FOTOT/ Nëna djeg vajzën me benzinë pasi u martua pa lejen e saj

9 Qershor 2016, 12:47Lifestyle TEMA
FOTOT/ Nëna djeg vajzën me benzinë pasi u martua pa lejen e saj

Ajo që ka ndodhur në një familje në Pakistan është përtej çdo imagjinate.

Një nënë ka djegur me benzinë vajzën e saj pasi u martua pa lejen e saj.

Zeenat Rafiq, 18-vjeçare, nga Pakistani është vajza e cila është djegur nga nëna e saj.

Sipas burrit të vajzës, Hassan Khan, nëna kur kishte dëgjuar se ajo ishte martuar e kishte rrahur aq rëndë sa që fytyra, goja dhe tërë trupi kishin marrë gjakderdhje, e më pas i kishte vënë flakën duke e djegur për vdekje.

Sipas policisë, asnjë i afërm i vajzës nuk e kishte kërkuar trupin e saj, deri sa kishin ardhur familja e burrit të vajzës.

Ajo është varrosur nga familja e burrit dhe burri i saj në Lahore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje