Shkodër, LSI e PD bashkojnë votat për buxhetin

29 Prill 2016, 12:05Politika TEMA

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bashkuar votat e tyre me këshilltarët e Partisë Demokratike për miratimin e buxhetit me të cilin kjo bashki do të punojë gjatë vitit 2016.

Në mbledhjen e fundit me 39 vota pro është miratuar buxheti, ndërkohë që 7 vota kanë qenë kundër tij dhe 3 këshilltar kanë abstenuar.

Lëvizja Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Shkodrës ka 9 këshilltarë që kësaj here i kanë bashkuar votat me këshilltarët e Partisë Demokratike.

Buxheti i këtij viti për Shkodrën kap vlerën e 1 miliard e 655 milion lekë dhe ai u diskutua me grupet e interesit.

1 komente në “Shkodër, LSI e PD bashkojnë votat për buxhetin”

  1. zef says:

    Nje sinjal per Edi Ramen Nga aleati i tije “besnik” Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje