Mbrojtësi Elseid Hysaj, një nga më të mirët në sfidën me Francën, është shprehur i zhgënjyer me humbjen në minutat e fundit.
“Është një zhgënjim shumë i madh, sepse bëmë një lojë shumë të bukur.
Por, kështu e ka futbolli”, tha Hysaj.
“Ne jemi këtu dhe të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë.
Tifozët na duartrokitën, por ne kemi ardhur këtu që të luajmë dhe të fitojmë, me shpresën se do të kualifikohemi.
Rumania tashmë është beteja jonë e fundit, me shpresën që të fitojmë”, tha mbrojtësi shkodran.
Elseid, bravo pa fund!
Juve ishit te gjithe te mrekullueshem, artiste te papare ne historine e futbollit shqiptar!
Bravo cuna gjithe shqipetaret ndihen krenare per ju !