CAS pezullon vendimin e UEFA-s për Skënderbeun

16 Qershor 2016, 18:34Sport TEMA

Skënderbeu ka marrë fitoren e parë në betejën ligjore që ka nisur me UEFA-n në Arbitrazhin Sportiv.

Të mërkurën, CAS ka pezulluar vendimin e marrë nga Komisioni i Apelit në UEFA më datë 1 Qershor, vendim që përjashtonte skuadrën korçare nga shorti i raundit të dytë eleminator për Ligën e Kampionëve.

Vendimi rikthen kampionët e Shqipërisë në kupat e Europës, por nuk është përfundimtar. CAS do të vendosë më 5 ose 6 korrik për të lënë në fuqi vendimin e UEFA-s, zbutur apo anuluar atë.

Si Skënderbeu, ashtu edhe UEFA kanë rënë dakort që procesi gjyqësor në CAS të kryhet me procedurë të përshpejtuar.

UEFA akuzon Skënderbeun për trukim ndeshjesh në arenën ndërkombëtare dhe dyshon se janë trukuar edhe disa takime në kampionatin shqiptar.

1 komente në “CAS pezullon vendimin e UEFA-s për Skënderbeun”

  1. al says:

    Pi nje gote uthull o gazetar paske marre lajm te keq sot!u prene dhe shpresat e partileshit tend per te luajtur ne chl.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje