FOTOT/ Vila horror: Shtëpia e mallkuar njujorkeze që askush nuk e blen

8 Qershor 2016, 12:53Lifestyle TEMA
FOTOT/ Vila horror: Shtëpia e mallkuar njujorkeze që askush nuk e blen

Filmi horror “Amytiville” me protagonist aktorin simpatik Ryan Reynolds është tejet i frikshëm, por ai është bazuar në një ngjarje tejet reale.

Shtëpia e mallkuar në Amytiville ekziston vërtet dhe tashmë ka dalë në shitje për 850 mijë dollarë.

Por ajo që ka ndodhur aty në vitin e largët 1974, bën që askush që e njeh historinë e shtëpisë, të mos bëjë asnjë ofertë.

Personat që e kanë nxjerrë në shitje përpiqen ta mënjanojnë historinë e frikshme të saj, por “mallkimi” duket sikur i ndjek.

Në vitin 1974, më saktë në 13 nëntor, vrasësi Ronald DeFeo masakroi prindërit e tij, 4 motra dhe vëllezër.

Kur u pyet përse i vrau, DeFeo tha se dëgjoi zëra në shtëpi që e detyruan të bënte diçka të tillë.

Ai u dënua me 6 burgime të përjetshme.

Aktualisht është ende në burg në periferi të Nju Jorkut.

Por edhe familja që e bleu shtëpinë në vitin 1975, tha se shpesh u ndodhnin fenomene paranormale.

Ata e braktisën disa muaj pasi e blenë.

Që atëherë shtëpia nuk është shitur më, dhe askush nuk e merr guximin ta blejë.

1 komente në “FOTOT/ Vila horror: Shtëpia e mallkuar njujorkeze që askush nuk e blen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje