Revolucion në radhët e Juventusit. Ndoshta askush nuk e priste, por bardhezinjtë janë duke përgatitur ndryshime në repartin e sulmit. I vetmi që e ka vendin e sigurtë është ylli argjentinas Paolo Dybala. Nga sinjalet e dhëna pritet që në merkato të dalin sulmuesit Simone Zaza, Mario Mandzukic dhe Alvaro Moratta. Ky i fundit mund të rikthehet në radhët e Real Madrid, gjithmonë nëse klubi “Los Blancos” vendos të paguajë 30 milinë Euro për kartonin e lojtarit. Në rastë të kundërt Moratta mund të transferohet në Angli tek skuadra e Arsenalit, që duket se është më e favorizuar në garën për pasur në dispozicion shërbimet e 23-vjecarit. Alternativat për të zëvëndësuar spanjollin nuk mungojnë.
Duke nisur që nga mesfushori i Chelsea, braziliani Oscar. Isco i Real Madrid dhe emri që ka dalë së fundmi atij i sulmuesit të Arsenalit Alexis Sanchez. Pas Moratës, radhën si kanditat për t’u larguar nga “Zonja e Vjetër” e ka Simone Zaza. Për të intersohen klube si West Ham dhe Chelsea. Zëvëndësuesi i Zaza, pritet të jetë Domenico Berardi. Vlera e kartonit të futbollistit kap shifren e 25 milionë Eurove.
Kroati Mandzukic edhe pse vlerësohet nga ana e drejtuesve bardhezi, mund të sakrifikohet përballë një ofertë të kënaqshme. Nëse sulmuesi largohet atëherë kampionët e Italisë do të bëjnë të pamundurën për të transferuar në radhët e klubit një sulmues të kalibrit të lartë. Edinson Cavani, është një dëshirë e vjetër e Juventusit, por që për momentin skuadra e Psg nuk e ka vendosur lojtarin në merkato.
Emri tjetër është ai i Zlatan Ibrahimovic, i cili pëlqehet dhe nga zëvëndës presidenti Pavel Nedved. Emrat ne axhenden e bardhezinjve nuk mungojnë dhe për të parë se cili prej tyre do të transferohet tek Juventus duhet pritur merkato verore./ SS