Armando Sadiku flet pas golit historik

19 Qershor 2016, 23:29Sport TEMA

Armando Sadiku ka folur pas mbarimit të ndeshjes për fitoren historike që kombëtarja shqiptare mori për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar.

Sadiku i cili tashmë ka hyrë në histori si futbollisti i parë që ka shënuar për shqipërinë në europian tha pas ndeshjes se këtë moment nuk do ta harrojë kurrë.

“Ky është goli më i bukur në karrierën time që më ka gëzuar pa masë. Doja vetëm të shkoja te stoli dhe të festoja. Kam ndjerë shumë vetbesim sot. Falenderoj trajnerin që më dha mundësinë që për herë të tretë të jem titullar dhe ia shpërbleva me gol. Faleminderit të gjithve. Fitoren ia dedikoj të gjithë lojtarëve të kombëtares që më kanë dhënë besim duke më ndihmuar.”

1 komente në “Armando Sadiku flet pas golit historik”

  1. Arber says:

    Futbollisti Armando sadiku Ishte vertete historik, i denje per te hyre ne Enciklopedine Shqiptare (3).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje