Majko: Do jem në aeroport të pres kombëtaren, ky nuk është futboll, quhet histori

16 Qershor 2016, 18:38Sport TEMA

Deputeti i PS-së, ish- kryeministri Pandeli Majko ka folur me superlativa për kombëtaren tonë të futbollit pas ndeshjes kundër Francës. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale Majko shprehet se kjo kombëtare na ka bërë krenarë dhe kjo tifozëri i ka treguar botës së nuk jemi ashtu siç të tjerët kanë menduar. “Franca e futbollit po kthehet për shqiptarët si një rishkrim i përrallës së Andersenit, “Rosaku i shëmtuar”…

Shumëkush priti që publiku europian të na priste ashtu siç ishim mësuar ta shihnim veten me… nënvleftësim. Por, ndodhi krejt ndryshe. Ndeshja “epike” e Xhakave dhe vëllazëria jonë me zviceranët, goli i Mustafës për Gjermaninë e madhe, paraqitja dinjitoze e kombëtares sonë përballë Francës… Dhe në fund, Bukuria e Shqiptarisë që u shpalos nga tifozëria jonë si një mrekulli e pabesueshme për tu parë.

“Rosaku i shëmtuar” hapi krahët përballë publikut europian dhe ai pa veç një …shqiponjë të rritur. Një gazetë franceze i tha të gjitha sa ndodhën me një titull të thjeshtë: “Shqiptarë ejani sa herë të doni!” Kombëtarja jonë e futbollit na dhuroi diçka që ende se kishim gjetur me veten dhe të tjerët. Faleminderit djemve të kombëtares. Faleminderit italo-shqiptarit De Biazi. Mbi të gjitha, faleminderit shqiptarëve që u bënë bashkë në Francë në këtë ngjarje të madhe ku ne fituam duke humbur. Kombëtare të tjera do të vinë për Shqipërinë, por jo si kjo e tanishmja. Ajo na bëri të ndjeheshim kaq europianë dhe njëkohësisht kaq shqiptarë. Pa kufinj!

Ky nuk është vetëm futboll. Kjo quhet HISTORI!

Çfarëdo që të ndodhi, do të jem në aeroport për të pritur djemtë e KOMBETARES dhe nuk do jem i vetmi! Futbolli vjen i dyti në atë që na dhuruan! Ata fituan “Kupën e Respektit” të Europës për shqiptarët dhe kjo është më shumë se futboll!

Faleminderit dhe forca deri në fund!”, shkruan Majko.

9 komente në “Majko: Do jem në aeroport të pres kombëtaren, ky nuk është futboll, quhet histori”

  1. goli says:

    Gjynah ky Majko,
    Mund te ish bere politikan.
    E ka katandisur Rama ne bass boy

  2. Toni says:

    Dhe ju q…i robt e rripeni sa me shujme kete rosak te shemtuar qe sdo ta lini kurre te zbukurohet e te krenohet. Per fjale te rruni k… ju politikanet qe e keni shke…y ket vend per 100 vjet me rradhe !! Kombetarja e beri punen e saj, po politika do vazhdoje te na tregoi ato perrallat e Hans C. Andersenit ??

  3. Denisi says:

    Ne France ne fituam duke humbur… e cudicme por e vertete ! Me mire dinjitetin dhe shqiptarine se ndeshjen ! Faleminderit djemve , heronjve tane . Shume faleminderit tifozeve , qe ishin nderi yne !

  4. enter"" says:

    Boll me largavitje nacionaliste

  5. rako ferra says:

    Faleminderit shume cuna dhe Di Biaxhi per ato momente qe na keni dhuruare ne futboll gjate gjithe rruges nga eleminatoret e deri ne diten e djesheme
    Kete shembullin tuaj duhet ta shikojne karagjozet e politikes shqiptare qe nuk harrijne te bien dakorte per asgje per te miren e vendit

  6. o says:

    se mos keni pun tjeter ju .
    gallat ne Parlament , shaheni ne sall ,pas seances i fusni bashk noj dor raki .
    ene hec bab per qaf krrab

  7. xhemal says:

    edhe une ndihma krenar per kombetaren por Mib te gjitha per shqiperine vendin tone te bukur per njerezit tane te mrekullushem qe sngelen asnje hap larg popuje te civilizuar bile Kane vlera per te mesuar dhe te tjet se vlerat si rrit pasuria por dinjiteti e dashuri per njeriun pavaresisht nga Raca .ngjyra besimi kombesiia ne e kemi treguar kete qe kur u krijua njerezimi rrofte shqiperia

  8. petraq says:

    me vjen shume keq zoti majko edhe ti re pre e ttrainerit de biazi dhe armando dukes.ata duhet te japin doreheqjen.dikur kur skuadra e fotbo;llit te brazikit u kthye nga boterori me humbje brazilianet jo vetem qe nuk i priten por i zune me gure.juve po lavderoni humbjen e doni ti prisni me lule.keshtu nuk behet shqiperia aq me keq per ty.ne qofte se ke shkuar ne europe per te konkuruar si i barabarte nuk ka pse ta quash vehten inferior e te lavderohesh per humbjen.me vjen keq ke rene pre e manipulimit e mos e bej kete gje dhe ne politike.traineri ka shum gabime dhe eshte konformist me korrupsionin.

  9. lelegu says:

    Vetem shqipkaret krenohen me humbjen. Cudi! Vetelavderohen se kane humbur me dinjitet… po ku!?? Skuadrat e tjera debutuese kane shenuar nje gol, kane marre nje barazim… po ne? Festojme humbjet si fitore?

    Kur do dali dikush te beje kritika kunder lojetareve dhe trajnerit? Nuk ka dinjitet ne humbje, zoti Majko e compani! U kualifikuam dhe po vertetojme qe nuk e merituam kualifikimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje