Kryebashkiaku i Mallakastrës sqaron dënimin në Itali: Nuk e dija për rrengun që më punuan!

22 Maj 2016, 16:53Politika TEMA

Kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, rezulton i dënuar në Itali. Në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ai deklaron se ka jetuar për rreth 10 vite në Itali. Dënimi i është bërë në vitin 1995.

Pyetjes së formularin nëse “keni qenë ndonjëherë nën hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj”, Kapllanaj i përgjigjet me “PO”.

Ai sqaron se organi procedues është Tribunali i Firencez në shtetin fqinj dhe ngjarja ka ndodhur më 26.07.1995, ndërsa vendimi i gjykatës është dhënë më 07.04.2003. Dënimi i dhënë nga drejtësia italiane është ai me kusht.

Por, në një reagim në Facebook, Kapllanaj thotë se shkoi në Itali si të gjithë shqiptarët për arsye emigrimi, ndërsa dëshira për të pasur një makinë, kishte bërë që të merrte atë me dokumente të falsifikuara. Kapllanaj shkruan në reagim se këtë rreng ia kishte punuar një shtetas italian, pa qenë në dijeni.

“Si shumë shqiptarë të tjerë, në vitin 1991, mes shumë vështirësive, emigrova në Itali, ku jetova 10 vjet, gjer në vitin 2000. Në vitin 1995, pasi kurseva disa para nga puna dhe për shkak të moshës së re që kisha, bleva një makinë të përdorur në Firenze. Sigurisht që padituria apo edhe dëshira e tepruar e moshës, për të patur makinën, më shtyu në nxitim ta blija nga një individ italian, i cili dokumentet e makinës i kishte të falsifikuara. Iu gëzova makinës së blerë, pa ditur, për rrengun që më ishte punuar”, shkruan ai.

Kapllanaj sqaron se më 26 korrik të vitit 1995, është ndaluar nga një patrullë e policisë rrugore atje, ku rezultoi se dokumentet ishin të falsifikuara. Teksa deklaron se dënimin e tij e kishte marrë vesh vetëm vitin e shkuar, Kapllanaj thotë se nga kërkimet rezultoi se ishte dënuar me dy vite burgim të pezulluar dhe 200 euro gjobë.

“Një ditë më vonë, u ndodha pa makinen e blerë dhe pa lekët e kursyera që kisha paguar për ta blerë këtë makinë. Vazhdova të qëndroj e të punoj në Itali deri në vitin 2000, kur u ktheva në Shqipëri përgjithnjë. Më vonë rashë në dijeni se autoritetet policore italiane më kishin proceduar për atë incident, që në vitin 1995. Megjithëse unë kam jetuar në Itali në atë periudhë, nga viti 1995 deri në vitin 2000 nuk kam qenë në dijeni dhe nuk kam njoftuar se si kishte rrjedhur çështja.

Vitin e kaluar, teksa ishte duke u diskutuar çështja e dekriminalizimit, bëra kërkimet përkatëse dhe më rezultoi se në vitin 2003, pra plot 8 vjet nga ai incident dhe 3 vjet pasi unë kisha lënë përfundimisht Italinë, ndaj meje ishte dhënë një vendim dënimi me dy vjet burgim të pezulluar (që nuk vuhet nëse nuk bën shkelje) dhe me 200 euro gjobë”, thotë ai.

13 komente në “Kryebashkiaku i Mallakastrës sqaron dënimin në Itali: Nuk e dija për rrengun që më punuan!”

  1. lusi says:

    Keta legena koincidokan te gjithe te gjithe naive dhe qe drejtesia e huaj u ka rene me qafe kot.

  2. Emer says:

    Edhe ti koketul pret ta besoje kush kete?! Nuk te denon njeri dy vjet burg per makine me dokumenta fallco, sidomos kur nuk je vete ne dijeni sic thua edhe zotrote! Yttt fare e keqe!

  3. corape kuqi says:

    Morebkapllan. Po kjo eshte hipokrizia. Zeni hodhii gerdecin ne ere. I ati vrau nebmes te bulevardit. Edi mevkoqon vjedhin miljona. Futjani gishtat edit ne france te shikoni do dal i paster. Po nuk doli me emer tjeter

  4. Po mor po se keshtu justifikoheni te gjithe ju politikanet e Shqiperise. Asnje nuk pranon faj.

  5. tfgs1 says:

    si perhere nje korrak kriminel,shkeles ligji,falsifikator,mashtrues neper evrop,ndersa ne vatan boss,vip a politikan……!!!

    1. Robi says:

      Jeni te gjithe bande idiotesh e injoranteh, mjaftonte leximi i art. 634 te kodit penal italian dhe nuk do kishit pjerdhur te gjithe si ka bere tfgs1 greku.

  6. ceni says:

    I Shkreti ja paskan fut ……ne Itali kur blehen nje makine behet kalimi i pronsis nuk ka shans te shitet nje makine me dokumenta falso sepse kontrollohet cdo gje ,ke vjedh makinen per te grabitur neper villa sic bejne hajdutet ketu ne Itali ,kush i ka fut ne qeverisje kto plehra ? kjo eshte pyetja

  7. nikaja says:

    NA mbushe mendjen makina nuk blihet si 1 kg domate jane axhensit ato qe kerkojn dokumentat e duhura pas disa jave vine dokumentat orgjinale ne emrin tend dhe italiani qe gjojata ta paska futur ty rrezikon nuk na thua pak a eshte denuar dhe ai si ty ?

  8. k says:

    KA TË DREJTË I SHKRETI.FAJIN E KANË ITALIANËT,FRANCEZËT,GJERMANËT,ANGLEZËT…..ETJ.
    QÊ NUK LENË ME VJEDH REHAT ASHTU SIÇ KA QEJF SHQIPTARI BASTARD DHE HALE BOTËRORE.

  9. Benard says:

    Jane te gjithe te paditur te shkretet, duhet ti kuptojme! Fatkeqsisht apo fatmirsisht eshte ashtu siç thote me larte ceni!
    Keta jane “profesionistet” qe perfaqesojne popullin.
    Persona me dy diplloma ne Universitet me prestigjoze te botes merren me blegtori, ndersa trafikantet e copat e mishit me diploma ‘Kristali’ i kemi te veshur me kostume ne zyrat e shtetit, drejtora e kryebashkiak!
    p.s
    Ne 1995 nuk ka pas euro, por lireta….o kungull ^2!!!!

  10. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

    Une e besoj. Kot nuk ka Mac computer ne zyre ky.
    Po cbehet o milet, gjysma kriminele, trecereku bandite e rrugace te tjeret spiune te komunizmit keta bashkiaket e shtetit rrumpalle te Rilindjes EdscobarRmaes.
    Jo vetem kjo por keta cecene kane perkrahjen direkte te Bandave Shullazeve.
    Filloni dhe shani duke mbrojtur Shullazet qe po tallin menderet me ju bageti.

  11. Adrian says:

    Po thuaj qe qenke bere pederast ti o karagjoz.Kur ta palluan ty fare nuk e ndjeve ti ??.te dogji byca kur ta rrasen brenda.Mjere ajo plaka jote cfare vemje ncori ne jete o qurrash.Yshttt rrace e felliqur se hajdut ishe edhe hajdut mbete o pederast

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje