Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, 46-vjeçari Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është ndaluar fillimisht më 6 mars të këtij viti, në Schipol, pranë Aeroportit të Amsterdamit.
Ndalimi i tij është bërë pasi nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, i është kërkuar verifikimi i dokumentacionit dhe ka pasur dyshime për vlefshmërinë. Arben Frroku mësohet t’u ketë paraqitur policëve lokalë një pasaportë dhe patentë greke, me identitetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më datë 15 nëntor të vitit 1967.
Ajo që ka ngjallur dyshime për autoritetet holandeze ka qenë afati i vlefshmërisë së pasaportës, që ishte 5vjeçar. Në pasaportë shkruhej se dokumenti ishte lëshuar në vitin 2013 dhe skadonte në vitin 2018. Për këtë arsye Frroku u ndalua, me dyshimet se dokumentet ishin të falsifikuara, dyshim që u konfirmua 3 ditë më vonë, më 9 mars. Sipas autoriteteve greke, ku Holanda kishte kërkuar informacion, personi me emrin Renato Tsepa nuk ekzistonte dhe pasaporta e patenta nuk ishin lëshuar asnjëherë nga Greqia
Verifikimi
Më datë 9 mars, kur Holanda mori konfirmim nga Greqia për pasaportën e patentën false të Arben Frrokut, ai u zhvendos nga dhomat e paraburgimit në Qendrën Rezidenciale për Shtetasit e Huaj të Parregullt në Amsterdam. Aty do të qëndronte në pritje të identifikimit e më pas të deportimit të tij drejt vendit të origjinës, sapo të mësohej zyrtarisht. Në sistemin kombëtar holandez të gjurmëve të gishtave u krye një verifikim paraprak, por nuk u arrit identifikimi i tij. Burime nga Policia thanë dje se menjëherë pas deklaratës së bërë nga ish– Kryeministri Berisha, më 26 prill, Interpol Tirana i ka kërkuar menjëherë informacion Interpol Hagës, nëse një person me emrin Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, mbahej apo jo i ndaluar në Holandë.
“Nuk kemi asnjë person të ndaluar me gjeneralitet Arben Frroku. Na duhet një format i gjurmëve të gishtave. Na jepni edhe burimin e këtij informacioni. Formati që ka Interpoli nuk mund të krahasohet me formatin e sistemit tonë kombëtar”, ishte përgjigjja zyrtare që Interpol Haga i ktheu Interpol Tiranës, më 27 prill. Po të njëjtën ditë, rreth orës 11:00, autoritetet shqiptare u dërguan homologëve holandezë të dhënat që ata kishin kërkuar. Përgjigjja që Arben Frroku rezultonte i ndaluar ka mbërritur të enjten, më datë 28 prill, rreth orës 17:10 minuta dhe pas marrjes dijeni nga autoritetet shqiptare, ai është arrestuar.
Bravo Ed k..i, mbaje Visho Ajazin se te ndihmon me ba shtet.
Gjithsesi ka një “vrimë të errët”: ku e dinte Berisha që personi i ndaluar në Holandë, ende i paverifikuar, ishte pikërisht A. Frroku? Pasi sipas këtij informacioni bie edhe versioni që ta ketë informuar SHISH, pasi ende nuk e ka ditur kush se cili ishte i ndaluari. Kur nuk e dinte vetë Holanda! Këtë duhet t’ia kërkojnë në prokurori. Pastaj: mirë që e dnite, po a nuk është i detyruar një deputet i Parlamentit që të informojë shtetin për gjëra të tilla, qoftë edhe të marra në rrugë “private”? Më duket se ka një ligj që për këto gjëra detyron edhe qytetarët e thjeshtë.
E ka marre vete FRROKU ne celular per ta ndihmuar,po perpara interesave te tij BERISHA shet edhe djalin e vet dhe jo me FRROKUN
Nuk eshte vrime e zeze, por eshte shume e qarte qe Berisha e ka mare lajmin jo nga burime zyrtare por nga njerez te brendshem te grupit te Frrokut. Kete e zgjidh nje hetim fare i thjeshte. Por çeshtja eshte se, a ka kellqe Prokuroria ta marre ne pyetje Berishen, kur para tij terhiqen zvarre nje shtet i tere se bashku me kryetarin e ketij shteti, z. Lu.
Thuaj c’te duash, por as Shullazi as Frroki nuk do te ishin kapur pa denoncimet e malokut! Bravo Rilindja…
O Kiu fiu…… Frroku kish dit qe ishte NDALUAR mbase ne shteg e kane cuar te njejtet tipa qe informuan Berishen. Nuk e Ndaloi Berisha, perkundrazi kur ishte jashte Maloket e afert te Berishes Kulishi&Co Pinin Bashke dhe i binin Ciftelise , sa per Shullazin 8 vjete ka qene Ushtari i Kulishit dhe Kulishi Ushtar i Berishes
Me nje rrjesht don te thuash se Saliu eshte ne pushtet. Pra ai i di te gjitha, heton te gjithe (ose me sakte pergjon ende te gjithe), edhe ne Hollande ai e ka zbuluar Frrokun, se keta holandezet as qe do te benin dot gje. Hehe sa e komplikuar qeka puna. Mos i komandon Berisha ku te shkojne e cfare te bejne, e pastaj i shet? Edhe aeroplanet qe merrnin droge ai i zbuloi i pari. Ka dicka ketu qe me ben te mendohem me thelle.
Po qe keshtu, qeveria duhet te lidhe kontrate me Sali Berishen si hetues (inspektor) privat per te kapur kriminelet.
Eh mor karadush po hyre ne boten e krimit nje dite do te vij dhe do ti vuash. Keshtu eshte kur ve pasuri pa djerse si puna e karcinit te Saliut (xeni) dhe vjen dita si papritur shduken.
Mos beni teorira kot. Saliun e ka informuar nje nga anetaret e Grupit Çiftelia.
Pyetja eshte pse e shiti grupi Frrokun 2 ?!
Te bejme pyetjen :perse Berisha gjithmone( kur eshte i implikua) , kerkon te baltos te tjeret ne ato ngjarje qe i intere sojne dhe implikon brenda kunershtaret politik ? Pergjigja eshte : ngaqe i djeg.Keshtu bie me kembet e veta brenda.
O idiote cdo pasaport e bashkimit europian ka afat 5 vjecar esht rregull i be
Pasaportat biometrike kane afat 10 vjecar ne BE. Keshtuqe nje pasaporte me afat 5 vjecar i bie te jete pasaporte e vjeter jo biometrike. Por nderkohe ne 2013 ne BE jane leshuar vetem pasaporta biometrike me afat 10-vjecar, pra pasaporta e Frrokut normal qe ka ngjallur dyshime.
Nje fakt tjeter qe nuk shpjegohet
Frroku ne shqiperi eshte denuar perjete dhe eshte ne kerkim si eshte e mundur qe hollandezet kur i kane marre gishtat frrokut nuk ka dale i kerkuar nga interpoli shqiptar?????
Sepse tirana frrokun nuk e ka kaluar ne interpol pse dhe kush pergjigjet????
Mos harrojme qe kur frroku kaloi kufirin u fik sistemi dhe nuk ju vulos pasaporta gje qe coi ne ndalimin e tij ne doganen mal i zi-kroaci
Une medoj se ky gzon mbeshtetjen e te dyja kraheve
Mos i qani hallin se ka shume mundesi qe edhe ndalimi i frrokut ne hollande te jete i pergatitur. Ka shume mundesi hollanda jo vetem mos ta ekstradoje por ti japi edhe azil. arsyet se pse ndoshta do ti merrni vesh ne ditet ne vijim, por kam nje dyshim se dicka po pergatitet nga brenda pd, ndonje si tip rremuje qe mund te degjeneroje ne perplasje me arme dhe moskontroll te rendit dhe sigurise dhe kjo eshte nje arsye e mjaftueshme per hollanden qe te mos e ekstradoje frrokun. mungesa e sigurise per jeten e tij. Ata qe e ndihmuan te arratisej do e ndihmojne serish dhe do sigurohen qe ai te mos kthehet ne shqiperi serish.
berishen e ka informuar mul noka. ai ka patur miqesi me frrokun ,hanin e pinin bashke. dhe trafikonin.