngulm nga arkitekti dhe studioja.

“Kulla është një element i kërkuar me këmbëngulje nga arkitekti dhe studioja si elementi ikonik i projektit të stadiumit të ri që reflekton qoftë kulturalisht raportin e arkitektit me traditën në tërësi dhe me ansamblin në fjalë në veçanti dhe i jep stadiumit një shenjë domethënëse dhe tërheqëse si pjesë të veten”, u shpreh ai.

Së fundmi, por jo më pak të rëndësishme, Rama renditi financimin.

“Stadiumi sot vlerësohet 50 mln euro dhe punimet me siguri mund të kërkojnë edhe financim shtesë. Nga kush i prisni ju që të ndërtojë stadiumin?! Nga qeveria?! Buxheti?! Asnjëherë! E pamundur! Nga federata? E pamundur. E vetmja mundësi është ajo që i drejtohen qeveri shumë më të pasura se e jona, partneriteti publik privat”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se projekti ka marrë vlerësimin maksimal nga UEFA dhe foli për një bisedë me përfaqësuesin e qeverisë së futbollit europian, i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të projektit, raporton TCH.

“Një përfaqësues i lartë i saj ishte në prezantim dhe dha vlerësimin maksimal të projektit. Ai më pyeste vazhdimisht; A jeni të sigurtë që mund ta realizoni? Se ky është një nga stadiumet më të bukura të botës”, rrefeu Rama.

15 komente në “Rama: Debat i kotë! Ja pse do ndërtohet stadiumi me kullë”

  1. Shqiptar i Ndershëm says:

    Ja pra e tregove më në fund cili është Qëllimi i Vërtetë i Kullës:
    [SHËRBIMI NDAJ OLIGARKISË].

    SHËNIM:
    Herë tjetër, Tregoni të vërtetën që në fillim Z. KRYEMINISTËR.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Un nuk jam as arkitekt dhe as biznesmen…me ben pershtypje nje dicka fare e thjeshte. te cilen mund ta konceptoj gjithkush….perse duhet te perzjehet nje kryeminister me urbanistiken e qytetit?pastaj llogjika tte con qe syadiumi i ri mund te ndertohet ne nje zone te pashfrytezuar dhe me hapesira per te ardhmen….perse duhet te ngjeshet aty keq e keq ne qender?perse nxiton kaq shume ky rilindasi?

  2. dhipi toms says:

    O legen o burr kurv…kullen e do arkitekti apo ti me çunin e vali leskajt? Po si nuk u ngopet o plehra qe e kthyet kete qytet ne favela?! Po per lesh do ikni nje dite dhe mall nga hundet do jua bejne femijet leket qe keni vene….pttttuuuuu

  3. Sit back and relaks says:

    Ore gjatosh, edhe perles kur e vendos duhet ti gjesh vendin se c’vlere ka perla fjala vjen po ta vendosesh ne mes te mutit. Sa per kullen ajo do jete tribuna VIP e stadiumit, aty Koqo koqedhima me VIPAT e tjere te leshti mund te shohin rehat larg llumit ndeshjet e futbollit.

  4. Sokol says:

    Cfare eshte ky stadium kombetar ore mu ne qender te kryeqytetit,na gjeni nje qytet ne bote qe ta kete keshtu.Asnje.Stadiumi duhet ndertuar ne periferi te qytetit, si kudo ne bote. Ishte ideal projekti i Nanos kur ishte kryeminister, stadiumi ne fushat mes Laknasit dhe Rinasit dhe treni i shpejte Tirane-Rinas-Durres qe te conte atje.

  5. zef says:

    Balte, baltosje, nje lum me balte, genje te gejnejme se dicka del,
    media qe baltosin, media qe shpifin, njerzit e Saliut, Shqupasit,
    etj, etj, Keto jane shprehjet e Rames qysh ne kah te heres qe
    ka ardhur ne pushtet.

  6. Erjon says:

    o kafshe qe te votuam pa te njohur!!!!arrogant i felliqur!!!!! Ske faj ti tani qe te pelqen vetem mendja jote! Shtet kurvash!!!

  7. maximus says:

    me mire ky stadium ne mes te tiranes, se sa ajo minareja e sulltanit erdogan ne mes te tiranes dhe me e keqja, shume afer me te MADHIN GJERGJ KASTRIOTI, po kjo gje nuk i shqeteson turqit shqipfoles te shqiperise, edhe nje gje, stadiumi prishet ne ç’do kohe, por objekti i kultit ne rastin konkret xhamija do te jete aty edhe per shekuj te tjere si nje gozhde e perjetshme ne historine dhe kulturen tone, dhe si nje objekt qe do nxjere me mijera e mijera kamikaze te devotshem per te hedhur edhe veten e tyre ne ere , vetem si e si te mbrojne stergjysherit e tyre te anadollit.

  8. ekonomisti says:

    y “partneritet public” eshtdhenije e prones publike ke pivati.
    “hajde ti firm private dhe nderto nji palat kull ktu ke prona publke”. ky esht celsi I ksaj qe po ndodh dhe natyriht nuk ta jep kush kot token badihava,ne mes te tiranes dhe “me cmim partneriti p”
    do mushesh xhepin e atij qe firmos qe ta besh ate project. dhe kush vendos?
    natyrisht kryetar kari si strumullar bari..
    nse do jeper “me partneritet publk” te behn publike cmimet.
    d m th. e kujt esht kulla qe do ndertohet,pronari pra.
    a kushton toka qe ajo ze. dhe e kujt esht toka qe I jepet ksaj firme ndertimi “partnere”.
    kshtu behen llogarit,e jo jam tash kryelesh I shtetit pershesh dhe bej ca te du me pronat e shtetit!!!!
    cohune njerez dhe mos beni gam gam pr lodrat e kalamajve te liqeni,se ato jan vetem nje “loder fmijsh” ne krahasim me kte uzurpim te tokes publike qe po I ben Rama me te tijt ke kjo “tadjum stori”…
    kjo qe don me bo rama esht thjesht nje privatizim me hile e stadjumit qemal stafa.
    ersht vjedhje e prones publike.

  9. abaz llamarina nga tufina says:

    Kulla esht shperblimi .
    Ti nderto stadjumin tula llac cimento beton,un te jap tok ne zonen me t mir te tiranes dhe leje ndertimi per 20 katsh.!
    sa koshto 20 katshi?
    3000euro metri katror,te pakten,me von behet edhe kater,
    1000 metra katror siperfaqja e nje kati bejn 3 miljon euro nji kat
    20 katebejn 60 miljon euro ne treg.
    po garazhet nentoksore,normalisht dy kateqe jan te lakmueshmeper diskoteka e klube nate dhe qe shiten edhe me shtrenjt madje dyfishin e cmimit te kateve.po katet e para dhe te dyta e te treat qe jan zyra e dyqane dhe shiten edhe ato edhe me shtrenjt sesa ato te sipermet?!
    vlera e kulles nese shite qe te nesermen e ndertimit te saj I arrin afersisht 100 miljon euro.
    stadjumi kuston 5o miljon. 50 miljon fitim
    ndahet ndermjet firmes ndertuese,kryeministrit,shefit te federates,e ca ministra e deputet marrin nganji cop torte gjithashtu..
    ky osht pazari.
    se si gjithnji “bossat bejn pazar”
    populli ha kar!
    ka thon qif kapertoni nga washingtoni

  10. mirel says:

    E nxorri fytyren e vertete.
    Ne PS u fut qe te mundte Saliun thjesht per biznese te tilla mjaft fitimprurese.
    aq hapur Salua nuk doli as ndaj varrezave Kombetare as ndaj planimetrise se qendres se Tiranes.
    Kjo lloj deklarate eshte ne thelb diktatoriale.
    Kulla do behet, e kam vendosur dhe ikni pirdhuni.
    Tani dhe Gregori duhet te kete pjesen e fitimeve.
    Sa te bejme dhe varrezat e deshmoreve, kulla per Zahon.
    Hani shqiptare mut, qe votuat per nje njeri qe eshte kaste me bandat.
    Banda qe po ju vrasin dhe Valbonen edhe Vjosen,
    I tille kriminel eshte krimineli I Pustecit

  11. england says:

