Mynyr Koni mund të na nxjerre gjuhën të gjithëve tani. Bëri gjithë këtë gjullurdi, futi në valle me ministra, kryeministra, presidentë dhe ish presidentë, shtypin, intelektualë dhe media, dhe një ditë të bukur tha që nuk i mbaj mend ata që më kërcënuan! Nuk i mbante mend se kush e kërcënoi, edhe pse u mbyll pesë ditë dhe nuk dilte nga shtëpia! Nuk bënte dot një identikit të kërcënuesve dhe as i identifikonte dot në foto!
Ky është rektori i ri që ne do të kemi. Mynir Koni është njeriu i cili do të udhëheqë Universitetin e Tiranës, më të vjetrin dhe me tradita në vend. Do udhëheqë një qëndër që përveçse akademike, është edhe një qendër lirie.
Nga universitetet janë përmbysur diktaturat, jo vetëm në Shqipëri por edhe kudo. Universitetet janë streha e antikonformizmit. Dhe të vetmin universitet të hajrit që kemi, do ta drejtojë për katër vitet që vijnë një njeri i cili pasi bëri lëmsh gjithë dynjanë kur u thirr për të identifikuar kërcënuesit, tha që nuk i mban mend.
Pas kësaj, Mynyri, mendon ta çojë tymin fjollë dhe të kullandrisë universitetin, influencën e tij, tenderat e tij, pronat e tij. Kuptohet në bashkëpunim me një tjetër, që quhet Dhori Kule. Që mos harrojmë, Dhori Kule u zgjodh për herë të pestë në drejtimin e një institucioni akademik, i cili është Fakulteti i Ekonomisë. Edhe këtë e kishte zënë amnezia. Nuk i mbante mend kërcënuesit. Në mes të tymit, Dhori u rizgjodh dekan duke eleminuar një profesioniste të zonjën si Areti Stringën. Por Dhorin e njohim. Është me çdo pushtet, deri sa ky i garanton postin.
E gjithë afera e zgjedhjes së rektorit, ka pisllëqe brenda. Brenda ka qenë edhe kërcënimi, edhe gangsterët, edhe rivalja që donte me çdo mjet të bëhej rektore. Mynyri e ka njohur kërcënuesin, edhe Dhori gjithashtu. Përndryshe Berisha nuk kishte parë ëndër dhe të dilte dhe përmendëte Shullazin. Rama e njihte kërcënuesin ndryshe nuk ka pse mos t’ia përmendë emrin. Të gjithë do të mundohen të nxjerrin përfitimet e tyre nga kjo aferë. Por ai që u përdor ishte opinioni publik. I cili nuk ka pse lejohet të përdoret në këtë mënyrë.
Disa ditë përpara, kryetari i bashkisë së Lushnjes, u kap në një video ku kërcënonte një fatkeqe që shiste për bukën e gojës, se do ti fuste portofolin në gojë. Reagimi ndaj këtij gjesti, bëri që ai të kërkonte pajtim. Intelektualët e Tiranës u revoltuan me shitësen e cila paskësh tradhëtuar kauzën, duke harruar se emancipimi i popullatës, nuk është aksion që vjen nga poshtë por nga lart. Dhe si mund ti kërkojmë ne dinjitet nënës së 11 fëmijëve nga Lushnja, kur një alamet profesori këtu në Tiranë, befas humbet kujtesën?
E vërteta është që zgjedhjet për rektor, ishin të kompromentuara që nga momenti kur Berisha denoncoi kërcënimin. Që në këtë çast, prokuroria duhej të ndërhynte dhe të merrte si të pandehur jo vetëm kërcënuesin, por edhe porositësin dhe viktimën e presupozuar. Pasi ja ku jemi në situatën ku jemi përdorur të gjithë dhe nuk e dimë se kush është viktima dhe kush fajtori.
Ndërsa ministrja e arsimit duhet të anullojë këto zgjedhje, pasi janë të kompromentuara rëndë, jo vetëm penalisht por edhe moralisht. Nuk mun d ti lihet e ardhmja e brezit të ri një rektori si Mynyri dhe dekani si Dhori.
Nëse kjo nuk ndodh, nëse Koni vazhdon dhe nuk e mban mend autorin e kërcënimit dhe vazhdon dhe është rektor, i bie që Rama e di kush është kërcënuesi, e ka mik, dhe me Konin ka bërë pakt që mos ta denoncojë me emër në këmbim të ndenjtjes rektor. Atëhere duhet të japë dorëheqjen Rama. Pasi dikush këtu jo vetëm ka frikë, por e ka edhe mik krimin. Dhe ky, kushdo qoftë, i duhet krimit, por neve nuk na duhet./dritare.net
Ky duket qe ne fytyre qe eshte BQ.Surrat mi halesh.
Sa poshte ka rone dinjiteti I studenteve , te cilet nuk ngrihen per te protestuar ndaj ketij rektori ,po qendrojne sic qendrojne zogjte para kllockes .po prinderit e studenteve cfare presin, pse nuk e ngrejne zerin dhe te thone qe ky rektor pa personaliet te largohet vete ,duke dhone doreheqje, ose per ndryshe ne do te ngrihemi dhe do ta largojme me “forcen” e pushtetit prinderor nga ajo karrike qe ja dhuruan falangrat e Krimit……
Po pse or Dritan! Sikur te te rrembejne ty me te shtyra, te fusin ne nje makine, te kercenojne me jeten e femijes (larg qofshin te gjithe nga ty personalisht), a do te merakoseshe per te mbajtur mend fytyra, identikite, etj???!!! Shullazi mund te mos kete qene fare ne makine, apo ka qene dhe ka ndenjur ne sedilen e pasme per te mos u pare. Mund te kene qene fare mire larot e Shullazit qe kercenojne ne emer te Shullazit dhe qe policia e Saimirkes nuk pati bythe t’i arrestonte sepse urdheroi “shefi” duke thene “Nuk keni pune me djemte”.
A nuk ishte fakt qe Mynyri dha doreheqjen (sic do te bente cdo intelektual i zakonshem ne kete vend mafiozesh, ne vend qe te kerkonte edhe ai te fortin e krahut te vet), a nuk ishte fakt qe Mynyri la fushaten dhe shkoi ne Itali per te marre te bijen, a nuk ishte fakt edhe qe Mynyrit ju anullua doreheqja pas nderhyrjes se Ministres se Rames. Cfare doni me teper se kaq?
Nje njeri normal o Kiu kur e kercenojne me jeten e femijes, jo vetem e mban mend fytyren e personit, por mbasi armatoset del dhe e kerkon qe ti marre shpirtin atij biri kurve. Ose nese nuk ka fuqi e guxim ta beje kete, e merr edhe familjen dhe iken jashte Shqiperise. Ky ka paska shkuar ne Itali dhe ka sjelle edhe vajzen ne Tirane!!!! A e kupton dot ti kete veprim???? Dritani ne shkrimin e tij pyet se si ka mundesi qe tani qe ai i ka marre te gjitha garancite nga Rama dhe Berisha, pavaresisht se eshte tashme Rektor i UT, nuk denoncon ne polici ate qe i ka ndodhur???? Ti Kiu duhet ta kuptosh se Mynyri arriti te zgjidhet Rektor duke perdorur cdo gje tjeter me perjashtim te formimit akademik qe i mungon plotesisht.
Prinderit nuk dine ne cilen proteste te shkojne me pare ?
Po Elona
Tamam si Tore Bytha
Te pakten gjysma e tirones e din se kush eshte torja
Te me fale torja por ky menyri eshte kopje torja
……as një presje nuk i heq!
DRITAN je shume i sakt dhe shume dinjitoz
Po me kurva te tilla nuk behet shqiperia
Arsyetimet jane shkencerisht te sakta. Uroj qe te mos bien vetem ne “veshe te shurdher” Kam edhe une mendimin tim: Ku “gatuan” dhori kule bie vetem KOLERA.
