FOTOT/ Ylli i “The Voice” qëllohet për vdekje gjatë koncertit

11 Qershor 2016, 11:01Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ylli i “The Voice” qëllohet për vdekje gjatë

Këngëtarja Christina Grimmie, e njohur për pjesëmarrjen në programin muzikor televiziv amerikan “The Voice”, ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në Florida.

Policia lokale deklaroi se këngëtarja u qëllua nga një person teksa nënshkruante autografe për fansat, pas një koncerti në Orlando. Agresori, i cili u ndalua nga vëllai i Grimmie, më pas vrau veten.

Këngëtarja 22-vjeçare ndërroi jetë pak më vonë në spital për shkak të plagëve të rënda. Në vitin 2014, Grimmie doli e treta në sezonin e gjashtë të spektaklit “The Voice”.

Përmes një mesazhi në Twitter, policia e Orlandos u shpreh: “Me keqardhje të thellë na duhet të konfirmojmë se zonjush Christina Grimmie u nda nga jeta për shkak të plagëve”.

Ndërsa stafi i saj shkroi: “Me zemër të thyer njoftojmë se Christina u nda nga ne dhe shkoi në shtëpinë e Zotit”.

Ndërkohë, një hetim policor ka nisur për të zbuluar se si i dyshuari ka arritur të hyjë në koncert me armën e zjarrit.

3 komente në “FOTOT/ Ylli i “The Voice” qëllohet për vdekje gjatë koncertit”

  1. Alb says:

    Ne ferr shkoft dor mallkuari. Kjo princesh e paharruar do mbetet.

  2. Arturi says:

    Pushofte ne paqe ne jeten e pertejme!

  3. liria says:

    liria dhe demokracia ne amerike i jep frutet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje