Mbyllet ndeshja e grupit F, Islandë-Hungari me rezultatib 1-1. Të gjitha golat dhe rastet me VIDEO

18 Qershor 2016, 19:52Sport TEMA

Islandë-Hungari është sfida e rradhës në grupin F që do të luhet në stadiumin e Marsejës.

Islandë është një nga skuadrat që i ka surprizuar të gjithë me paraqitjen e saj në ndeshjen e parë në “Euro 2016” duke barazuar përballë Portugalisë dhe ndaj Hungarisë kërkon të marrë tre pikët e para.

Gjithashtu dhe Hungaria do të kërkojë të marrë fitoren e dytë pas asaj kundër Austrisë.

Më poshtë do të keni munëdsi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare.

Islanda: Halldorsson, Saevarsson, Sigurdsson, Arnason, Skulason, Gudmundsson, G. Sigurdsson, Gunnarsson, Bjarnason, Sigthorsson, Bodvarsson

Hungaria: Kiraly, Lovrencsics, Guzmics, Lang, Kadar, Gera, Nemeth, Nagy, Kleinheisler, Dzsudzsak, Szalai

Minuta 88′, GOL! Barazon në minutat e fundit të lojës Hungaria me anë të një aksioni perfeket me Nikolic që kroson në zontë dhe Saevarsson e dërgon topin në rrjetën e tij

Minuta 72′, Hungaria është hedhur e gjitha në sulm për të gjetur golin e avantazhit duke rrezikuar me anë të kundërsulmeve, por e kanë të vështirë të çajnë në mbrojtjen e Islandës

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes ku të dyja ekipet i kanë besuar sërish të njëjtëve lojtarë

Minuta 40′, GOL! Islanda kalon në avantazh përballë Hungarisë me anë të Sigurdsson i cili ekzekuton në mënyrë perfekte një 11-metërsh

Minuta 34′, Kundërpërgjigjet menjëherë Hungria me anë të Kleinheisler por gjuajtja e tij kalon fare pranë portës së mbrojtuar nga Halldorsson

Minuta 30′, Rast i artë për Islandën për të kaluar në epërsi me anë të Gudmundsson i cili vetëm përballë portierit nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë

Minuta 9′, Rasti i parë i rrezikshëm shënohet nga ana e Islandës me anë të Bodvarsson i cili godet me kokë por fare pranë kuadratit

Janë ekzekutuar hinnet e të dyja kombëtareve. Nis ndeshja me topin e nisur nga qendra nga ana ekipit të Islandës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje