Presidentja e Kroacisë-tifozave: Turp ju qoftë!

17 Qershor 2016, 21:56Sport TEMA

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka reaguar ashpër ndaj tifozëve të shtetit të saj që hodhën fishekzjarre dhe përdorën simbole naciste në ndeshjen kundër Çekisë.

Gjesti që tifozat kroat bënë ka sjellë një reagim të ashpër të presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, e cila përmes një postimi në rrjetin e saj social facebook, shkruan se ky veprim është një turp për kombin kroat.

 “Bravo të zjarrtëve. Bravo ju tifozëve kroatë. E ju armiqve të Kroacisë, juve që urreni reprezentacionin dhe shtetin ju porosis: Do të përgjigjeni edhe për këtë edhe për svastikën. Turp ju qoftë!”, shkruan  Kolinda Grabar-Kitarovic

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje