Kemi humbur në dy nga tre ndeshjet e para në grup përballë Zvicrës dhe Francës, por nuk kemi pse të humbasim shporesën për të kaluar në grup.
Një fitore me dy gola ndaj Rumanisë është mundësia e artë për kombëtaren kuqezi në Euro 2016. Një përllogaritje mbresëlënëse për këtë mundësi e ka bërë gazeta Nju Jork Times e cila nxjerr me rezultate matematikore sesi Shqiperia mund të kalojë grupin në këtë europian ku merr pjesë për herë të parë.
Sipas skemave, nëse Shqiperia e mund Rumaninë, do të përfundojë e treta ne Grupin A, pavarësisht se cfarë ndodh në ndeshjen mes Zvicrës dhe Francës. Por sic edhe dihet shansi i vetem per kualifikim është të perfundojmë mes 4 ekipeve me te mira të vendeve te treta.
Pra tre pikë mund te jene te mjaftueshme. Por Shqiperia mbase do të jetë ekipi i vetem me 3 pike, keshtu qe ajo duhet te beje diferencën me gola, cka do të thotë: Shqiperia duhet te fitoje dhe te fitoje me sa me shumd gola të mundet.
Nese humbet apo barazon, skualifikohet. Nju Jork Times përllogarit se nese Shqiperia do to munde Rumaninë me dy gola diferencë ajo do te perfundoje ne vendin e trete ne Grupin A dhe ka 47 për qind të shanseve për tu kualifikuar mes 4 ekive me te mira te vendeve te treta.
Në dy ndeshjet e zhvilluara Shqiperia nuk ka shenuar asnje gol dhe ka pesuar 3 te tillë, 1 ne ndeshjen me Zvicren dhe 2 ne ndeshjen me Francen. Ndersa për kundërshtarët tonë në ndeshjen e sotme Rumaninë shanset për kualifikim janë edhe më të mëdha. Kjo për faktin se rumunët kanë humbur me Francen 1-0 dhe kanë barazuar 1-1 me Zvicren, pra në rast fitoreje janë me 4 pikë.
Sa llogari ta sakta, arithmetike e persosur, e kane zbuluar amerikanet. E jashtezakoneshme, lajm i madh.
Cfare shkrimesh per te qeshur e per gallate.
Mexico 0 : 7 Chile
2.50 3.00 3.10
Rumani Shqiperi kuotohen po ashtu
Me Francen rumunet kane humbur 2 me 1 dhe jo 1-0
Munde te na mjaftoje edhe nje fitore me 1 -0 ne raste se nga grupi i 4 Italia fiton ose barazon me irlanden dhe Belgjika ben te njejten gje me Suedin
Dhe ne grupin e 5 Turqia merr barazim ose fiton me 1-0 ndaj Cekeve
Ne qofte se vine keto rezultate nga keto grupe dalin jashte 4 skuadra te cilat nuk harrijne te grumbullojne 3 pike
Por kushti ngelet qe Shqiperia te fitoje sot dhe le te jete ajo qofte edhe me 1-0
DUHET TE NA NDIHMOJE SHANCET .
Pak e veshtire. Po hajt me fitore sa per nder.