Me respekt V.Duka
Respekte per artikullin DINJITOZ, bravo
Koni eshte katnar nga Maminasi ! Diplomat qe ka marre nuk e bejne aspak te ndryshem nga bashkefshataret e rrethinave te Tirones qe, siç e thote kenga, “katunar o s…kapuç, vjen ne Tirane pêr nje kokerr rrush” ! Tani do ta shihni ç’do t’i beje universitetit ky njeri edhe me ndihmen e ligjit te ri te PS !
S’duhet harruar thenia e madhe e Qazim Mulletit te Pare : “katnari ne qytet, atdheu ne rrezik”!
Ne kete vend çudia me e madhe tre dite zgjat, keshtu edhe ky pisek i rradhes do te harrohet, si gjithe te tjeret. A nuk u harrua “tragjedia” kombetare, ajo qe nje fare Durim Bami do te na ‘vriste’ kryetarin e Kuvendit? Vetem nje gje me merakos. Si ka mundesi qe Prokuroria e Pergjithshme, vihet tak-fak ne levizje, nga nje denoncim i Berishes me emer dhe mbiemer, icili ne kete rast kerkoi dhe koken e kryeministrit aktual si organizuesin, sipas tij, kur personi qe akuzoi Berisha, pra Shullazi, livadhiste edhe ne kohen e tij, apo siç pretendon policia, ia kishte bere denoncimin Prokurorise, qysh ne shkurt, per akuzat qe ai aktualisht eshte ne burg? Megjithate aty e kane Shullazin. Uje te zi t’i nxjerrin dhe te vene pikat mbi ‘I’. Shullazi do te denohet, jo per kete rast, por po e perseris afera e ‘profesoreve’ do te harrohet dhe ata, mbase ikane bere sherbimin e rradhes politikes dhe per kete u shperblyen. Po te jete kjo e vertet do te jete nje turp per ta qe do t’u rendoje gjate ne ndergjegje, po qe se e kane edhe ate.
Beteja eshte Koni vs Rama
Rama qe nxorri jashte kufijve Frokun qe kishte vrare nje kryekomisar.
Rama qe hesht per vrasjen e Santos.
Rama qe ka ushtare e kobure ata qe vrane agjentine SHISH ne Durres.
Rama qe e di emrin e atij qe ka vrare gjyqtarin Konomi ne Vlore. Hila duhet ta dije se i dyshuari kryesor, pra ekzekutuesi i tij , eshte Emiliano Shullazi.
Urdheruesit fshihen ose nen titul Prof.Dr ose ne ndonje zyre qeverie.
Si gjithmone Dritan Hila dinjitoz ne shkrimet e tij.
Te lumte dora Edi! Respekte!
Bravo zoti Hila,
Meriton nje big up!
Ministria dhe presidenti duhet te verifikojne gjithe akuzat e ngritura nga nje profesor tjeter?
Shume i qarte Dritani Exellent
Nuk kam lexuar prej kohesh nje artikull kaq te permbledhur dhe te detajuar me gjithcka qe i nevoitet angazhimit te gjith organeve perkatese , ne qofte se duan ta shpetojne te ardhmen e universiteit qe eshte Edhe e ardhmja e Vendit tone
Bravo Dritan Bravo
Bravo Dritan je shume I sakte!
Nje fare komentuesi e sheh te keqen te rrushi i katnareve te Tirione – Durresit e te Shqiperise se mesme. Jo zoti komentues dhe te gjihe ju te tjeret. Mos na perzini e njollosni neve te Shqiperise se mesme me pergjegjesine qe keni per gjendjen katastrofike qe ndodhet Shqiperia tani e ne krye te heres. Jeni ju Jugoret e Verioret qe keni keqperdorur keqdrejtuar, vjedhur e shkaterruar e shitur kete vend. Jeni ju qe historikisht keni mbajtur a kaluar pushtetet nga njeri tek tjetri. Jeni ju qe ju ka pelqyer mikpritja e zones mesme, bujaria e te ciles eshte shperblyer me zgrrabjen, zhvatjen e pushtimin e pronave te tyre.
Mynyr Koni, eshte lindur e rritur ne Maminasi, fshat me vlera qytetare e arsimore si rralle ndonje zone tjeter ne Shqiperi, ai ka njohur vetem dhjeten ne rekordet e tije te arsimimit, prandaj eshte sot i zgjedhur Rektor UT. Ai nuk vjen nga farsa hajduterish e kriminelesh, batakcinje e politIko-kurva te pushteteve. Kerkoni, cila eshte perqindja zonale e krimineleve, hajduteve, matrapaze e batakcinje ne kete vend dhe do te gjeni pothuajse ZERO nga zona mesme, nderkohe qe i gjeni lehtesisht origjinen e tyre (sebashku Veri-Jug).
Prof. Dr. Mynyr Koni eshte me merit e aty ku ka ndertuar jeten e vete profesionale dhe do te jete ne sherbim te pergjegjesise se postit qe mori.
Nga ana tjeter, ky palo shtet I shkapedyer te beje detyren per te pastruar sado pak vetvehten e per te dhene drejtesi edhe per ato qe jane thene keto dite ne kete perfshirje te pahijshme thashethemesh.
Megjithe nje fare respekti qe kam per artikullshkruesin. do te them qe kesaj radhe eshte nxituar ne perfundimet e tije ne lidhej me pergjegjesite e Mynyr Konit si pergjegjes ne kete histori.
Me vjen keq, qe per nje njeri qe nuk e njohim dhe nuk eshte nga “Krahina”, gjejme dhe hedhim mbi te gjithe balten e botes, pa’cka qe nuk e njohim fare. Mbledhim te gjithe fjalorin e rruges dhe te klubeve dhe ofendojme Profesore, Petagoge, etj, pa menduar se gjuha e urrejtjes sjell vetem percarje. Jemi pak dhe si te tille jemi akoma me pak nese ndahemi. Prof Mynir Koni, natyrisht qe e zgjodhi nje shumice, normalisht qe e meriton. ” E din Vorba c’ka mban brenda” thote populli. Pra e dijne ato qe e votuan dhe mos i politizoni ne ekstrem gjerat. Stdentet dhe ptagoget qe e votuan dine dicka me teper. duhet te largojme politiken nga kjo “valle vellavrasese”. Ne planin krahinor, eshte zone qe nuk ben reklame, por qe para viteve ’90 raporti i shkolles se larte ishte 2.5 me 1. Pra, kjo flet vete per ate kohe qe behej shkolle. ajo zone natyrisht ka patur konkurence dhe ka nxjerre jo vetem nje Mynir dhe nje Profesor. Nuk e dij cfare duhet te plotesoje tjeter nje kandidature per Rektor te UT vec anes profesionale, intelektuale, njerezore, etj. Mos valle duhet te zoteroj artet marciale?!? gjykoj qe Cezari e ka “Vendin ku i takon” dhe ai eshte ne vendin ku e kane votuar. Mjaft me mllefe, nuk na shkon. Jemi te varfer (kujtoni “Poezine e Mjerimit” por jemi Komb i zguar dhe i ditur dhe nuk duhet te sillemi keshtu. Respekte dhe urime Profesoreve te zgjedhur.
KESHTU SIC THUA ESHTE, DRITAN.
Po ky menyri qenka nje kokerr legeni qe me i shpifur se ky rralle se mund te gjesh Turp o legen halesh
Ky tha qe kam pasur presion dhe familja e tij ka vuajtur nje jave tmerri dhe tani e kthej si kurvat thote nuk i njoh Hajde ne djall shkofsh o LEGEN
do besoja por nje si ky agim lala, ish gjeneral. i doli emri si zv,shef shtabi i F,A per percaktimin e vendit ne gerdec te punishtes se demontimit.
tani gerdec ne arsim, me rektore ku nikolla eshtevete me kristal dhe FUGA, KABO, HADERI PROF, TE merituar jane rektor me dinjitet