Rumunët janë në kërkim të një fitoreje me patjetër në përballjen e sotme me kombëtaren tonë. Atyre ju duhet patjetër fitoreja pasi në këtë mënyrë janë shumë më të favorizuar për të kaluar grupin krahasuar me kuqezinjtë.
Për të stimuluar skuadrën e vet Federata Rumune e Futbollit ka vendosur që në rast fitoreje me Shqipërinë ti shpërblejë futbollistët e vet me 2.5 milion euro.
Kjo premio synon të bëjë sa më të sigurtë kalimin e grupit shkruan e përditshmja rumune “Blick”. Kjo shifër është gati sa shuma totale qe UEFA shpërndan për cdo skuadër që futet mes 16 më të mirave të këtij Evropiani.
Nuk ështe hera e parë që Federata Rumune e Futbollit ndjek nje praktikë të tillë pasi futbollistët rumunë kanë marrë nga 60 deri në 200 mije euro pas arritjes se kualifikimit ne kete Evropian, ku e perfunduan grupin F pa pësuar humbje.
Në fakt Rumanisë mund të mos i mjaftojë kjo premio për të fituar sot por ajo është një motiv me shumë per te shënuar nje sukses, thotë gazeta rumune.
Ndërkohë presidenti i FSHF Armando Duka tha në një intervistë për mediat se në rsat fitoreje ekipi do të shpërblehet, pavaresisht se shifrat ekonomike nuk shërbejnë si motivim
LOJTARET TANE DO TE MOBILIZOHEN NE KETE NDESHJE, PA PREMTIME NE MILIONA DHE DO TE FITOJNE .
shume jane per nje fitore ndaj nje ……….korraku!