Kanë përfunduar dhe katër ndeshjet e dyta të grupeve B dhe C.
Në grupin B, ku bëjnë pjesë Anglia, Uellsi, Sllovakia dhe Rusia, “Tre Luanët” janë skuadra që kryeson këtë grup. Ekipi i Roi Hoxhson fitoi me rezultatin 2-1 kundër Uellsit, duke përmbysur rezultatin në minutën e fundit të lojës.
Një fitore e rëndëishme për Anglinë, që pas këtij triumfi rrit ndjeshëm shanset për të kaluar në fazën tjetër. Në takimin tjetër të këtij grupi mes Rusisë dhe Sllovakisë, këta të fundi kanë arritur që ti surprziojnë rusët, duke i shkaktuar humbjen e parë në “Euro 2016”.
Rusia ende nuk e ka marrë shijen e fitores në këtë kampionat europian, ku pas dy ndeshjeve të luajtura, ka marrë një barazim dhe një humbje, dhe kualifikimi tashmë mbetet një ëndërr në sirtar.
Ndërkohë në grupin C, surpriza ishte barazimi që Polonia arriti të marrë përballë pretendeve të këtij grupi, Gjermanisë.
Një barazim që i mban të dyja kombëtaret në kuotën e katër pikëve, për ta vendosur kualifikimin në ndeshjet e fundit. Në sfidën tjetër po të këtij grupi, Iralnda e Veriut arriti ti surprizojë të gjithë me fitoren spektakolare që mori përballë Ukrainës, që fitoi me rezultatin e pastër 2-0.
Tre pikët e para për ekipin Irlandez që i mban gjallë shpresat për të kaluar për në fazën e 1/8-tave.
Klasifikimi.
Grupi B
Grupi C
te shikojme grupin A…
cobenet e rumanise kane shpresa per te dale ne 4 ekipet me shume se Albania dhe do derrdhen me cte kene qe ne fillim ata lozin me 3-5-2 dhe nuk e kane ndrruar asnjehere skemense gjithmone kane qene ne barazim ose avantazh po te shikoni me francen mbas golit te dyte bene ndrrim ne mesfushe dhe hoqen mbrojtes…kane dhe nje ngarkese te madhe psikologjike se I duhet patjeter fitorja dhe me shume gola….
per te neutralizuar kete rumani Albania do duhet te loze pressing qe ne minute e pare( dhe rumunet kete do bejne qe ne fillim) pra 5 mesfushore dhe 1 pyke duhen qe te vrapojne me shume se ckane vrapuar ne keto 2 ndeshje…dhe ti mbajne ke harku I mesfushes….fitorja I vjen albanise vetem me topa vertical te gjate….mesfusha albaneze nuk ka organizator eshte me shume mbrijte e lire se mesfushore