    Ketij forumi sot per ndertimin e stadiumit i jane qasur dhe shume nga ata qe lexojne dy 5-at e Fahriut,dhe pacavuren e PD-se!
    Harrojne qe njeriu anti-sport i qeverise se kaluar per 8 vite rresht jo qe nuk e perkrahu asnjehere futbollin dhe sportin ne pergjithesi,por me ane te kombetares donte te perfitonte politikisht,nderkohe qe kjo qeveri hapi dyert ne Elbasan Arena dhe i mundesoi gjithe shqiptareve anembane kudo ku jane te shohin kombetaren e tyre ne nje stadium normal,me parametra te kohes,dhe jo ne mocalishten qe quhet Qemal Stafa,te lene pas dore pikerisht nga njeriu qe nuk ka lidhje me futbollin dhe per fat te keq ka qene ne krye te atij shteti per shume vite,nderkohe nje tjeter stadium ne Shkoder kete rradhe po ndertohet akoma me modern per ta cu akoma me perpara futbollin ne ate vend,dhe ne nje kohe qe te gjithe shqiptaret me padurim presin qe stadiumi modern ne Tirane te ndertohet sa me shpejt,na dalin ca njerez me kapele si Tos Lubonja qe nuk e di se ku eshte stadiumi,dhe jo me te shkoje ndonjehere te shohe atje cunat e kombetares,dhe na tregon arrat,se si duhet apo se si nuk duhet stadiumi,.Une nuk e di se ku e gjen kurajon ky njeri qe te beje specialistin ne cdo fushe te jetes vetem se ka fatin te dale ne ekrane televizive,pa e llogaritur pastaj Lulen e SHQUP-it qe leh kot pasi si kryetari hije i partise ja kerkon detyra te kundershtoje cdo gje qe ben qeveria,edhe kur nuk ja ka idene se si funksionon nje ndertese e tille qe quhet stadium,pasi Lulja nuk e di qe brenda asaj ndertese luhet futboll,pra jane dy skuadra me nga 11 lojtare qe rendin pas nje topi per ta cuar ne rrjete,e ku ti dije i ziu Lul keto,ai nuk di ku ka koken,pasi gjysmen tjeter t e familjes e ka ne Hollande dhe i duhet qe te kujdeset per ta,nuk ka ku ta mbaje mendjen i shkreti njeri.
    Dhe ne fund nese ne ate vend ka akoma nostalgjike se stadiumi duhet te jete thjesht nje fushe me ca shkalle qe e rrethojne dhe vetem kaq,kjo i perket se kaluares,stadiumet neper bote jane multi-funksionale,dhe jo thjesht nje ndertese qe frekuentohet vetem nje dite ne jave..

  12. Shqiptar i Ndershëm says:

    Berisha & Rama & Meta,
    Dhe Shumë Eksponentë Partiakë që Kanë Zaptuar Politikën dhe Shqipërinë,
    Pavarësisht formës së ndryshme, në thelb janë njësoj: Produkte Mediokër Pasardhës të PPSH-së.
    Edi Rama ishte 2 Metër Shtatlartë, Por si Basketbollist ishte MEDIOKËR.
    Edi Rama ishte me Diplomë Konservatori, Por si Piktor ishte MEDIOKËR.
    Edi Rama ishte 2 Herë Kryetar Bashkie, Por vetëm Pikturoi Pallatet dhe Betonizoi Kryeqytetin.
    Edi Rama është 3 Vjetë Kryeministër që propagandon “sukseset” dhe batutat, Por shqiptarët e varfër po marrin Arratinë.

  13. Christopher Columbus says:

    Shume stadiume ne evrome jane ndertuar me Hotele , qendra bisnesi dhe banesa residenciale.

    Ke stadiumin e Arsenalit, Chelsea, dije pash dhe stadiunin Olimpik ne Kiev, stadiumi i ardhshem i Tottenhamit.

    Ca jane kta more qe nuk duan te behet asjge ne ate vend.

    Eshte xhelosia per Ramen qe ka vision dhe per qeverin qe po punon si asnje qeveri e meparshame.

    1. CRISTOFORO COLOMBO says:

      Ato qe shkruani ju kane vertetesi te pjesshme.
      1.
      Nuk eshte e vertete qe nuk duam te behen ndertime ne Shqiperi.
      2.
      Stadiumi i Ri Kombetar ne Qender te Kryeqytetit aktualisht eshte Absurditet.
      3.
      Stadiumi i Vjeter “Qemal Stafa” mund te reformohet pa u shkaterruar per aktivitete me te vogla.
      4.
      Vendimi per Objekte Kombetare behet pas Konsultimeve me Popullin Shqiptar dhe jo ne rreth te mbyllur.
      Stadiumi Kombetar Shqiptar nuk duhet te jete vendim i njeanshem berishist ose ramist, por Vendim i Popullit Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje