Damian Gjiknuri: Privatizimi i OSHEE-së, jo në këtë mandat

7 Maj 2016, 18:40Ekonomia TEMA

Në një intervistë për TemA TV, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka theksuar se brenda këtij mandati nuk parashikohet privatizimi i Operatorit të Shëpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Sipas tij, ky proces nuk mund të ndodhë pasi OSHEE është në fazë rikuperimi.

Por megjithatë ai nuk përjashtoi mundësinë e privatizimit në të ardhmen duhe theksuar se nëse ky proces do të ndodhë, do të jetë shumë ndryshe nga privatizimi i mëparshëm.

 

2 komente në “Damian Gjiknuri: Privatizimi i OSHEE-së, jo në këtë mandat”

  1. kolonizimi says:

    Mandatin e dyte ramo do ta shkerdheje mire kete popull

  2. Grigor says:

    Zoti minister
    Nuk jam kunder privatizimit te shitblerjes se energjise elektrike. Por ju duhet te mendoni edhe per liberalizimin e tregut. Tani per tani, OSHEE-ja ka monopilin e tregut dhe kjo eshte ne kurriz te konsumatorit sepse nuk ka konkurence. Si rrjedhoje, cmimet vendosin apriori dhe kujdesi ndaj klientit eshte gati zero.
    Punonjesit e OSHEE jane shume here arrogante, te korruptuar dhe pa nivel fare. Kur konsumatorit lidh nje kontrate me OSSHEE-ne ne nje shtepi ku ka banuar me pare dikush tjeter, duhet te paguajne per lidhjen e kontrates. Pse? Kjo eshte vjedhje ne mes te dites. Eshte njesoj sikur te duash te hapesh nje llogari bankare dhe te paguash para per te. Absurditet i plote. Nuk ndodh ne asnje vend tjeter. Para shtese paguhet vetem kur shtepia eshte e re dhe duhet bere lidhja e energjise elektrike tek kjo shtepi. Kur ka egzistuar kontrate me pare per ate shtepi, eshte vjedhje te kerkosh nga kontraktuesi i ri te paguaje per lidhjen e kontrates, sepse nuk ka asnje zhpenzim per kompanine. Eshte vetem ndryshim emri.
    Por kjo dihet pse ndodh. Jane dy aresye:

    – mungesa e konkurence
    – injoranca e konsumatorit, ose pajtimi me situaten

    Avokati I Popullit, Shoqata per Mbrojrjen e Konsumatorit dhe shteti jane politizuar aq shume sa eshte turp t’i quash keto tre organizma me keta emra. Keto duhen quajtur vegla.
    Por shoqeria civile eshte e zene me pune te tjera. Nuk kane turp por dalin edhe njerez ne emisione televizive dhe thone pa pune turpi se “une i perkas shoqerise civile, prandaj jam kunder kesaj e asaj”.
    Pispilluqen e sajohen ne ekran kush te shese mend me shume, hargalisen nja dy ore ne emisione, dhe pastaj i fusin nga nje darke tek Sofra e Ariut, ku si zorraxhinj kerkojne t’u bien ne sy deputeteve apo lidereve te dhjere qe kemi ne, te cilet hane darke me shpurat e tyre. Buzeqeshin nga tavolina ne tavoline dhe nuk e filloje pjaten pa pershendetur me gote ministrin, apo kryetarin e partise, apo deputetin.
    Ndersa populli si dele e bindur voton e voton, e voton, e voton, e prape voton per Partine, ose e shet voten per nje vend pune per djalin, te cilit edhe shkollen ja ka dhene me mik ashtu gjysma- gjysma-. He se do mesoje djali kur te dale ne pune. Imagjinoni sikur ky djale te jete doktor, dhe ku do mesoje ky ne pune. Tek trupat e varfer te popullit.
    Por ama ky ministri? Ky ka vizion. Nuk do ta privatizojme tani OSHEE-ne. E kemi te dobet. Nuk e ka marre akoma veten nga vjedhjet qe i kemi bere.

    Qe te privatizohet OSHEE-ja duhet te ballancohen tere llogarite e saj. Por po te hapen formularet e ketyre llogarite, kushedi se sa horrlleqe dalin. Prandaj – thote ministri – na duhet kohe te mbyllim disa vrima te zeza, dhe pastaj merreni. Nuk na duhet me. Cfare ishte per te marre e morem. Tani, hani dhe ca juve, se edhe ju njerez jeni.
    Por kurrizi i popullit shqiptar mban. Ka mvajtur dhe do mbaje. Erdhi Turku, ndenji 500 vjet deri sa u prish Sulltanatit. Te fundit e shpallem pavaresine.
    Erdhi Zogu, qendron sa e perzuri Italia. Italia kapitulloi, dhe erdhi Gjermani. Te ishte per Partine e vendit tone, gjermanet do ishin akoma ne Shqiperi, po shyqyr qe e munden Gjermanine aleatet.
    Erdhi Enveri dhe ndenji sa deshi, dmth derisa vdiq. E qame me lot.
    Erdhi Saliu dhe nuk do iki deri sa te vdese.
    Tani pa me thoni, cilin kemi perzene ne, qe t’i themi vetes trima? Jo se ai Agim Hushi tha qe paskemi histori te lavdishme. Nuk e di ku eshte lavdia ketu, por qe nga Skenderbeu, me falni Gjergj Kastrioti, nuk kemi patur me lavdi.
    Po te ishin te lavdishem, do ishte ngritur I tere populli ne demostrate qe prej gjashte muajsh dhe do ishte tek dyert e parlamentit per reformen ne drejtesi.
    Jo, populli ha fasule ne darke, dhe shet pordhe ne kafene te nesermen ne mengjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje