Patris Evra: E patë Shqipërinë, ju që thatë se ishte ekip i lehtë

16 Qershor 2016, 09:59Sport TEMA

Lojtari i Francës, Patris Evra ka përgëzuar Shqipërinë për paraqitjen e zhvilluar, por shprehet se e priste një duel shumë të luftuar.

“Shqipëria është një skuadër shumë e fortë. Ka futbollistë që luajnë me zemër për fanellën që mbajnë veshur. Nuk dorëzohen për asnjë moment.

Në fakt, ne e prisnin që do të ishte e vështirë. Kishim luajtur dy miqësore, prej të cilave njërën e humbëm dhe tjetrën dolëm barazim në shtëpi.

Mendoj se edhe në ndeshjen e parë kundër Zvicrës nuk e merituan që të humbisnin.

Shpërdoruan një mundësi të shkëlqyer në fund. Madje, nëse do të kishin barazuar me ne, nuk mendoj se do të ishte e vjedhur.

Takova trajnerin e Shqipërisë dhe e përgëzova. Janë me të vërtetë një ekip për t’u vlerësuar.

Kush thoshte përpara ndeshjes se Shqipëria është një skuadër e lehtë duhet të flasë tani”, – deklaroi Patris Evra për “SuperSport”.

2 komente në “Patris Evra: E patë Shqipërinë, ju që thatë se ishte ekip i lehtë”

  1. te jesh apo ndoshta te kesh says:

    Prandaj u kuotuat 1.20 ???
    Kuotoheni pastaj beni te veshtirin
    Brazil Peru
    If you tell a lie big enough and keep repeating it, people will eventually come to believe it.

    1. te jesh,mos kesh je presh says:

      O ti “specialist”!E para,kuotimet nuk i bejne futbollistet,por kompanite e basteve.Ai flet per ate qe eshte zhvilluar ne fushe.Kupton.E dyta,ku qendron genjeshtra e madhe ketu?Kombetarja zhvilloi nje ndeshje te madhe,pavaresisht nga rezultati ne fund.Dhe kete e thane gjithe agjensite e botes,dhe nuk u kerciste qe te genjejne shqiptaret apo opinionin publik.Perkunderazi.
      Dhe e treta,mos na i thuaj ne anglisht opinionet e tua per te na sugjestionuar qe te na dukesh i rendesishem,se akoma me toc kuklle dukesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje