Lajmi se drejtuesja ekzekutive në fuqi e Top Channel, Vjollca Hoxha, humbi gjyqin ndaj dy aksionerëve të tjerë të këtij televizioni, të cilët kanë shumicën e aksioneve (60%), çuditërisht u prit mirë në rrjete sociale. Dhe nuk është çudi që të jenë të njëjtët njerëz që 4 muaj më parë përgëzuan të venë e Dritan Hoxhës, e cila fitoi gjyqin e parë për të marrë drejtimin e televizionit.
Eksperienca e gjatë në komunikimin me rrjete sociale, na ka mësuar që të pjestojmë me 10-të (ose të mos i llogarisim fare), “të vërtetat” e komentuesve anonimë ose atyre që nuk kanë asnjë lidhje personale apo profesionale me protagonistët e një lajmi. Por gjithashtu, kemi mësuar që nëse veçmas komentet janë të pavlera, fryma totale (nëse do të merrnim një të mesme të përgjithshme të të gjithë qëndrimeve) shpreh një të vërtetë të perceptimit të njerëzve ndaj një individi apo fenomeni. Në rastin e lajmit të datës 10 Maj, kuptuam se shqiptarët aktivë në rrjete sociale, në përgjithësi kishin nisur të ushqenin një qëndrim armiqësor ndaj familjes Hoxha, ku shprehjet më të përdorura nëpër komente ishin: “Vajzat i bënë lekët e babait rrush e kumbulla” apo “Vjollca e shkatërroi televizionin”.
Fakti që humbja e gjyqit – që pritet të kalojë në apel – nga ana e Vjollca Hoxhës (aksionere me 40% së bashku me 4 fëmijët e saj), ishte një ndër lajmet më të klikuara në Anabel.al dhe në portale të tjera, tregon se njerëzit kanë një interes të madh ndaj zhvillimeve të këtij televizioni, ashtu siç kanë ndaj çdo lajmi të veçuar për dy prej vajzave më të përfolura të familjes, Lori dhe Sara. Fatkeqësisht, këto dy vitet e fundit, Top Channel e ka kaluar interesin nga ekrani në portale dhe ka fituar shikueshmëri më të lartë me telenovelën e jetës private dhe profesionale të familjes Hoxha që pasqyrohet në media të tjera, sesa me prodhimet që nxjerrin në ekranin e tyre.
Megjithatë, ky pasqyrim është i pashmangshëm, sepse bëhet fjalë jo vetëm për një televizion kombëtar, por për një “household name” që falë vizionit të themeluesit të ndjerë, Dritan Hoxha, u kthye në “bukën dhe ujin” e gjithë shqiptarëve me një fuqi ndikuese të jashtëzakonshme, që nga ndikimi në politikë e deri në gjëra të thjeshta në jetën e përditshme: kafja që pinim e që duhet të ishte Lori, veshjet që vishnim që ndikoheshin nga prezantuesë të Top Select-it, muzikën që pëlqenim që na e sillte Top Fest, miq “virtualë” që krijuam të cilët ishin banorë të shtëpisë së ‘Big Brother’, “kishë” ku faleshim për hallet tona që ishte “Fiks Fare” etj. Lidhja e ngushtë që krijuam me këtë televizion, i cili mbushi jetët e varfra të shqiptarëve dhe i dha një zë çdo kategorie, ishte një prej lidhjeve më të forta media private-publik që ka ekzistuar dhe besoj se do të ekzistojë ndonjëherë.
Ndaj nuk është e çuditshme që njerëzit të kenë një interes kaq të madh ndaj këtij televizioni e të revoltohen me zhvillimet e fundit, madje të marrin edhe rolin e trupit gjykues e të vënë gisht mbi fajtorët që sipas tyre kanë çuar në rënie të popullaritetit dhe ndikueshmërisë së këtij ekrani. Gjyqi që po i bëhet këto kohë këtij televizioni, është më i ashpër se çdo lloj gjyqi tjetër nga publiku drejt një mediaje, edhe pse kur sheh vërdallë, ka plot televizione, gazeta e media online që meritojnë kritika më të ashpra, duke nisur nga televizioni publik që vazhdon prodhon konflikte e lajme partiake me taksat tona e deri tek programe të veçuara të cilat promovojnë dhunën, vajzat gjysëm nudo – të cilat vetëm sa nuk e thonë me zë të lartë, që marrin lekë në shkëmbim të seksit- televizione e gazeta që vendosin gjoba ndaj bizneseve, apo portale që publikojnë çdo gjë, deri tek foto njerëzish në rrugë e fëmijësh të pafajshëm për ca klikime më shumë.
E vetmja gjë e bukur në këtë mes është fakti që publiku, ende ushqen dashuri për Top Channel dhe si rrjedhojë, dhimbsuri. Ndërsa e shëmtuara në të gjithë këtë histori është fakti, që gjyqin më të ashpër publik po e merr familja Hoxha, duke nisur nga matriarku e kësaj familjeje, Vjollca Hoxha.
Ajo çfarë njerëzit nuk kuptojnë ose nuk duan të kuptojnë, është fakti se e veja e Dritan Hoxhës ka ardhur në drejtim ekzekutiv rreth 5 muaj më parë ose në gjuhën televizive “gjysëm sezoni më parë”, ndërsa televizoni “Top Channel” ka nisur një rënie graduale të cilësisë së prodhimeve (gjithmonë duke i matur standartet me vetveten, meqënëse në këtë formë ka garuar) që pas ndarjes nga jeta të Dritan Hoxhës në 23 Maj 2008.
Aftësia e Tanit qëndronte në gjenialitetin e tij. Ai ishte 10 hapa përpara të tjerëve dhe çfarëdo që ai e shihte si sukses të ardhshëm, çdo njeri që kishte përreth e kuptonte vetëm kur produkti hidhej në treg dhe kishte marrë rezultatet sipas parashikimeve të Tanit. Por talenti autodidakt dhe vizioni ishin izoluar në trurin e tij dhe e vetmja mënyrë që ky vizion të përçohej tek masa, do të ishte nëse përreth Tanit të kishte njerëz të talentuar (siç ka pasur për shumë kohë) të cilët do ta kuptonin idenë e do ta përcillnin tek publiku ashtu siç duhej duke i shtuar dhe eksperiencën e talentin e tyre.
Fatkeqësia e Tanit, qëndron në faktin që ai kurrë nuk e mendonte (dhe s’kishte se si!) se do ta largohej nga jeta në moshën 38-vjeçare, në kulmin e energjisë, duke lënë pas një boshllëk të jashtëzakonshëm që ishte mungesa e trurit të tij. Pa atë vizion dhe gradualisht edhe pa mendje të tjera krijuese që nisën të largoheshin nga ky televizion që nga viti 2005, Top Channel ngeli me shumë ekzekutues dhe me shumë pak vizionarë. Edhe nëse këta të fundit, kishin fuqi për vepra të bukura (të cilat vijuan edhe pas vdekjes), sërish në rolin e rrogtarit, fuqia e tyre ishte e kufizuar dhe përballe një drejtimi nga ekzekutues të thjeshtë pa aftësi krijuese dhe pa një vizion të qartë në raport me kërkesat e tregut, “rrogtari krijues” i cili nga natyra ka nevojë për nxitje dhe liri, por edhe për shpërblim financiar, do të humbte frymëzimin, që do të ndikonte edhe në një “letargji” të televizionit që u përpoq për vite me rradhë nën moton “Ëndrra vazhdon” të vijonte me shënimet e mbajtura nga koha e Tanit.
Ne që falim çdo gjë e ri-besojmë deklarata nga politikanë hajdutë të cilët kanë vjedhur me miliona dollarë në tendera, e kemi të vështirë të mirëkuptojmë situatën në Top Channel -një situatë që është krejtësisht normale edhe në botë, pas humbjes së forcës më të madhe krijuese – dhe e paskemi shumë të lehtë të vëmë gisht mbi gratë e familjes Hoxha, duke i quajtur ato fajtore për gjendjen e televizionit.
Kjo ka të bëjë edhe me një farë mosbesimi që ushqejmë ndaj grave sipërmarrëse në këtë vend ende shumë seksist, ka të bëj edhe me një “urrejtje” të fshehtë që kemi ndaj të pasurve, ves i induktuar nga komunizmi, me një vetë-kënaqësi djallëzore që marrim kur shohim se njerëz, stilin e jetës të të cilëve ne zilepsim (Si garderoba e Lori Hoxhës dhe pushimet e saj në Maldive) vihen në vështirësi. Por nuk ka të bëj fare me të vërtetën, e cila qëndron në faktin, se Vjollca Hoxha, Lori Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha janë familja dhe gjaku i themeluesit dhe të parët që e kanë dashur themeluesin më shumë se kushdo tjetër dhe të parët që duhet të kenë zë në trashëgiminë, që në fund të ditës, i përket familjes së tyre.
Nuk duam të kuptojmë as faktin që nuk është kjo familje “fajtore” për humbjen e magjisë së Top Channel, sepse po ta zgjasim pak memorjen tonë, magjia ka humbur kur drejtimi i tyre ende s’kishte hyrë në fuqi; nuk janë këta fajtorë as për largimin e të gjithë emrave të njohur të medias, sepse një pjesë janë larguar duke nisur nga koha e Tanit e më tutje; nuk janë fajtorë edhe për zgjedhjet redaksionale, sepse një pjesë e vendimeve janë marrë në grup, ku Vjollca nuk përbënte shumicën. Nuk janë as fajtorë për humbje të mundshme financiare, sepse një pjesë e investimeve janë nisur e janë mbyllur pa sukses gjatë këtyre viteve dhe jo gjatë 5 muajve të fundit. Vjollca dhe familja e saj gjithashtu nuk kanë asnjë faj për shpenzimin e parave dhe pushimet që vendosin të bëjnë në botë, sepse e para, si aksionerë, ata kanë të drejtë të përdorin si të duan fitimet e tyre, ashtu si çdonjeri prej nesh ka të drejtë të bëj ç’të dojë me rrogën e tij/e saj dhe askush nuk i kërkon llogari dhe së dyti, burimet e të ardhurave të kësaj familjeje (në rast se nuk na zë gjumi natën duke menduar se po harxhojnë buxhetin e televizionit), vijnë edhe nga biznese të tjera si Digitalb, Lori Café etj.
Vjollca Hoxha nuk ka asnjë faj që të kërkoj drejtimin e një televizioni që nuk do të ekzistonte, (ose të paktën jo me kaq bujë) nëse i shoqi, Dritan Hoxha nuk do ta kishte projektuar në trurin e tij dhe për më tepër, ajo nuk është fajtore të mendoj se mund ta bëj më mirë se paraardhësit, kur televizionin nuk e gjeti me kulme shikueshmërie, por me rënie.
A do ta bëjnë më mirë Vjollca, Lori, Sara televizionin se ç’ka qënë? Fillimisht, për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet që të largojmë nga mendjet tona Tanin si matës. Tani ishte i izoluar në llojin e vet dhe këto 9 vitet e fundit, kemi vërtetuar që ka qënë vërtet i pakonkurrueshëm përsa i përket mediave elektronike. Por Tani nuk jeton më. Matësi “Tani” duhet hequr përfundimisht nga mendjet tona.
Ri-pyesim: A do ta bëjnë më mirë Vjollca, Lori, Sara televizionin se ç’ka qënë këto vitet e fundit? Ndoshta. Nëse kanë mençurinë të shohin gabimet e të shkuarës dhe të vlerësojnë sukseset e konkurrentëve në raport dhe me kërkesat gjithmonë e në ndryshim të tregut, edhe mund të ndodhë. Nëse do t’i qëndrojnë parimeve bazë të këtij televizioni kombëtar: Paanshmërinë, gjithpërfshirjen, qytetarinë dhe nivelin e lartë të përmbajtjes, edhe mund të godasin në shenjë.
Dy gjëra është e sigurt se do ta ndihmojnë këtë familje: E para, publiku ka ushqyer dashuri për Top Channel, ndryshe nga çdo media tjetër dhe kjo dashuri (edhe pse së fundmi shprehet në formë urrejtjeje apo mllefi) vazhdon. E dyta, familja Hoxha ka dashuri për këtë televizion ndoshta më shumë se kushdo tjetër, sepse të paktën, në venat e katër fëmijëve, buron gjaku i atij që “dha shpirtin” për krijimin e emrit më të famshëm në historinë e medias shqiptare. Këto dy dashuri, nëse do të vlerësohen siç duhet, janë hapi i parë pozitiv drejt ngjitjes. Por jo aq domethënës, në rast se nuk kombinohen me punën dhe me ato çfarë përmenda më sipër.
Ajo çfarë ne duhet të bëjmë, është të mos presim Top Channel-in e kohës së Tanit. Sepse as koha e Tanit nuk është më sot. 80% e shikuesve të rinj (publik shumë i fortë i TCH dikur) kanë braktisur ekranin e vogël dhe kanë kaluar në celularë e marrin çdo informacion nga interneti. Në kohën e Tanit, “Klani” merrte shënime nga Top Channel, por tashmë është Topi ai që duhet të shohë me kujdes fuqizimin e madh të konkurrentit më të ashpër, që mbështetet në një formulë fituese në shumë vende të botës: Prodhime të pavarura të cilat blejnë kohën e transmetimit në Klan. Në kohën e Tanit, VIP-at e rinj krijoheshin nga Top Channel, ndërsa sot, VIP-at edhe vetë-krijohen me foto të bukura në Instagram. Në kohën e Tanit, ishte një , një Fiks Fare, një “Portokalli”, ndërsa sot të gjitha këto formula janë duplikuar ose trefishuar dhe me sukses.
Sot aftësia e familjes Hoxha – nëse fiton plotësisht të drejtën e aksioneve – do të shihet në mënyrën se si do të arrijë që t’a përshtasë televizionin me kërkesat e një tregu modern dhe tejet të informuar nga interneti dhe jo të vijojë një vizion të vjetër zhvillimi që për hir të së vërtetës, ngeci prapa si shkak i një fatkeqësie të madhe.
Unë nuk dua të luaj as rolin e avokatit (sepse nuk jam) dhe as të gjykatësit (sepse ligjet të tjerë i dinë më mirë se unë), por besoj fort, se përderisa “burra më të mirë” nuk arritën ta vazhdojnë ëndrrën e Tanit, ashtu siç e kënduan me entuziazëm çdo fundvit, le t’i japim një shans trashëgimtarëve të themeluesit, të provojnë se ç’mund të bëjnë. Jemi të famshëm si popull se u kemi dhënë e ri-dhënë shanse atyre që e trajtuan Shqipërinë si të ishte prona e tyre, ndaj është qesharake të persekutojmë një familje që në fund të fundit, kërkon vetëm të kontrollojë dhe të përmirësojë pronën e gjakut të saj.
Anabel
Roli i televizioneve ka rene ne pergjithesi,;e ka zevendesuar interneti
Nje korrigjim, ne kohen e Tanit filloi Big Brother i Pare, ate Prill qe Tani u vra ( nuk e dime akoma arsyen e atij aksidenti misterioz, vdiq sapo kishte deklaruari hapur voten kunder partise se berishes !!!),
e dyta, me pelqen ky shkrim, eshte shume objektiv, dhe ve ne pah nje nga veset me te keqia te shoqerise shqiptare: shikojne punen e tjetrit, dhe e gjykojne me mendesine e secilit, pra pa mend ne koke. Nese ne nje shoqeri ka shume te pasur, kjo natyrisht qe sjell me shume perfitim per pjesen tjeter qe nuk eshte e pasur. Le te pasurohen njerezit, te jetojne sa me mire, A nuk eshte kjo ajo qe ne duam ? apo duam qe ti shikojme njerezit ne hall , ose te rrezuar ! Nese njerezit rreth teje jane Ok ne punen apo jeten e tyre, dhe ti do ndihesh mire, nuk do ti qash hallin tjetrit. Njerez ! perpiquni te ndryshoni mentalitet, shikoni punen tuaj bejeni ate mire dhe do shikoni rezultatet.
Une nuk e lexova artikullin, sepse eshte nje teme qe nuk me intereson, mbasi per bindjet e mia, kam vite qe kam eliminuar televizorin nga shtepia. Mirepo eshte çudi e madhe ne ditet e sotme qe te lexosh nje artikull keshtu te gjate e te stergjate, te ndertuar gjithe pasion nga nje tipe qe ndoshta pretendon se merret me gazetari.
Pra pjerdh per rrheth dy ore resht per probleme, personazhe, e realitete qe nuk kane asnje ndikim ne jeten e perditeshme te njeriut.
Boh, qofte ajo qe ka aq shume kohe sa merret me keto analiza te stergjatura per HIçINnnnnnnnnnnnnnnnnnnn.
Ky eshte problem I Shqiperise e dashur Dalina.
Me sakte, thelbi I problemit eshte se fenomeni “Tani” u ngrit mbi mendesine e krimit.
Aty eshte origjina e Tanit, ndaj nuk kujdeset shume njeri per te, as dhe preket njeri per te, aq shume sa ti qendrojne besnik mitit “Tani” I cili paska nevoje per respektimin e parimit te se drejtes te trashegimnise.
Cuditerisht kur kjo e drejte e shqiptareve neperkembet perdite nga grabitjet e hapura dhe me ligj, nga lexuesit pritet protesta qytetare nderkohe qe secili nga ne eshte koshient se pavaresisht se cfare solli Tani me “gjenialitetin” e tij, ai ishte I destinuar te deshtoje ne Kohen kur fuqia e tij vepruese mbaron, ligj qe u mbrujt nga lulezimi I mijera Taneve dhe halabakeve ne mentalitetin e shtetit dhe te politikes shqiptare.
Prandaj me apo pa keqardhje, Tani eshte viktima e bumerangut gangsteresk pjese e te cilit ishte vete Tani.
Sa per qyetetaret ndjeshmerine duhet ta kishin kultivuar qe para se fenomeni “Tani”te merrte forme ne shtet dhe ne politike.
Taner te tjere jane veprues sot dhe Tanit te pare I duhet te lere udhe pjeses tjeter te uqerve qe po shqyejn Shqiperine dhe gajasen me pasivitetin tone, pikerisht se gjeneruam ide te tilla “gjeniale” nga “gjeniale” si Tani
Shume e drejte. Ne nje kohe kur populli vuante, e po vuan per pune, shendetesi, drejtesi, ne ekranet televizive nuk permenden fare arsyet, shkaktaret, zgjedhjet e mundeshme, por nxjerrin ndonje femer me fustan te shkurter dhe mendojne “turma eshte injorante dhe nuk kupton gje tjeter”. Modeli i Top-Channelit (dhe Tanit) eshte tamam ai i televizioneve italiane berluskoniane te viteve 90, fustane te shkurtera dhe “qejf o qejf – bunga bunga”. Shikojme ku eshte Italia tani. Ne fund te listes se vendeve te zhvilluar, me probleme te medha dhe zgjidhje te perkohshme.
shum e vertet
O Mirel, po mire je mor djale? Si me dhimbje koke me dukesh. Akoma nuk e ke marre veten qe nga 2013-ta dhe vazhdon akoma me te vjella dhe heqje barku.
Me kete koment qe ke bere je barabar me kete Dalinen. Nuk merresh vesh nese ke vjelle apo ke dhjere.
Per ty vlen fraza e famshme Shekspiriane: O Mirel, pse je kaq shkerdhate?
Ty sikur te ka pjelle Berisha nga koka a i vrare!!
Pome te vdekurit c’ke? Ai Tani i Topit ishte kush ishte, ishte burre. Dri sa rrojti nuk e rruajti fare per Saliun. Prandaj e ke inat ti? Legen partiak. Ti nuk shan qeverine si njeri qe ka inat korrupsionin. Jo. Ti shan qeverine sepse I ka inat Berisha. Prandaj je legen partiak.
Sepse te shash qeverine do te thote te jesh opozite. Por pikerisht kete nuk beni dot ju. Nuk dini te Beni opozite. Populli e vuan sot mungesen e opozites dinjitoze.
Shikoni KAZINOTE e jo TOP CHANNEL-in,se ky po shkon ne fund!
Turp per gjendjen aktusale,por e veja e Tan Hoxhes nuk e meriton te jete drejtuese e nje TV kombetar!
Duhet kulture,zgjuarsi,njohuri etj,qe ajo nuk i ka!
Veli mamaja i ka vene dhe emrin nje rruge D.Hoxha i dalluar per ambientine rrugeve.Parate shterruan sepse vinin pa pune,tani hani njeri tjetrin.
Po te lesh gjith diten Ledion-en pa pese para tru ne koke, pa kulture, pa minimumin e njohurive ne cdo aspekt, te kepuse lloj lloj idiotesish kur mundohet te drejtoje, normal qe do te kete shterpesi Top-i, qe ishte dritare per cdo shqiptar brenda dhe jashte shqiperise, ku mund te shikonte gjithcka. Mos e lini Top Chanel te bjere ne duart e dhendureve medioker , pasi Top eshte pasuri kombetare per te gjith shqiptaret.Mbase ne para mund tu perkase njerit apo tjetrit, por ne vlera ajo u perket te gjithe shqiptareve.
Tani e mbante gruan larg ne Itali vetem te pidhte femijet si nje lope rrace e trajtonte se vete kishte disa dashnore nga shkolla e baletit.
Harruat se kur u aksidentua per vdekje ishte me nje nga te dashurat e tij qe Top-i as e permendi fare.
Vjollca nuk ishte asgje me shume se nena e femijeve te tij dhe aspak bashkeshorte.
Nje grua e pa shkolluar qe shquhej vetem per berje byreku dhe sheqerpare.
Nuk kam asgje me analizen per drejtimin e Top Channel. Por te thuresh kurora dafine per Tanin, eshte pjese e menuse se shoqerise se degjeneruar shqiptare ku kurvat dhe mafiozet nderohen nga te gjithe.
Dhe Dalina na paska marre lapsin dhe na ngre ne qiell Tanin e Topit, lapraksin ambicioz qe u be manjat mediash, duke bere trafik droge. Ajo kafja Lori qe na permend Dalina, ishte mbulesa per nje trafik heroine qe transportohej bashke me kafen. Vertete ngriti nje media prestigjoze ne Shqiperi, por si? Me para te pista dhe duke shantazhuar talentet qe ilja nga Topi do u kushtonte jeten, duke kaluar mbi cdo femee te bulur qe i afrohej televizionit te tij, dhe se fundmi duke kafshuar doren e patronit te dikurshem (Vajdinit)i cili ishte bere pengese per te. Gjerat thuhen sic jane Dalina, dhe jo duke lepire bythen e “matriarked” me kete artikull pacavure. Por ti je pjese e kesaj shoqerie hipokrite qe ngre ne qiell kurvat dhe mafiozet.
Duhet te kesh ngrene 1 buke te madhe ta cosh artikullin deri ne fund. Shkruaj me shkurt Dalina, shqiptaret s’lexojne kontraten e blerjes se shtepise qe blejne kaq gjate, jo me nje artikull gazete me interes periferik.
hahahahahah ku te ka shku mendja
Kot nuk e merr ti Dalina drejtimin. Gjynah per gjithe ket pall gjuhe qe paske, ja paske nis me llap nga rreza e by.. te Tanit deri tek ajo e Sares. Sekti i mender rilindjes.
Hahaha nuk eshte television kombetar por privat .
Ka TV privat kombetar(TOP Channel, Klan) dhe publik kombetar (TVSH). Kombtar dmth qe ka license per te transmetuar ne te gjithe territorin e Shqiperise
Avash se na “mallengjyet” me kete artikull.
A thua se po flisni per ndonje gjyhnaqar qe ka humbur ndonje cope buke dhe s’ka me se te ushqehet.
Po flisni per familjen Hoxha qe nuk di se ku ti coje leket. Dhe per ortaket e tjere qe jane ne te njejten status. Me nje fjale gjithe kjo eshte nje lufte biznesi pa interes.
E rendesishme eshte cfare perfaqeson sot TOP Channel.
Ky television nuk eshte me ai qe krijoi I ndjeri Dritan Hoxha. Nuk ka asgje te perbashket me ate television I cili ishte zeri I vertete dhe nuk I lepihej politikes.
Tashme ky televizion eshte kthyer si gjithe te tjeret , nje televizion qe I lepihet politikes dhe qeverise.
Ne kohen e Tanit , Fiks Fare I bente te dridhej politikanet ne pushtet , tashme I ledhaton , dhe madje me shume merret me Saliun dhe opoziten sesa me qeverine.
Edhe boll na e bete hero kete Dritan Hoxhen.
Ishte thjesht nje biznesmen qe beri biznes per fitimet e tij PERSONALE ( !! dhe mire beri si te gjithe qe bejne biznes !!)
Por boll na e permendet faktin qe ky njeri ka bere ndonje gje te jashtezakonshme per popullin e tij aq sa te meritoje edhe emrin e nje rruge ne Tirane. Se mos na fali ndonje gje ky Dritani , me para blihet Dixhitalb-I I tij I famshem , madje edhe ndeshjet e kombetares I shohim me leke , TURP.
Te nderuare bashkeatdhetare , ne cdo opinion apo shkrime qe une Lexoje , vetem vajtime hidherime dhe ofendime kuptoje . Pse por pseja nuk ka funde . Diktatura e eger e ka arriture qellimin e saje . Populli shqiptare vuane nga nje semundje e pasherueshme , ate te egoizmit shpifjeve dhe mashtrimit dhe lere pastaje ate te vrasjeve dhe hajdutellekut . Nje populle ne numer te Vogel te arrije deri ne kete nivel te ulet . Koha Humbet me ritme te shpejta , Leni televizionin e top channelit por kapni gjarperinjet nga koka qe shetisin te lire neper Tirane dhe mbare boten me paret e femijeve tuaje . Mos prisni nga te huajte tu zgjojne preje gjumit
Te nderuare bashkeatdhetare , ne cdo opinion apo shkrime qe une Lexoje , vetem vajtime hidherime dhe ofendime kuptoje . Pse por pseja nuk ka funde . Diktatura e eger e ka arriture qellimin e saje . Populli shqiptare vuane nga nje semundje e pasherueshme , ate te egoizmit shpifjeve dhe mashtrimit dhe lere pastaje ate te vrasjeve dhe hajdutellekut . Nje populle ne numer te Vogel te arrije deri ne kete nivel te ulet . Koha Humbet me ritme te shpejta , Leni televizionin e top channelit por kapni gjarperinjet nga koka qe shetisin te lire neper Tirane dhe mbare boten me paret e femijeve tuaje . Mos prisni nga te huajte tu zgjojne preje gjumit
Nje shkrim plot servilizem nga nje gazetare ne nivel medioker! Se pari Tani moj dalinke kishte paret, por jo vizionin, sepse fale lekeve rekrutoji njerzit vizionare qe I dhane emer TCH! Gruaja e Tanit ishte nje shtepiake ne prag divorci qe I ndriti fati nga vdekja e Te ndjerit! Tani kishte nje gje, qe ishte I zgjuar Te rekrutonte njerez Te afte rreth vetes, dhe I degjonte, kjo bashke me Te bijat jane arrogante dhe mendojne Se dine gjithcka, ndaj ai Tv Po shkon drejt renies qekur futen hundet keto! Sa per biznes familjar moj dalina mos shkruaj budallalliqe sepse themelues Tani ka qene me ortak, qe ne fillim, dhe derisa ka qene bashkepronar dhe aksionet I ka shitur nuk mund Te ngrihet padi me baze te tille kur ne QKR ai nuk figuron si biznes fam! Perderisa ortaket e tjere kane 60 perqind dmth qe Vjollca dhe femijet si trashegimtare Kane 40 perq dmth jane pakice!!! Mos u bejne trashe ne matematike dhe logjike juridike!!! Fatkeqesisht te bijat nuk po e shkaterrojne vepren e babait Te tyre me arrogancen dhe paftesine menaxhuese! Shoferi familjes behet drejtor ( erion ylli) … Ca suksesi do presesh Te kete ne treg tch, shoferi shofer ngelet!!$
As tre rreshtat e para nuk i lexova, por kuptova thelbin pozitiv te Zj. Dalina. Pavaresisht se edhe une perceptimin e kam patur negativ ndaj familjes Hoxha, por kendveshtrimin me objektiv per kete “casus” e gjeta tek artikulli i Dalina Buzit. Nese mendojme te gjithe keshtu, do ishte nje shoqeri me fisnike.
Sa keq me vjen kur shoh se ku eshte katandisur niveli i njerezve te cilet duan te luajne rolin e kmentuesit apo te moderatorit.Ne ndaj vuajme si komb se nuk duam te shohim njeri te ece perpara. Cdo koment qe po lexoj e shoh qe eshte i njerezve te porositur dhe te mbytur nga urrejtja e injoranca. Top Chanell nuk ka nevoje per avukatr apo mbrojtesa pasi i ka bere vete vend vetes ne tere historine qe kur eshte krijuar. Po cpandehni ju se e do njeri kete kanal nga ato kanale te cilat nuk dine se c’transmetojne ? Autoriteti i nje kanali televiziv nuk fitoehet duke ekthyer ate ne pasarele te bytheve e te lakuriqesive te neveritshme. TOP-i eshte e do te mbetet ne balla te mediave shqiptare,u pelqen apo jo dia kanaleve medioker qe kane zhvatue taksapagesit shqiptare. Cdo gje nk mund te shkoje ne vaj ,por gjerat ndryshojne cdo dite me zhvillimin e vrullshem. Une deshiroj ti shpreh Vjollces ,pavarsisht se nuk nihem me te, gjithe te mirat, shendet ,guxim si Tani, perkushtim me njerez te mencur rreth vetes dhe jo servile e dashakeqes. Te pyese shtate a tete e te beje si di vete. Keto mllefe qe po lexoj nga pseudokomentuesit nuk duhet ta stepin kurresesi ,por te jete gjakftohet e te dije te selektoje gjykimet pozitive e negative. KINI PARA SE CILA PEME GODITET AJO ME KOKRA APO AJO PA KOKRA ? E pra QENTE LE TE LEHIN KARVANI TE ECE PERPARA. Une ju bej thirje mendje mykurve shikoni driten e diellit o te m mjere, dilni nga eresira dhe shijoni arjrin e paster te civilizimit e tre zhvillimit. Boll thuret intriga ne rrjetat e merimagave te kohes se vjeter. Shikojeni eralitetin me zemergjersi e jo me cinizem .Mund tu kenaqet deshira perkohesisht nga mllefet primitive, por do te vuani perjetsisht nga vertetesia.
Dalina: cfare lidhje ke me VJOLLCEN?
Nuk me intereson aspak lajmi ne fjale, por shqipja e Dalines eshte e mrekullueshme, thjesht e pakapshme! Ortografia dhe gramatika ne pergjithesi jane ne nje nivel te shkelqyer. Zor se gjen kaq perkryeshmeri ne gazetare te tjere ne Shqiperi.
Bile me duket se Dalina zoteron po aq lart edhe gjuhen italiane, sepse dikur e ndiqja ne shkrimet e saja ne italisht ne http://www.albanianews.it/ . Gjithmone nese s’gabohem sepse lexoja e shkruaja ne ato faqe nga mesi e fundi i viteve 2000 dhe qe atehere s’e kam ndjekur me.
Duke qene me origjine nga Çameria – gjithmone nese kujtoj qarte, eshte me te vertete per t’u lavderuar; per faktin se Çameria dergjet prej dhjetera dekadash nen terrorin e eger te nje shteti fondamentalist.
Urimet me te mira Dalina, ne karriere dhe ne jete!
Andrea Radi
DALINA KA SHUME TE DREJTE TOP CHANEL ESHTE I FAMILJES HOXHA DHE 60 PERQINDET E SHOKEVE TE TANIT I JANE DHEN SEPSE NUK MUND TE MBANTE 100 PERQIND TANI ME LIGJ DHE ATO PO KERKOJNE NJE TE DREJTE TE TYRE PRONEN E VET QE NE FUND TE FUNDIT NUK E KANE ME LEK KORRUPSIONI SI POLITIKANET TONE
O goce e ke bere edhe avokatin edhe gjyqtarin megjithese vete e thua se nuk je.Se dyti gruja dhe vajzat nuk mund te trajtojne nje tv kombetare njesoj si shpia apo toka e vet, aq me teper qe ata te tjeret qe jane aksionere kane punuar tere jeten aty dhe qe japin besueshmeri ne vazhdimesine e atij tv; kane edhe pjesen e tyre si pronare dhe jane ne shumice se kane 60 %.Vendos ai qe ka me shume se 50% o goce dhe ne kete pune nuk behen gjerat as per shpirt dhe as per mirenjohje.
Ah geni eshte gen. Lyhu zhgryu fry buz e cica. Nuk bohesh jo…. parja hallall e me djerse do mbetet hallall. Ishalla gjyqeve e spitaleve i lenshin paret kush i ka bo me djersen e fukarenjve..
RRACE MUTI!
Pergjigje A.R.
Dalina, o tu mbyllte nuk eshte nga Cameria. Eshte nga Buzi i Tepelenes. Vajze inteligjente dhe me bonses.