FOTOT/ Bora Kokëdhima dhe Endrit Mertiri kopjojnë At'Nikollën

13 Qershor 2016, 13:59Lifestyle TEMA
FOTOT/ Bora Kokëdhima dhe Endrit Mertiri kopjojnë

Një set fotografik i publikuar në rrjetet sociale mbrëmjen e së shtunës (datë 11 qershor 2016), nga fotografi Endrit Mërtiri dhe Bora Kokëdhima nuk ishte as më shumë e as më pak, veçse një kopje e koleksionit Spring-Summer 2015, të stilistes Enada At’Nikolla krijuar për revistën BORDO.

Vitin që shkoi At’Nikolla i bashkangjiti veshjeve të saj haute couture një koleksion kapelesh, të cilat ishin frymëzuar teksa ajo krijoi të parin parfum të saj, Enada At’Nikolla Prive. Pikërisht kapelet-lule korrenspondonin me lulet, që ishin zgjedhur për aromën e parfumit të saj.

Koleksionin houte couture, kapelet-lule dhe parfumi At’Nikolla Prive u prezantuan ekskluzivisht në numrin e parë të revistës BORDO, që u publikua në Korrik 2015, teksa i mbante veshur supermodelja Xhesika Berberi, fotografuar nga Geljant Kaleci.

Gati një vit më pas, një imitim i këtij koleksioni, e mandej edhe një pozë vjen nga stilistja Bora Kokëdhima, që është prezantuar nën siglën Savage dhe fotografi Endrit Mërtiri, teksa pozon modelja Elena Lika. Është kjo mungesë krijimtarie, apo dëshirë për vëmendje?!

Për më shumë flasin vetë fotot!

2 komente në “FOTOT/ Bora Kokëdhima dhe Endrit Mertiri kopjojnë At’Nikollën”

  1. andrea says:

    Stilistja Kokedhima ska nevoj me kopju askend. Ka mundesine, aftesine, krijimtarine, deshiren dhe vemendjen per te bere art me imagjinaten dhe duart e saja

  2. Anna says:

    Koncepti i “SAVAGE” i Bores eshte unik ne llojin e tij ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje