Shqipëria bën vetëm dy ndryshime ndaj Rumanisë. Në stërvitjen e fundit, trajneri Xhani De Biazi ka provuar lojtarët që pritet të jenë titullarë dhe në krahasim me ndeshjen ndaj Francës, të vetmet lëvizje janë rikthimi në formacion i Lorik Canës dhe Migjen Bashës. Mbrojtë si Arlind Ajeti ulet në stol, ndërsa mungesën për shkak kartonësh të Burim Kukelit do ta zëvendësojë Basha në mesfushë.
Stërvitja e fundit ka pasur edhe të papritura, pasi mbrojtësi i majtë, Naser Aliji, është dëmtuar dhe do të mungojë ndaj Rumanisë. Aliji ka pësuar një tërheqje muskulore dhe e ka të pamundur të rikuperohet. Nga ana tjetër, dhimbjet e kokës për De Biazin janë shtuar kur Taulant Xhaka ka lënë stërvitjen në mes. Mësohet se mesfushori ka pasur probleme shëndetësore dhe menjëherë stafi mjekësor është kujdesur për gjendjen e tij.
Formacioni
Teksa pritej që De Biazi të aktivizonte një formacion me më shumë lojtarë që kanë tipare ofensive, ka ndodhur e kundërta. Mesfushori i djathtë, Odise Roshi, si dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, të cilët kanë luajtur titullarë në pjesën dërrmuese të edicionit të fundit, do ta nisin sërish nga stoli. Trajneri është i bindur në zgjedhjet e tij, teksa sërish në majën e sulmit do të jetë Armando Sadiku. Shqipëria do ta nisë sot me Etrit Berishën në portë, ndërsa në mbrojtje është katërshja e zakonshme: Elseid Hysaj në të djathtë, Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj në qendër, si dhe Ansi Agolli në të majtë.
Në mesfushë do të luajë në rolin e organizatorit Migjen Basha, ndërsa në qendër do të jenë gjithashtu Ledian Memushaj dhe Amir Abrashi. Nga krahët do të luajnë Andi Lila dhe Ermir Lenjani, ashtu si kundër Francës. Në se ancën e fundit, lojtarët janë shfaqur të përkushtuar, teksa gjithçka i është kushtuar anës taktike, raporton Panorama Sport. Edhe pse De Biazi është munduar të përziejë kartat, sërish është lënë të kuptohet se cilët do të zbresin në fushë. Ndaj Rumanisë është ndeshja e fundit në grup dhe një fitore mund t’i hapë rrugën Shqipërisë për kalimin e fazë
Stërvitja
Shiu dhe breshëri i rrëmbyeshëm në Lion gjatë kësaj jave ka detyruar UEFAn që të marrë masa drastike për të ruajtur gjendjen e terrenit të stadiumit në të cilin sonte do të luhet takimi mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Në këto kushte, organizatorët e aktivitetit kanë vendosur që të mos lejojnë asnjërën prej dy skuadrave që të zhvillojnë stërvitjen e zakonshme në impiant.
Ganiu po ja qr kohet e fundit ! Mbasi la Gjimshitin per Veselin, te gjithe e pame, Nuk mori Rashicen , I vetmi mesfushor sulmues. Tani vazhdim te konfermoje Lilen dhe Sadikun , I cili me gjith impenjimin nuk ben dot repart vetem, nuk triblon , nuk gjuan nga larg dhe nuk gjuan me koke.
Gani! Eshte ndeshja e fundit!!!!
Hajde te dhe nja 2 gola nga Rumani, e morrem qe e morrem rrugen e Mutit, aman te qetesohemi nga keto Isterizma Superiore, pleshti sado qe ta frzsh nuk behet Elefand. Skuadra tone e Allahut e ka mendjen ne Ramazan … pa djet dhe ushqim nuk ka rezultate, argjerimi ne periudhe Paqeje jo “Lufte”.
O GANI. SA LEKE TE KA DHENE LILA. E PAIMAGJINUESHME QE NE HESHTIM NDERSA AI PO NA VARROS
C’keni o njerez ?
A e ngritet ne qiell xha Ganiun pas atij “pseudo-kualifikimi” ?
Askush nuk vuri re se kualifikimi erdhi pas nje kombinimi gati te pamundur midis fatit , gjykates ,teatrit dhe shume pak loje.
Xha Ganiu ka pak merite vetem tek ajo pak loje , ku kontributi I tij ka qene mbyllja ne mbrojtje e skuadres.
Por tani na duhet loje sulmuese.
E ku di Ganiu te beje loje sulmuese ?
Keshtu qe do te beje ndonje formacion sa per te kaluar radhen dhe mbase vjen perseri fati qe na ka braktisur.
– Gabimi I Ganiut per lenien jashte te Xhimshitit , u duk tek ndeshja e Frances ku zevendesoi Ajetin per Veselin , nderrim qe te gjithe , edhe komentatoret sportive evropiane e kane quajtur shkakun e pesimit te golit.
—
Dhe mos krijoni iluzione te kota. Ndeshja me Rumanine do jete me e veshtire se me Francen. Shikoni pak statistikat. Rumania na ka mundur gjithmone madje edhe me goleade. Keshtu qe do jete fat shume I madh nese fitojme , gjithsesi shpresoj te marrim 1 pike ose te pakten te shenojme 1 gol. Kjo do jete fitore.
Ne fund te fundit aq mundesi kemi , skuader modeste jemi.
Ganiu dhe skuadra duhet te marrin shembull nga Islanda.
xhaka ka genjyy nga qe nuk e fut ne formacion stabel e sigurte kjooo edhe kur u be goli me francen rrinte kot pa noj lloj impenjimi
Hajde dhe nje tjeter ”humbje me dinjitet”! Te kenaqemi me cicat e tifozeve, u pa puna.
Me Lila, Mavria e Cane nuk ecet gjekundi
Me Giani de Biazin Shqiperia ka dhene maksimumin. Me mire nuk ka luajtur ndonjehere. Dhe ka lojtare modeste. Disa qe e shajne ketu “Ganiun” duket se paskan qef t’i zene vendin. Ku ta gjejme te vije ndonje edhe me i zoti se “Ganiu” si psh ky kuqeziu forever. por eshte e lehte te kritikosh para kompjuterit, por provoje ne terren po ta mbajti. Giani de Biazi i ka dhene kombetares fryme dhe force. Dhe mos harroni: Nuk kemi asnje lloj kampionati kombetar. Luajme me lojtare te mbledhur andej kendej. Franca 60 milioneshe mezi na beri nje gol ne minuten e 89 te ndeshjes. kur luante ne fushen e saj. Edhe me Zvicren nuk luajtem keq. Te shohim sot me Rumanine. Nuk jam shume optimist, por edhe nese mundemi duhet te themi qe kaq jane mundesite tona. Dhe jo te shajme majtas dhe djathtas sikur kemi kapur vete qiellin me dore.