Eurosport: Shqipëria i përket këtij niveli

16 Qershor 2016, 16:11Sport TEMA

Paraqitja e jashtëzakonshme e kombëtares shqiptare ndaj asaj franceze, pavarësisht humbjes në çastet e fundit, vijon të jetë në vëmendje të medias botërore sportive.

Përkundër qasjeve dyshuese dhe shpërfillëse në nisje të këtij kampionati europian, thuajse njëzëri flitet tani vetëm pozitivisht për përfaqësuesen e Shqipërisë, skuadrën që i ka befasuar të tërë me atë çfarë ka treguar në fushë.

Në këtë linjë është dhe Eurosporti, që në faqen e vet elektronike, në artikullin “7 të vërteta”, kur vjen puna për kuqezinjtë e fillon kështu: “Shqipëria i përket këtij niveli”. Duke i referuar kësisoj nivelit të Europianit.

Dhe me rreshtave shkruhet: “Ngjitja e jashtëzakonshme e Shqipërisë në rangjet e futbollit europian është vetëm reflektim i pozitës ku shteti ballkanik gjendet sot si një vend futbolli. Kundër pritësve, ata ngjanë tërësisht si të ishin në shtëpi; nëse jo në gjendje për t’u matur me Francën kokë për kokë, së paku në gjendje për ta bërë këtë përballje të denjë për këtë turne të madh.”

“Mbrojtësit Ansi Agolli dhe Elseid Hysaj, i fundit në radarin e Arsenalit, ishin dinamikë dhe dilnin përpara tërë mendim, duke mos e harruar faktin se është disiplina mbrojtëse që e ka çuar ekipin kaq larg. Në krahë, Ermir Lenjani dhe Andi Lila luajtën sikur të dilnin në stadiumin ‘Velodrome’ çdo javë, dhe ashpërsia në mesfushë e Ledian Memushajt u përgëzua me aventurizmin e tij në posedim.”

“Shqipëria mund të marrë udhën për në shtëpi pas së dielës, por kjo nuk do të jetë hera e fundit që ne i shohim ata në këtë stad…”

9 komente në “Eurosport: Shqipëria i përket këtij niveli”

  1. sonar288 says:

    Kushdo mund te humbase ndaj Frances a cdo ekip tjeter ne menyren si humbi Shqiperia. Franca ngulmoi me fort, duke pasur parasysh edhe forcen shpirterore qe i jep te qenet ne fushen e saj, dhe megjithate mezor e nxori golin ne minuten e 89. Aty perfundoi loja. Goli i dyte pastaj nuk kishte shume vlere aq me teper qe Shqiperia u perkushtua krejtesisht ne sulm duke kerkuar barazimin. Pati nje moment kur te gjithe lojtaret franceze ishin brenda fushes se tyre. Ky lloj skenari ka ndodhur shpesh edhe me emra te medhenj futbolli, ku nje gol ne minutat e fundit ben qe skuadra qe e peson te hapet ne mbrojtje dhe te haje edhe nje gol tjeter me kundersulm. Natyrisht qe humbja eshte ajo qe mbahet mend por per ne ka shume rendesi edhe imazhi qe percollem tek bota. Edhe njehere, bravo Shqiperia! Fotaq, enter, tfgs e me radhe zagaret e Putanit dhe Janulles — Pogba ka nje mesazh per ju, “up your asses”!

  2. Bravo i qofte cunave respekt na nderuan

  3. nuk ka tym pa zjarr says:

    Degjoja ca kanale angleze dhe spanjolle. U habiten me shqiperine. Ne fillim te ndeshjes se pare benin sarkazma. Po me france u habiten

  4. sit back and relaks says:

    Nuk eshte reflektim i gjendjes se futbollit ne shtetin e vogel ballkanin, por eshte reflektim i gjendjes se futbollisteve shqiptare te lindur e te rritur jashte shqiperise. Sa per gjendjen e futbollit ne shtetin e vogel ballkanik ajo eshte merre me long se mishi mbaroi. Kjo eshte kombetarja e emigranteve, ate te shqiperise nuk e kemi pare akoma. thjesht nuk duhet me fluturu me prasin e propagandes por me qene realist.

    1. Arber..vlore says:

      Ke te drejte vlla, lojtaret tane te rritur jashte e kane rritur nivelin e kombetares deri ne kete stad. Sa per kampionatin vendas, per grupmoshat, me investimet ne futboll… jane te gjitha 0.

    2. Arber..vlore says:

      Ke te drejte vlla, lojtaret tane te rritur jashte e kane rritur nivelin e kombetares deri ne kete stad. Sa per kampionatin vendas, per grupmoshat, me investimet ne futboll… jane te gjitha 0.

  5. Visconti says:

    Kombetarja na nderoi komplet 0 pike -3 gola vazhdojme me pozitive ska problem me keta shahistet

  6. Arion says:

    Prezantimi i ekipit te futbollit te kombetares
    shqiptare eshte reklama me e mire per shqiperine .Nje kombetare
    modeste por me shpirt . Humbem por na respektojne per menyren se si u prezantuam
    Po na bejne te ndihemi mire per faktin se kemi edhe ne nje kombetare te denje per kampionatin evropian
    e me tej .Suksesi i cunave nuk eshte as talenti , as pervoja , as formimi akademik sportiv por eshte shpirti i tyre per ate qe ata besojne se mund te arrijne.Mos harroni se eshte hera e pare qe marrim pjese ne nje kampionat evropian .Urime cunave

  7. edi usa says:

    juve skeni pare kurre futbolll asht e vertet qe luajten fort ne mbrojtje por keto analistet ne espn amerikon thane golat qe honger shqiperia ishin amatore si ka mundesi nderrohet qender mbrojtsi dhe futet nje amatore qe le pa marku grizman qysh rrin 4 mesfushore kot pa marku asnje kush ishte kapiten ne fushe me urdheruu mbrotjen me pare si u mbuluan lojteret francezeeeee kusshhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh kushhhhhhhhhhh kete gjini kush e futi veselin ne ato caste ai duhet te japi dorheqjen kush kishte detyre me marku grizman

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje