Cana jashtë! Ja formacioni i De Biasit përballë Rumanisë

19 Qershor 2016, 20:09Sport TEMA

Shqipëria do të përballet me Rumaninë për të kërkuar të mbajë gjallë shpresën për kualifikim në orën 21:00.

Ndeshja është për “jetë a vdekje” për të dyja kombëtaret ndaj pritet një luftë e egër sportive.

De Biasi ndryshe nga ndeshja me Francën dhe Zvicrën, pritet të bëjë disa ndryshime në mesfushë dhe mbrojtje, ndërsa në sulm është i përhershmi Sadiku.

Në mesfushë ai do t’i besojë Memushaj, Abrashit dhe Bashës, ndërsa në krahë Andi Lila dhe Lenjani.

Në mbrojtje do të jenë Hysaj, Ajeti, Agolli dhe Mavraj.

Bie në sy mungesa e Canës, që De Biasi e ka lënë në stol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje