UEFA ka vetëm një fjalë për Shqipërinë!

19 Qershor 2016, 23:54Sport TEMA

Nuk ka munguar as urimi i UEFA-s për fitoren e Shqipërisë. Menjëherë në përfundim të ndeshjes federata e futbollit europian ka uruar Shqipërinë fitoren me një mesazh të thjeshtë por shumë domethënës.

“Bravo Federata Shqiptare e Futbollit”, shkruan organi më i lartë sportiv europian. Nuk kanë munguar urimet e UEFA-s edhe më parë për tifozerinë e jashtëzakonshme shqiptare, për sportivitetin dhe mënyrën e sjelljes në stadium para dhe pas ndeshjes. Tashmë duhen pritur ndeshjet e tjera dhe të shpresojmë se do të kualifikohemi për të përjetuar emocione të tjera, ndoshta më të fuqishme se këto që kemi përjetuar. Nga sot mbrëma nisin nisin ndeshjet e grupeve të tjera dhe do të nisin të konturohen edhe ekipet që do të kualifikohen dhe të tretat që shpresojnë të kalojnë më tej.

Situata është e tillë që janë të shumta ekipet në valle, por ndoshta fati do të na buzëqeshë edhe një herë për të luajtur për herë të parë në historinë e futbollit tonë, në turin tjetër të një europiani, që deri tani dukej mirazh, por mund të rikthehet të na emocionojë.

2 komente në “UEFA ka vetëm një fjalë për Shqipërinë!”

  1. GEZONI SHQIPERINE
    DHE DJISNI NE SURRAT SALIH-ne byrrishin e kann fjalen

  2. THANX UEFA says:

    GEZONI SHQIPERINE
    DHE DHISNI NE SURRAT SALIH-ne ;

    byrrishin e kan fjalen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje