FOTOT/ Atmosferë në Lion: Kuqezinjtë zënë vendet e para në stadium

19 Qershor 2016, 19:26Sport TEMA
FOTOT/ Atmosferë në Lion: Kuqezinjtë zënë vendet e para

Shqipëria luan sot në mbrëmje (ora 21:00) ndaj Rumanisë ndeshjen e fundit në Grupin A. Kjo sfidë është vendimtare për qëndrimin e kuqezinjve në Europian, pasi një fitore ndaj rumunëve hap rrugën për një kualifikim të mundshëm në 1/8 e finaleve.

Ora 16:00
Tifozët shqiptare dhe rumunë janë fotografuar së bashku në rrugët e Francës duke pritur sfidën finale. Mediat rumune dhe UEFA kanë pasqyruar sjelljen e tyre duke festuar para ndeshjes edhe pse janë dy tifozëri kundërshtare.

Ora 17:00
Kushtet e motit në Lion të Francës duket sikur nuk po favorizojnë sfidën e Kombëtares gjatë mbrëmjes së sotme. Sipas UEFA-s, temperaturat në Lyon shënojnë 16 gradë celsius dhe lagështia është në masën 73%, ndërsa shpejtësia e erës është rritur duke shkuar në 25 km për orë. Gjatë pasdites është raportuar edhe për mot me shi në Lion.

Ora 17:45
Tifozët kanë filluar të zënë vendet e para në stadiumin “Stade de Lyon”, edhe pse ndeshja do rreth 3 orë të fillojë.

18:30
Atmosfera duket se është miqësore në rrugët e Lionit mes tifozëve shqiptarë dhe rumunë. Të tjera foto të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se tifozëritë e të dyja kombëtareve që festojnë para ndeshjes Rumani-Shqipëri.

Ora 19:00
Rritet numri i tifozëve kuqezinj në “Stade de Lyon”. Prania e tyre duket se do të dominojë në këtë sfidë ndaj kundërshtarëve rumunë./PanoramaSport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje