Stancu: Duhet lojë e zgjuar për ta mposhtur Shqipërinë!

17 Qershor 2016, 17:20Sport TEMA

Autori i dy golave në “Euro 2016” për Rumaninë, të dy nga pika e bardhë e penalltisë, Bogdan Stancu, duke folur për faqen zyrtare të UEFA-s në internet, e ka konsideruar vendimtare ndeshjen me Shqipërinë, të planifikuar për t’u luajtur të dielën, në orën 21:00, në Lion. “Ne e dimë vlerën që ka aktualisht Shqipëria. Ky kundërshtar është mjaft mirë i përgatitur fizikisht dhe taktikisht. Ne duhet të luajmë në zgjuar kundër shqiptarëve, përndryshe do të kemi probleme për të marrë kualifikimin në raundin tjetër të këtij Europiani,” – tha Stancu.

Me dy golat e shënuar nga penalltia, ndaj Francës dhe Zvicrës, sulmuesi rumun është në krye të listës së shënuesve më të mirë të “Euro 2016”, bashku me francezin Payet dhe uellsianin Bale. “Është mirë që të jetë pjesë e historisë, por statistikat nuk kanë rëndësi, kur qëllimet e ekipit kombëtar nuk janë përmbushur,” – shtoi Bogdan Stancu. Rumunët kanë një pikë në Grupin A, ndërsa kuqezinjtë asnjë të tillë, teksa nuk e kanë shijuar ende as golin në finalet e “Euro 2016”, ku marrin pjesë si debutues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje